Në pjesën e dytë të emisionit “Jeto me orën” në RTV Ora kishim të ftuar në lidhje ‘Skype’ astrologun Hysgen Dauti.
Astrologu, teksa shpjegoi një nga një të gjitha shenjat e horoskopit dhe se çfarë i pret ata në këtë vit, Dauti cilësoi tre shenja sipas tij të cilat do të kenë më shumë fat në vitin 2022.
Ato janë: Peshqit, Gaforrja dhe Akrepi.
Ndërsa, pyetjes se cila nga shenjat do përballet më me shumë sfida këtë vit, ai u përgjigj shenja e Virgjëreshës.
“Viti 2022 është viti ku do të njihen vlerat shpirtërore, një vit shumë bujar. Unë them se ky vit do të jetë shumë i rëndësishëm.
Dashi, do të ketë lodhje psikologjike dhe mendore, por do të kenë mundësi sqarimi. Gjë e cila do të sjell një pozitivitet në marrëdhënie, qoftë shoqërore apo sentimentale.
Demi, do nis që në fillim me shumë aktivitete dhe thirrje, qoftë në punë, lidhje, apo grupe shoqërore. Për Demin është një vit shumë i suksesshëm dhe lidhet me shumë qëllime të arrira.
Binjakët, nëse janë në nisjet e para të një pune apo aktiviteti, ky është viti që do të ringrihen shumë. Vështirësitë më të mëdha do të jenë gjykimet, dhe pse do ja dalin.
Gaforrja, është një vit ku nis me konfuzion. Gaforret janë konfort, por do të dalin nga kjo zonë. Mundësit e reja që do t’i dalin apo gjëra të tjera do t’i përjetojnë me pak stres. Gaforrja ka pikë të fortë sigurinë në atë që bën.
Luani, ka një vit ku fokusi do t’i shkoj drejt financave, rritjes së të ardhurave. Do të përzgjedhin në jetën e tyre vetëm njerëz të besueshëm, dhe do jenë shumë të mbyllur nga njerëzit jashtë social. Do ketë një fokus të lartë tek gjërat financiare.
Virgjëresha, ka një vit ku ka dy tematika të rëndësishme, një të keq dhe një të mirë. Në raste kur njerëzit janë në nevojë ata do i suportojnë, por nga ana tjetër do të përballen me tradhti. Për ta kaluar këtë duhet të jenë më vigjilent, të kuptojnë arsyen e gjësë se përse po ndodh.
Peshorja, do filloj të ketë përgjegjësi më të mëdha, qoftë në familje apo në punë. Përgjithësi do të pësojnë rritje, përgjegjësi që vijnë nga puna. Do të ngrihen në detyrë.
Akrepi, ky vit është viti i romancës. Do të nisi me shumë takime dhe njohje.
Shigjetari, është një vit që do të dojë shumë të reflektojë. Pasi në tre vjeçarin e fundit ka qenë shumë hiperaktiv. Është një vit i favorizuar në fejesa, martesa apo njohje të tjera.
Bricjapi, nga qetësia kalon në aksion. Kjo nis që nga ana e kërkesave, telefonatave, etj. Është një vit që do të jenë shumë të kërkuar për të marrë pjesë në aktivitete të shumta, etj.
Ujori, viti që lamë pas ishte i kësaj shenje horoskopi. Ndërsa këtë vit do të favorizohen plotësimi i planeve që janë lënë në vitin e kaluar.
Peshqit, në hapat e parë po përballen me hapat e sukseseve. Çdo hap qoftë edhe në punë do të ketë një zgjidhje”, u shpreh astrologu Dauti.