Dashi
Çdo situatë që jetoni ju është e përkohshme, por ju jeni të shqetësuar, sikur jeni duke pritur një ndryshim krejt të papritur në jetën tuaj. Ose ndoshta jeni ju vetë që e dëshironi diçka të tillë. Kjo vlen sidomos për ata që punojnë prej shumë vitesh në të njëjtin vend. Duhet të keni parasysh se ky nuk është momenti të hidhni hapa të gabuar, të tregoheni më të vendosur. Të tjerët mund t’ju keqkuptojnë, edhe pse keni të drejtë. Dielli dhe Mërkuri në shenjën tuaj do t’ju ndihmojnë, megjithatë kjo nuk do të thotë se do të mungojnë situatat stresuese në punë. Po filloni të ndieni se jeni viktimë e një padrejtësie. Sigurisht që tani nuk e dini se çfarë do të bëni pas stinës së verës, pasi edhe kompania ku punoni është në një gjendje konfuzioni. Kjo gjendje në vendin e punës ndikon shumë edhe në humorin tuaj. Ata që janë në prag provimesh, duhet të përgatiten mirë.
Do të arrijnë rezultate të mira, por jo të shkëlqyera, edhe pse jo për fajin e tyre. Kush nga ju që ka gjetur dashurinë këta muajt e fundit janë duke e përjetuar si argëtim? Historitë e lindura së fundmi nuk janë mjaftueshëm të besueshme për të përfunduar deri në martesë apo bashkëjetesë. Muaji prill duket se do të jetë problematik për çiftet, sidomos konfliktet verbale do të jenë kryefjala e marrëdhënieve. Njësoj si edhe gjatë marsit, edhe në prill fundjavat do të shoqërohen nga shqetësime. Edhe atmosfera në familje do të jetë paksa stresuese, sidomos me familjarët që s’janë dakord me idetë tuaja. Datat 14 dhe 15 do të jenë të tensionuara, po ashtu edhe 28 dhe 29. Gjendja juaj fizike do të jetë disi më e mirë se muajt e fundit, por Marsi në shenjën tuaj do të ndikojë negativisht deri më 16 maj. Nervozizmi duhet mbajtur në kontroll. Sa më shumë t’i afroheni gjysmës së dytë të vitit, aq më mirë do të shkojnë gjërat. Bëni kujdes me problemet e gjunjëve dhe të dhëmbëve.
Demi
Venusi, Marsi dhe Saturni ndikojnë të gjithë pozitivisht në jetën tuaj. Dielli do të hyjë po ashtu në shenjën tuaj më datë 20. Kombinimi i planetëve këtë muaj është shumë i bukur; ndaj dhe do të gjeni zgjidhjen e një problemi që ju ka shqetësuar muajt e fundit. Nuk mund të them se gjithçka do të zgjidhet sa hap e mbyll sytë, sepse Jupiteri është gjithnjë kundër. Megjithatë ky planet më së shumti reflekton probleme që i përkasin së shkuarës. Yjet janë shumë të rëndësishme më datë 16 dhe 26 prill. Një mbledhje e rëndësishme, një projekt i ri që kërkon shumë kurajë ose një telefonatë interesante për ju këtë muaj. Nuk do të jetë muaji i fitimeve të mëdha, por mund të investoni të sigurt për të ardhmen, sepse në fund të vitit do të keni më shumë. Nëse dikush ka tradhtuar besimin tuaj, me këto yje që ju rrethojnë s’do të keni mëshirë. Në fund të fundit, jeni ju që vendosni gjithmonë dhe kjo ka rëndësi. Venusi kalon transit në shenjën tuaj dhe kombinohet me Marsin.
Ky mund të jetë një muaj i bukur për ata që duan të martohen, gjithnjë nëse nuk përsëritin gabimet e së shkuarës. Bëni kujdes nëse keni ndonjë raport që s’i keni dhënë fund plotësisht apo nëse tundoheni ende nga një ish i/e dashur. Pasioni do të jetë i madh te çiftet e konsoliduara. Ju jeni nga ata njerëz që doni ta thoni me çdo kusht atë që mendoni. Nuk do të toleroni më. Nëse jetoni prej kohësh me dikë që s’e dashuroni më, do të përpiqeni ta gjeni dashurinë diku tjetër. Gjatë muajit prill do të vihet në provë besnikëria në çift. Ata që janë në kërkim të një dashurie të re, nuk duhet t’ia mbyllin derën fatit. Yjet na ndihmojnë në jetën tonë, por jemi ne ata që vendosim. Dielli hyn në shenjën tuaj këtë muaj, ja pse energjitë tuaja do të shtohen. Marsi dhe Saturni do të përpiqen të parandalojnë efektin negativ të Jupiterit. Gjendja juaj psikologjike do të jetë më e mirë. Terapitë janë të favorizuara pas datës 20.
Binjakët
Nëse keni lidhur një marrëveshje deri në verë, duhet të përvishni mëngët që ta rinovoni sërish. Sa më parë t’i lidhni këto marrëveshje, aq më mirë, sepse vera do të shoqërohet nga një gjendje statike. Duhet të shfrytëzoni aftësinë tuaj për të marrë vendimet e duhura në momentet e duhura. Studioni terrenin. Jupiteri është kundër shenjës suaj dhe ju e dini se pa ndihmën e tij, jeni krejtësisht të pambrojtur. Ndaj, nëse mendoni se keni nevojë për ndihmë, bëni çmos që tani për të krijuar aleanca të reja. Ata që janë transferuar në kërkim të një pune të re, brenda nëntorit duhet të vendosin nëse do të qëndrojnë aty apo jo. Ata që punojnë për llogari të tyre, janë futur në disa borxhe prej vitesh. Ky do të jetë një muaj interesant për ata që janë në kërkim të një profili të ri profesional apo të një pune me kohë të pjesshme. Lajmi i mirë është se Venusi nis një kalim transit në shenjën tuaj gjatë muajit prill duke nisur nga data 24. Jeta në familje dhe marrëdhëniet brenda saj do të jenë më pak të tensionuara.
Vitin e kaluar keni humbur shumë për shkak të Saturnit, por nuk duhet të rifitoni gjithçka me çdo kusht. Të paktën jo tani për tani. Nëse dikush është larguar prej jush, mos u përpiqni ta afroni sërish. Nëse bashkëjetoni me dikë prej më shumë se tre vjetësh, ta dini se është i duhuri, sepse nuk është e lehtë të kapërcesh prova të tilla si ato me të cilat jeni përballur. Këtë muaj, rëndësi për ju do të ketë jeta në familje dhe përgjegjësitë brenda saj. Yjet do të favorizojnë edhe çiftet që duan të martohen në maj, sepse ky i fundit është një muaj i rëndësishëm për ndjenjat. Pas datës 23 do të shtohen rastet për të gjetur një dashuri të re apo për të përjetuar aventura të veçanta.
Prilli do të shënojë një fazë rikuperimi të formës fizike, pavarësisht nga lodhja e madhe gjatë dy javëve të fundit. Yjet në datën 25 dhe 30 janë shumë interesantë. Nëse disa probleme shëndetësore vazhdojnë t’ju shqetësojnë, kjo do të thotë se jeni shumë të stresuar dhe nervozë, edhe pse është mjeku ai që e thotë fjalën e fundit. Bëni gjëra të bukura për të luftuar stresin. Mos nënvlerësoni angazhimet e reja.
Gaforrja
Më në fund po arsyetoni. Në jetën tuaj po ndodh diçka e mirë dhe keni vendosur të mos hapni polemika për gjithçka. Yjet gjatë muajit mars jua kanë vështirësuar disi punët, ndaj mund të ndiheni të rraskapitur pasi pranvera për ju ka nisur në mënyrë kaotike, ja pse duhet të vini rregull në jetën tuaj. Venusi dhe Jupiteri ndikojnë pozitivisht këtë muaj. Ata që kanë lënë pas dore një kompani për të hapur një të re, nuk janë shumë të kënaqur. Mund të nxitoni dhe të gaboni në përpjekje për t’i zgjidhur gjërat shpejt e shpejt. Përpiquni që ta çoni gjithmonë rrogën tuaj në shtëpi. Në pranverë do të ndryshojnë shumë gjëra për shkak të nevojave që keni. Zgjidhjet më të mira do t’i gjeni pas datës 20. Përmirësimi i gjendjes në punë do t’ju ndihmojë të mbani në kontroll edhe nervat. Bëni kujdes me çështjet që kanë karakter ligjor, sidomos nëse kanë lidhje me taksat. Çiftet që i kanë mbijetuar muajit mars, tani po shkojnë më mirë.
Sigurisht që jo të gjithë kanë debatuar me njëri-tjetrin, por jeni përballur me situata të vështira familjare që kanë pasur lidhje me shpenzimet . Krizat për çështjet praktike apo ekonomike janë të shumta, ndaj duhet të ndryshoni strategjitë tuaja. Ankthi juaj rritet edhe më shumë nëse partneri/ja juaj nuk ju mbështet në aspektin financiar. Shtrëngojeni pak më shumë dorën. Edhe pse qielli i prillit është i bukur, nuk mund të shërojë plagët e atyre që sapo janë ndarë. Merreni më shumë me çështje praktike, ja pse dashuria kalon në plan të dytë për ju. Shumë nga ju kanë edhe lidhje jashtëmartesore. Kërkoni pak më shumë qartësi në jetën tuaj. Krahasuar me marsin, gjendja juaj fizike do të jetë shumë më e mirë këtë muaj. Luhatjet e humorit dhe stresi do të jenë më të pakta këtë muaj. Në datën 15 do të keni një dëshirë të pashpjegueshme për të ndenjur për të bërë çfarë dëshironi. Të lindurit në shenjën e Gaforres ua nxjerrin inatin të gjithëve kur nuk janë të kënaqur me jetën që bëjnë. Në fund të muajit një rikuperim i lehtë.
Luani
Nuk mund të flas për rezultate konkrete, sepse do t’i shohim gjatë gjysmës së dytë të vitit, por shpresat që të merrni një lajm të mirë në aspektin profesional janë shumë të mëdha. Duke marrë parasysh se viti 2018 nisi me shumë ankth dhe me pak rezultate, tani gjërat shkojnë shumë më mirë. Nëse doni të diskutoni një marrëveshje të rëndësishme, ju ftoj ta bëni në datën 5, 6 ose në mëngjesin e datës 16. Yjet ju falin aftësinë për të bindur bashkëpunëtorët dhe kolegët tuaj. Edhe pse shpenzimet këtë muaj do të jenë të mëdha, në fund të muajit keni edhe mundësi që të kurseni. Disa persona të tretë kanë përfituar nga besimi juaj. Problemet me kreditë do të mbeten gjithmonë të tilla për ju. Historitë e dashurisë që kanë lindur gjatë muajit mars mund të jenë aventura të bukura. Shumë nga ju janë në kërkim të një raporti fizik. Yjet e prillit i kushtojnë po ashtu rëndësi situatës në familje, e cila shoqërohet nga nervozizmi për shkak të disa ngjarjeve të papritura apo nga shpenzimet e pakontrolluara.
Një familjar juaji kërkon që të përfshihet më shumë në jetën tuaj. Nëse ky person është një ish i dashur, edhe mund të mërzitesh. Mos u përgjigjni në mënyrë agresive, përndryshe do të jeni ju që do ta pësoni. Bëni kujdes rreth datës 10. Ka shumë kaos në jetën tuaj, por kjo s’do të thotë se keni dashuri. Çiftet që do të kalojnë këtë periudhë të vështirë, do të shpërblehen pas verës. Disa nga ju po mendojnë të ligjërojnë lidhjet e tyre, por për martesën duhen shumë para. E ardhmja është një barrë e madhe për ju. Ja pse disa do ta vonojnë zyrtarizimin e marrëdhënieve. Duhet të tregoheni të duruar. Ky do të jetë një muaj i qetë për sa i përket gjendjes shëndetësore. Disa probleme të vogla me alergjitë që do të zgjidhen me kura natyrore. Data 17 do të jetë e tensionuar. Do të shiheni në pasqyrë dhe do të kuptoni se ndiheni shumë të lodhur.
Virgjëresha
Yjet këtë muaj do të jenë në favorin tuaj, plot me propozime të vlefshme, sidomos për ata që kanë punuar shumë muajin e kaluar. Energjitë e kësaj periudhe do të jenë të jashtëzakonshme. Një rizgjim në aspektin profesional. Për ata që kanë marrë një refuzim, gjërat do të ndryshojnë krejt papritur me anë të një telefonate. Ata që janë në prag pensioni janë duke vënë në vijë gjithçka në jetën e tyre. Nëse jeni të rinj, yjet ju ndihmojnë në intervistat e punës, në takimet apo edhe në iniciativat e reja që do të ndërmerrni. Këtë muaj do të tregoni aftësitë tuaja. Dhuntia juaj për të komunikuar apo idetë e reja do të jenë shumë joshëse. Rezultate të rëndësishme do të arrini në datat 4, 16, 17, 25 dhe 26, kur Marsi dhe Saturni kombinohen në mënyrë të shkëlqyer.
Zemra ju rreh fort… sidomos gjatë prillit, që do të jetë magjik për ju. Ata që kanë pasur probleme kohët e fundit, tanimë i kanë thënë partnerit/es gjithçka që mendonin dhe kanë gjetur dikë që do t’i zëvendësojë. Ka dhe nga ata që rrinë me sytë nga qielli dhe presin që dashuria t’u trokasë në derë. Këta të fundit nuk duhet t’i dramatizojnë shumë problemet e së shkuarës. Data 13 do të jetë e rëndësishme në fushën e ndjenjave, sepse do të sjellë takime interesante, qoftë edhe me një “ish” shumë të dashur për ju. Nëse keni një marrëdhënie që e vazhdoni vetëm për hir të rutinës apo të fëmijëve, do të tundoheni për t’u lidhur me dikë tjetër, sepse pasioni do të jetë shumë i madh. Parashikohen emocione të mëdha. Yjet këtë muaj do të favorizojnë edhe kurat e ndryshme. Do të ndiheni plot energji që në ditët e para të prillit, përpiquni vetëm të mos pini duhan dhe të ndiqni një dietë të lehtë ushqimore. Krahasuar me muajin e kaluar, prilli do të jetë më pak melankolik dhe më pak stresues. Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës duhet të kujdesen më shumë për shëndetin mendor. Përpiquni të mos trembeni nga e ardhmja.
Peshorja
Meqë po i afrohemi gjysmës së dytë të vitit, yjet do të tregohen më mirëkuptues për të lindurit në shenjën e Peshores. Tre muajt e parë të vitit kanë qenë një luftë e madhe për ju. Edhe pse ndiheni ende të zemëruar, do të filloni të shikoni disa rezultate të mira. Do të përballeni me disa probleme ekonomike apo me shpenzime të paparashikuara. Ata që kanë ndër mend të shpërngulen diku tjetër, janë shumë të shqetësuar. Duhet të keni parasysh se jo të gjitha ngjarjet duhet të shoqërohen nga ankthi. Si gjithmonë, fundjavat janë më të vështirat për ju. Nëse punoni të shtunave dhe të dielave, bëni kujdes në marrëdhëniet tuaja me klientët dhe mos mendoni për gjërat që nuk shkojnë. Nëse jeni në kërkim të një pune të re, do ta gjeni, por vetëm me kohë të pjesshme. Nuk do të arrini dot rezultatet e dëshiruara. Problemet financiare në shtëpi vazhdojnë të jenë të mëdha. Bëni kujdes të dielën e datës 15, pasi gjithë këtë nervozizëm mund t’ua përcillni dhe të tjerëve.
Marrëdhëniet sentimentale nuk ju kënaqin plotësisht. Kryefjala e debateve në çift është sjellja ndaj njëri-tjetrit. Një orar i ri në punë apo një ngritje në detyrë mund të jenë shndërruar në çështje polemikash. Nuk do ta keni të lehtë të ruani qetësinë, sepse Marsi, Dielli dhe Mërkuri janë në çekuilibër. Duhet të bëni shumë kujdes, sidomos nëse ndikoheni nga persona të tretë. Shmangni konfliktet për arsye banale. Në një klimë kaq të tensionuar, disa mund të mendojnë edhe ndarjen. Gjithçka mund të zgjidhet thjesht me një buzëqeshje. Tradhtia është shumë tunduese për disa. Kjo nuk është një zgjidhje e mirë, përkundrazi… Probleme me shëndetin mendor apo edhe me stomakun. Nuk ju këshillojmë të sforcoheni shumë, sidomos të dielave. Kujdes në datën 15. Meqë jeni shumë të kujdesshëm për aspektin estetik, bëni kujdes, sepse ky i fundit ndikon shumë në humorin tuaj në mëngjes. Nëse nuk ju pëlqen vetja, e gjithë dita do të shkojë keq.
Akrepi
Yjet këtë muaj do të jenë shumë frytdhënës, sidomos në aspektin profesional. Për pasojë, edhe ju do të ndiheni më mirë. Disa nga ju kanë kërkuar të transferohen diku tjetër, një ngritje në detyrë apo një ndryshim për të vënë veten në provë. Për ju është e rëndësishme të punoni me njerëz të rinj. Nëse nuk ndryshoni dot ju, atëherë duhet të ndryshojë bota për ju. Nëse punoni prej kohësh në një vend, tani jeni në kërkim të një stimuli të ri. Marsi, Saturni, Neptuni dhe Jupiteri janë në favorin tuaj. Edhe ata që kanë një aktivitet privat dhe gjenden përballë një problemi, do të gjejnë një zgjidhje duke hequr një barrë nga supet. Marrëveshje me leverdi, sidomos për aktivitetet e reja që do të hapen tani në pranverë. Të lindurit në shenjën e Akrepit kanë gjithmonë idenë që të nisin një aktivitet me siguri të plotë, që të mos përballen me asnjë problem në të ardhmen apo me shefa që t’u kërkojnë llogari.
Yjet e muajit prill do të jenë të qetë në fushën e ndjenjave. Duket qartë që këtë muaj për ju ka përparësi diçka tjetër, jo dashuria. Nëse diçka nuk shkon në marrëdhënien tuaj, përpiquni të vendosni një dialog konstruktiv apo bëni realitet ide të reja që jeta në çift të mos jetë monotone. Datat 16 dhe 17 do të shoqërohen nga polemika, por dihet që ju këto zënka i konsideroni si “kripa dhe sheqeri” në një marrëdhënie. Nëse nuk do të ishte kështu, nuk do t’i kritikonit kaq shpesh të dashurit tuaj. Ju ngjisin më shumë personat që janë problematikë, ja pse bini në dashuri pikërisht me ata që ju ngrenë nervat. Në momentin që ju mërzitet, e largoni, por më pas ndiheni bosh, duke mos ditur se kujt t’ia shkarkoni gjithë tensionin tuaj. Nëse keni një raport të konsoliduar me partnerin/en, qëndroni larg polemikave vetëm e vetëm për ta vënë në provë. Datat 22 dhe 25 do të jenë më delikatet. Gjatë kësaj periudhe duhet të kujdeseni më shumë për lëkurën tuaj. Disa probleme duhen trajtuar me kujdes, përndryshe do të vuani nga shqetësime psikopatike. Shmangni tensionet në datat 21 dhe 30.
Shigjetari
Kalimi transit i Mërkurit në shenjën tuaj është i shkëlqyer. Ky planet do të qëndrojë gjatë gjithë muajit në shenjën tuaj. Ndikimi i tij do të ndihet më shumë pas datës 15. Do të shërbejë si një element force në të gjitha marrëveshjet që do të kryeni. Jeni detyruar të tregoni se sa vleni që në fillim të vitit 2018. Sigurisht që dikush është përpjekur t’ju pengojë apo t’ju kalojë në plan të dytë, por tani do ta largoni nga vetja pikërisht siç hiqni një guriçkë që ju ka mbetur në këpucë. Datat 4, 5, 14 dhe 23 do të jenë shumë të favorshme dhe do të arrini rezultate frytdhënëse. Gjatë këtij muaji do të zgjidhni edhe një problem që ka lidhje me pronat. Një propozim që e prisnit pas disa muajsh, mund të vijë menjëherë. Yjet janë interesantë për ata që punojnë jashtë apo për ata që duan të provojnë diçka që s’e kanë eksperimentuar më parë. Paratë nuk do të mungojnë. Yjet do t’ju ndihmojnë edhe këtë muaj në fushën e ndjenjave, por pasioni do të jetë disi më i zbehtë se në mars. Historitë e lindura gjatë marsit do të vazhdojnë, edhe pse ju po tregoheni paksa të ftohtë, sepse po merreni me shumë gjëra njëherazi.
Puna dhe çështjet praktike janë përparësia juaj. Qetësohuni, gjeni pak kohë për të dashuruar, sidomos nëse partneri/ja ankohet për mungesën tuaj të vëmendjes. Fundjava e datës 14 dhe 15 do të jetë e favorizuar për të forcuar marrëdhënien tuaj. Pas datës 24, polemikat në çift do të shtohen, qoftë këto të shkaktuara nga arsye banale. Çiftet në krizë duhet të bëjnë shumë kujdes, sidomos më datë 24. Problemet s’do të jenë të pakapërcyeshme, e megjithatë këto sprova i bëjnë mirë jetës në çift. Kujdes me tradhtitë apo me xhelozitë, sepse mund të hapni probleme më të mëdha. Fillimi i muajit do të jetë i duhuri për të gjetur energjitë që ju kanë munguar apo dëshirën për të ecur përpara. Lodhja do të shtohet pas datës 24. Në fund të muajit do të ndiheni disi të ndrydhur dhe ky është problem i madh për të lindurit e kësaj shenje, sepse Shigjetarët duan gjithmonë të ndihen të lirë dhe të bëjnë atë që besojnë.
Bricjapi
Pas muajit mars, i cili është karakterizuar nga nervozizmi dhe lodhja, prilli do të jetë plot energji dhe jeta juaj do të ndryshojë. Pas disa javësh, Saturni dhe Marsi do të formojnë një aleancë të shkëlqyer, e cila do të sjellë të reja të mëdha në jetën tuaj dhe jo vetëm në aspektin profesional. Nëse jeni të rinj dhe jeni duke luftuar kundër të gjithëve me idetë tuaja, ka ardhur momenti që të tregoheni më këmbëngulës. Do të merrni një përgjigje pozitive pas datës 20. Ky është një horoskop i rëndësishëm për ata që po shtyjnë një çështje me rëndësi prej kohësh apo që kanë qenë përballë një dileme të madhe. Ambiciet tuaja janë të mëdha. Do të arrini një ngritje në detyrë brenda pak muajsh. Kush nga ju ka një aktivitet privat, do ta ketë më të lehtë të bëjë përpara. Do të jetë një periudhë krijuese për ata që merren me pikturë apo me muzikë. Projektet e reja janë të favorizuara gjatë gjithë muajit, por më premtueset do të jenë dhjetë ditët e fundit të muajit.
Projekte të mëdha për ata që janë dashuruar së fundmi. Vetëm ata që kanë kohë që janë lidhur dhe që kanë frikë nga dashuria nuk do t’i shijojnë këto yje të bukura. Urojmë që ky të mos jetë rasti juaj! Shumë nga ju mezi presin të bëhen me fëmijë dhe këtë gjë do t’ia kërkojnë partnerit/es. Lidhjet e krijuara këta tre muajt e fundit mund të bëhen të rëndësishme. Mund të takoni personin e duhur në mënyrë krejt të rastësishme. Do të njihni shumë njerëz të rinj. Ata që janë në kërkim të një shtëpie të re, do të gjejnë shumë shpejt të duhurën. Edhe aventurat kalimtare do të jenë shumë të bukura. Ky është një muaj i mbushur me energji dhe forca. Kurat e nisura tre muajt e fundit do të japin rezultatet e para. Si gjithmonë, problemi i zakonshëm për të lindurit e Bricjapit është cervikalja. Për shkak të punëve të shumta, nuk i keni kushtuar rëndësi aktivitetit fizik. Probleme me gjymtyrët për shkak të mungesës së lëvizjes. Shfrytëzoni periudhën e pranverës për t’u tonifikuar.
Ujori
Do të projektoni diçka të re, do të mendoni për ndryshime, por gjithmonë duke pasur parasysh gjysmën e dytë të vitit. Për të lindurit në shenjën e Ujorit, ky muaj do të shënojë një revolucion të madh. Kush nga ju ka disa kursime mënjanë, mund të hapë një aktivitet privat. Edhe artizanët janë shumë të favorizuar. Bëni kujdes, sepse Jupiteri po përpiqet t’ju thotë të tregoheni më dorështrënguar me shpenzimet dhe të mos jepni hua. Bëjini mirë llogaritë para se të bëni ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Mërkuri vazhdon të kalojë transit në shenjën tuaj dhe do të ndikojë te ju deri në mes të majit. Ata që duan të ndryshojnë kolegët, mund të bëjnë zgjedhjet e tyre në datat 19, 23 dhe 24. Do të përballeni me një bllokim nëse keni probleme burokratike. Pas verës, gjërat do të shkojnë më mirë. Fusha e ndjenjave gjatë prillit do të jetë në një gjendje statike. Ju këshilloj të ndiqni gjithmonë instinktin tuaj.
Nëse jeni të martuar apo të lidhur prej kohësh, do të shpërqendroheni nga dikush tjetër, por është e kotë t’ju këshilloj se dashuria është më e rëndësishme. Do ta keni të vështirë të bini dakord për një marrëveshje nëse po bashkëpunoni me partnerin apo me një pjesëtar të familjes suaj. Një nga ditët më të vështira do të jetë ajo e datës 2 dhe të gjitha të hënat e muajit prill. Lidhjet e krijuara këtë muaj nuk do t’ju çojnë askund. Edhe aventurat nuk janë të favorizuara. Marrëdhëniet tuaja këtë muaj do të shoqërohen nga debate për paratë, trashëgimitë, pronat. Edhe me familjarët do të diskutoni vetëm për çështje ekonomike. Bëni kujdes në datën 17, pasi tensionet do të rriten.
Fizikisht ndiheni mirë, vetëm se ndiheni të lodhur mendërisht nga zënkat në familje apo kur dikush ju përfshin në debate edhe kur ju nuk doni. Bëni kujdes në raportet tuaja me dikë më të madh në moshë që i përket shenjës së Bricjapit apo Akrepit. Pika juaj e dobët është stomaku. Të dielave rrethoheni nga njerëz që ju nervozojnë shumë. Përpiquni t’i shmangni ose të mendoni për diçka tjetër. Bëjini bisht realitetit. Nëse e dëshironi, mund t’ia dilni.
Peshqit
Për të lindurit në shenjën e Peshqve vazhdon vala e energjisë dhe entuziazmit. Shumë nga ju kanë ndaluar në vend këtë muaj, por për një arsye të fortë. Kanë punuar aq shumë në të shkuarën sa kanë lënë pas dore familjen. Kjo është arsyeja e vetme që disa nga ju s’do të marrin frytet e duhura në aspektin profesional, pasi dëshira për intimitet me partnerin është më e madhe. Propozime të reja për ju falë pozitivitetit që sjell muaji prill. Gjatë kësaj periudhe do të ndieni se idetë tuaja do të realizohen më kollaj. Ndiheni më të gjallë, ja pse do të ndërmerrni iniciativa të reja. Nëse jeni në kërkim të një pune, do të merrni shumë shpejt një telefonatë pozitive. Shfrytëzoni këtë periudhë të favorshme, mos prisni që të mirat t’ju bien nga qielli. Duhet të veproni. Shumë nga ju ëndërrojnë një shtëpi në det, por bëni kujdes përpara se ta blini ,se mos keni pagesa të pashlyera.
Takimet e reja janë të favorizuara rreth datës 17. Nëse nuk jeni duke përjetuar një dashuri të madhe, kjo do të thotë se keni qëndruar shumë të mbyllur në të shkuarën. Çlirojeni mendjen dhe mos mendoni gjithmonë më të keqen. Dashuria e vërtetë është ajo që të shqetëson më shumë. Pikërisht kështu e shikoni ju dashurinë. Rrezikoni të dashuroheni me persona që janë shumë të ndryshëm nga ju, ja pse shpesh ndiheni të lodhur nga marrëdhëniet tuaja. Venusi mbron dashurinë. Ky është një muaj i rëndësishëm për të harruar të kaluarën. Mos iu ktheni pas problemeve të vjetra, sidomos pas datës 24, kur do të nisë edhe një fazë shumë e tensionuar. Kujdesuni më shumë për problemet me karakter ligjor apo për trashëgimitë. Diskutoni me qetësi dhe të gjitha vendimet merrini pas datës 20 maj. Yjet ju favorizojnë shumë për të kaluar problemet e së shkuarës. Kujdesuni më shumë për veten, sidomos nëse vuani nga dhimbjet e shpeshta të kokës apo të gjymtyrëve. Këmbët janë pika juaj e dobët. Në datat 4, 5, 18 dhe 19 tregohuni më vigjilentë. Mos u mendoni dy herë për të nisur një kurë apo një terapi. Deri në tetor duhet të jeni në formë të mirë fizike për të shmangur çdo vështirësi në të ardhmen.