DASHI21. mars – 20. prill
Nëse nuk doni te keni probleme gjate këtij muaji, nuk duhet kurrsesi te tregoheni te pamatur dhe te nxituar. Ata qe janë ne një lidhje mire është te shtojnë dozat e fantazisë dhe te imagjinatës ne mënyrë qe te ruajnë gjithë kohës harmoninë. Nëse lejoni qe rutina te behet pjese e jetës suaj shume shpejt do vijnë edhe problemet. Beqaret do jene shume me pozitive se një muaj me pare dhe nuk do i refuzojnë ftesat qe do iu bëhen. Atëherë kur ata nuk do e presin mund te ndodhin edhe gjerat me te bukura. Pas datës 15 gjithçka ka për te qene me ndryshe. Shëndetin do arrini ta mbani gjithë kohës nen kujdes dhe nuk keni për te pasur as shqetësimin me te vogël ne këtë sektor. Ne planin financiar do jeni luftarake dhe do bëni te pamundurën qe ta përmirësoni buxhetin. Ne pune do arrini majat edhe fale ndihmës se kolegeve.
DEMI21. prill – 21. maj
Ky ka për te qene një muaj mjaft pozitiv për ju. Do i arrini qe te gjitha qëllimet qe do i vini vetes dhe do ndiheni mjaft te qete. Për çiftet mund te ketë fillimisht disa dite te tensionuara, por gjenda do përmirësohet me shpejt nga sa ata mund ta kishin menduar. Partneri do hedhe pas krahëve çdo gjë do iu beje te ndiheni për mrekulli. Për beqaret, ky nuk do jete një muaj shume i favorshëm për takime, kështu qe ju duhet ende te bëjnë durim. Për te mos u mërzitur me mire le ta shfrytëzojnë kohen duke e kaluar me miqtë. Shëndeti ka për te qene shume here me i mire nga me pare dhe do jeni ne forme te shkëlqyer. Nuk do keni me as dhimbje kockash apo muskujsh. Financat do përkeqësohen tej mase nëse vazhdoni te shpenzoni si me pare. Vërini vetes fre sa me pare. Ne pune do i arrini me shpejt objektivat nëse punoni ne grup.
BINJAKET22. maj – 21. qershor
Ky muaj do jete i begate për te gjithë ju. Do i kaloni pa shume mundim sfidat dhe vështirësitë qe do ju dalin. Ata qe janë ne një lidhje do i rregullojnë qe javën e pare problemet qe ju kishin dale dhe do ndihen me te qete. Duke reflektuar gjithmonë me shume kujdes para se te hidhni hapa do e mbajnë gjithë kohës klimën te qete. Beqaret do i kenë te gjitha mundësitë për te realizuar takimet e ëndërruara. Për disa edhe një flirt kalimtar mund te shndërrohet ne diçka me tepër. Shëndeti ne disa momente mund te jete delikat. Do keni shqetësime nga koka, nga shpina ose edhe nga stomaku. Shpenzimet duhet t’i kryeni gjithmonë me llogari dhe nuk duhet kurrsesi te nxitoheni. Vetëm kështu do shmangni tronditjet. Ne pune here pas here do ndiheni si te bllokuar dhe nuk do dini çfarë te bëni. Gjerat nuk do ju ecin si kishit menduar.
GAFORRJA22. qershor – 22. korrik
Këtë muaj do jeni me te përgjegjshëm dhe nuk do bëni asgjë te pamenduar mire. Do merren edhe vendime te rëndësishme qe do ua ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Ata qe janë ne një lidhje do bëjnë te pamundurën qe te qëndrojnë sa me pranë atij qe dashurojnë dhe do shmangin çdo lloj mosmarrëveshjeje. Nuk pritet te ndodhe asnjë problem. Beqaret do e kenë shume te vështirë ta joshin dhe ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë, prandaj deri javën e dyte çdo përpjekje do ike me kot. Shëndeti nuk ka për te qene shume i mire. Stresi dhe lodhja do shkaktojnë here pas here probleme shëndetësore. Nuk do jeni aspak ne gjendjen qe keni ëndërruar. Financat do jene te qëndrueshme edhe pse jo ne gjendjen qe keni ëndërruar deri me sot. Ne pune do ju ndihmojnë disa kolege dhe do arrini majat. Mund te merrni edhe një propozim te jashtëzakonshëm nga shefat.
LUANI23. korrik – 22. gusht
Gjate këtij muaji do kaloni me shume kohe me familjaret tuaj dhe kjo do ju beje te ndiheni mire. Ata kane vërtet nevoje te madhe qe t’iu gjendeni pranë here pas here. Për çiftet ka për te qene një muaj shume me romantik dhe pasionant. Do ndiheni ne çdo moment mire dhe madje do ndiheni gati për te hedhur hapa me tej. Beqaret do realizojnë disa takime gjate kësaj periudhe, por asnjeri nuk do përputhet me ato qe ata kane ëndërruar. Nëse nuk do ndihen te sigurte, me mire te mos hedhin hapa. Shëndeti do jete here i mire e here delikat. Mund te keni ndonjë shqetësim nga bajamet ose nga koka, te cilat me pak me tepër përkujdes dhe me mjekime popullore do qetësohen. Ne planin financiar do ndërmerrni iniciativa për t’i rregulluar problemet. Gjendja do filloje te stabilizohet pas javës se dyte. Ne pune do jeni te kujdesshëm dhe pak nga pak do arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë.
VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator
Ky nuk do jete as muaj shume pozitiv dhe as shume negativ. Për shume gjera do bini ne kompromis me ata qe ju rrethojnë dhe nuk do keni mosmarrëveshje. Jeta ne çift do jete disi e ndërlikuar gjate javës se pare dhe ne disa momente mund te ndiheni edhe keq. Mundohuni sa me shume te kaloni kohe me atë qe keni ne krah dhe te mos e lini asnjë moment pas dore. Beqaret nuk duhet te nxitohen sepse mund te hedhin hapa te gabuara te cilat do ju dëmtojnë te ardhmen. Për shëndet me te mire duhet ta dëgjoni pak me tepër trupin tuaj dhe nuk duhet ta teproni kurrsesi me lodhjen. Financat do jene me interesante javët e para, ndërkohë qe pas datës 20 gjendja do vije duke u përkeqësuar. Merrni masa sa me pare. Ne pune do iu jepen mundësi te shkëlqyera për te arritur majat ne gjithçka. Priten vetëm gjera pozitive.
PESHORJA24. shtator – 23. tetor
Klima yjore do jete disi e tendosur ketë muaj dhe here pas here mund te lindin edhe mosmarrëveshje me ata qe ju rrethojnë. Nëse jeni ne një lidhje do e vlerësoni edhe me tepër partnerin tuaj dhe do ja shprehni ndjenjat pafund. Mes ju te dyve çdo gjë ka për te ecur për mrekulli. Dy javët e fundit do jene me te jashtëzakonshme. Beqaret do kenë një periudhe disi te ndërlikuar sidomos javën e pare, kur do marrin refuzime nga ata qe do joshin. Pas datës 20 mund t’iu jepet mundësia për ndonjë aventurë kalimtare, por interesante. Gjendja shëndetësore do mbetet goxha e mire. Nuk do ndieni me as dhimbjet e shpinës dhe nuk do keni as problemet me kolitin. Financat do i mbani gjithë kohës nen kontroll dhe nuk do ju dalin vështirësi. Ne pune çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur gjithmonë. Ne bashkëpunim edhe me koleget do arrini majat.
AKREPI24. tetor – 22. nëntor
Këtë muaj do bëni te pamundurën qe te shmangni gjate gjithë kohës konfliktet dhe debatet. qetësia për ju do jete si ajri dhe vetëm ajo do ju beje te ndiheni mire. Nëse jeni ne një lidhje, javët e para do merreni me riorganizimin e gjendjes ne te cilën ndodheni dhe do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e vogla. Pas datës 16, dielli do shkëlqejë gjithë kohës dhe do e ngrohe atmosferën. Për beqaret mundësitë për takime do jene te pafundme dhe do jete i sigurte ndryshimi i statusit. Do lumturoheni mjaft kur te arrini ta bëni për vete atë qe pëlqeni. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përkundrazi do jeni ne forme te shkëlqyer fizike dhe morale. Buxhetin do dini si ta menaxhoni dhe do ju arrijnë paratë edhe për shpenzime edhe për te blere gjerat e nevojshme. Jeta profesionale do ketë edhe periudha te turbullta here pas here. Do keni dyshime për hapat qe duhet te hidhni, por ne fund do ja dilni.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor
Muaj i paqëndrueshëm do jete ky për te gjithë. Çdo dite do ketë çastet e bukura dhe çastet e tensionuara. Mundohuni qe ne çdo çast te ruani ekuilibrin dhe nga ana tjetër te bëni kujdes nga disa persona. Ata qe janë ne një lidhje do kenë një periudhe disi konfuze kur nuk do dine çfarë te bëjnë. Duhet gjithmonë te tregoheni te kujdesshëm me partnerin dhe nuk duhet ta lini shume pas dore atë. Për çdo problem, flisni sa me hapur me te. Beqaret duhet te bëjnë te pamundurën për ta ndryshuar rutinën dhe për te filluar një lidhje mund te bëjnë edhe sakrifica ekstreme. Shëndeti do ju shkaktoje shqetësim te madh. Mund te keni probleme me ndonjë organ te veçante dhe mund t’iu duhet edhe te shtroheni ne spital. Financat do përmirësohen pas javës se pare fale një investimi qe do bëni. Ne pune do jeni gjithmonë te logjikshëm dhe nuk do gaboni asnjë moment.
BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar
Optimizmi, karizma dhe buzëqeshja do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj këtë muaj. Do gjeni kohen e nevojshme për te kaluar me te afërmit, me miqtë dhe me personat e zemrës. Nëse keni një lidhje, mos ju besoni aspak atyre qe ju rrethojnë sepse do ju shkaktojnë vetëm vuajtje dhe mund te nxisin tensionin me partnerin. Beqaret me ne fund do bien ne krahët e një personi sharmant, i cili do ua beje çdo moment edhe me te bukur. Shëndeti here pas here mund te ketë shqetësime. Mund te keni dhimbje gjunjësh, dhembesh apo edhe kockash. Këshillohuni me specialistet dhe merrni kurat e duhura. Financat mund te jene gjithashtu problematike. Nuk do ju dalin paratë as për te blere gjerat me te domosdoshme. Ne pune do merreni vesh me koleget tuaj dhe kjo do ju ofroje qetësi ne projektin e nisur. Ne javën e trete mund te nënshkruani edhe një kontrate te majme.
UJORI21. janar – 19. shkurt
Ky muaj ka për te qene shume me i mire për te gjithë. Gjithçka do sqarohet edhe me te afërmit dhe do ndiheni me te qete. Nëse jeni ne një lidhje, do i jepni vendin qe meriton partnerit dhe do e mbani me pranë vetes atë. Beqaret do jene te palogjikshëm dhe ka rrezik te hedhin hapa te gabuara. Ne vend qe jeta te behet me e bukur ka për te qene me e trishte. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, megjithatë nuk do jete aq shume i qete. Mundohuni qe për çdo lloj shqetësimi te këshilloheni me mjeket dhe te merrni kurat e duhura. Financat do mbeten ende delikate nëse nuk merrni masa strikte. Borxhe nuk duhet te jepni për asnjë lloj arsyeje. Ne pune do filloni projekte afatgjata dhe fale disa strategjive qe do përdorni keni për te arritur me shpejt atje ku keni dashur.
PESHQIT20. shkurt – 20. mars
Gjate këtij muaji do jeni përgjithësisht te qete dhe te kuptueshëm. Te gjithë do i marrin parasysh kritikat qe do bëni dhe do i zbatojnë këshillat tuaja. Jeta ne çift ka për te qene shume e begate. Do kuptoheni edhe me shikime me partnerin dhe ne çdo moment do mundoheni t’ia plotësoni dëshirat njeri-tjetrit. Beqaret do joshin, do flirtojnë dhe do guxojnë edhe te fillojnë lidhje me disa persona qe pëlqejnë. Shëndeti here pas here mund te ketë edhe disa shqetësime te vogla. Mundohuni te visheni holle, te mos e teproni me ushqimin dhe te bëni kontrolle tek dentisti. Financat nuk do jene te këqija, kështu qe mund te guxoni te bëni edhe ndonjë investim afatgjate. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni përpara asnjë lloj sfide. Priten vetëm arritje dhe te mira sidomos nëse punoni ne kompani private.