Ju i njihni 12 shenjat e zodiakut, por a keni dëgjuar për shenjat kardinale, fikse apo të ndryshueshme? Përderisa jeni në këtë artikull, me siguri që i lexoni për herë të parë, ose nuk keni mjaftueshëm informacion.
Siç mësuam në dituri natyre në fillore, cikli vjetor i Tokës rreth Diellit na jep katër stinë: pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër. Shenjat e horoskopit pasqyrojnë këtë ndryshim të stinëve. Konfuzë?
Mbani shënim: Cilësitë e shenjave të horoskopit i referohen fazave të ndryshme të ciklit të stinëve. Shenjat kardinale fillojnë një sezon. Shenjat fikse përcjellin plotësisht stinën. Shenjat e ndryshueshme përfundojnë një sezon dhe na ndihmojnë të kalojmë në sezonin tjetër.
Shenjat kardinale: Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi.
Secila prej këtyre shenjave nis një sezon. Dashi fillon pranverën. Gaforrja nis verën. Peshorja fillon vjeshtën. Bricjapi hap dimrin. Këta njerëz janë shpesh ata që i bëjnë gjërat të ndodhin dhe marrin drejtimin e situatave.
Ata nuk kanë frikë të nisin ndryshime, cikle të reja, qoftë kjo nga ana profesionale, personale, shoqërore apo intelektuale. Ata janë të aftë të mbledhin njerëzit për një kauzë dhe të fillojnë të organizojnë punët.
Për shkak të këtij tipari, shenjat kardinale të zodiakut priren të kenë cilësi udhëheqëse. Ambicia dhe idetë e tyre janë të rëndësishme për ta pasi rikrijojnë botën që të përputhet me këtë vizion.
Megjithatë, një pikë problematike për këta njerëz është se shpesh u mungon energjia ose dëshira për ta çuar çdo nismë deri në fund.
Shenjat fikse: Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori.
Këto shenja përcjellin më së miri çdo stinë – Demi përforcon pranverën. Luani rrezaton verën. Akrepi nxit vjeshtën, ndërsa Ujori përqafon dimrin. Shenjat fikse të zodiakut janë mishërimi më i pastër i stinës, pasi ne e vlerësojmë plotësisht bukurinë e asaj periudhe të vitit dhe jemi të përqendruar brenda saj.
Shenjat fikse kanë fuqinë dhe qëndrueshmërinë për të marrë ide dhe për t’i çuar ato deri në fund. Janë shumë të përqendruar te idetë e tyre.
Për ta, dështimi nuk është kurrë opsion, sepse kanë burime të jashtëzakonshme durimi, etike pune dhe përpjekjesh. Këta njerëz janë gjithashtu jashtëzakonisht besnikë dhe të besueshëm, sepse janë të palëkundur përsa i përket besimit dhe përkushtimit që shfaqin.
Megjithatë atyre nuk u pëlqen ndryshimi dhe e kanë të vështirë të ndryshojnë. I duan gjërat ashtu siç janë dhe janë shumë kokëfortë.
Shenjat e ndryshueshme: Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit.
Secila prej këtyre shenjave përfundon një cikël sezonal dhe na ndihmon të kalojmë te tjetri. Binjakët lidhin pranverën me verën. Virgjëresha na largon nga vera dhe na përgatit për vjeshtën. Shigjetari largon vjeshtën dhe bën gati terrenin për dimrin. Peshqit e mbyllin dimrin dhe janë gati për pranverën.
Gjatë këtyre periudhave të vitit, ne reflektojmë mbi atë që kemi përjetuar dhe mësuar – por fillojmë të shohim përpara se ku do të shkojmë më pas. Ne përgatitemi për ndryshimin dhe fillojmë të kuptojmë se është koha për të ecur përpara.
Shenjat e ndryshueshme të zodiakut kanë një aftësi të lindur për të qenë fleksibël dhe të përshtaten aty ku njerëzit e tjerë nuk munden. Ata e kuptojnë se ndryshimi është i pashmangshëm. Këta njerëz janë ata që janë mjeshtër të shumë detyrave dhe merren me shumë projekte, situata dhe marrëdhënie.
Shenjat e ndryshueshme kanë një intuitë të stërvitur dhe dinë si të veprojnë. Liria është e rëndësishme për ta. Për shkak se janë shumë të talentuar, mund të shkëlqejnë në shumë fusha.
Megjithatë, për shkak se gjithmonë u kushtojnë vëmendje shumëëë gjërave të ndryshme në të njëjtën kohë, mund të jenë individë të shpërqendruar. Kjo mungesë e fokusit të plotë është një fushë me të cilën duhet të merren.