Horoskopi i datës 12 prill 2022 nga Astrologja Franceze Christine Haas

Dashi

Horoskopi i datës 11 prill 2022 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite nuk do zgjoheni shumë mirë dhe mund të thoni gjëra të pamenduara. Nëse keni një lidhje dhe i kërkoni partnerit gjëra të pamundura, keni për ta mërzitur atë dhe do nxitni debatet e forta. Rikthehuni sa më parë me këmbë në tokë në mënyrë që as ju të mos vuani. Ju beqarët do ndihmoheni nga Hëna dhe keni për të njohur persona me të vërtetë shumë interesantë. Në punë nuk ka për të pasur aspak vonesa, por disa kolegë do iu provokojnë, Bëjini sytë katër dhe mos bini në grackën e tyre. Në planin financiar fati ka për të qenë gjithë kohës në anën tuaj dhe gjendja do jetë e kënaqshme.

Demi

Horoskopi i datës 11 prill 2022 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite, për shkak të ndikimit jo shumë të mirë të planetëve, gjërat për ju nuk do ecin shumë mirë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jete paksa e turbullt sot. Mund të keni edhe debate me partnerin, por gjithsesi nuk duhet t’i dramatizoni gjërat. Ju beqarët do jeni shumë të ftohtë dhe nuk do pranoni të afroheni as me disa persona që i njohin që në vegjëli. Në punë do jeni shumë të ngarkuar dhe në disa momente do ndiheni shumë të lodhur. Bëni pushime të shkurtra në mënyrë që të qetësoheni e të rifitoni energjitë. Në planin financiar planetët premtojnë fat me shumicë. Nuk do e keni të vështirë as të kryeni disa shpenzime për qejfin tuaj.

Binjakët

Horoskopi i datës 11 prill 2022 nga Christine Haas

Neptuni do iu ndihmojë të vendosni rregull në jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe ju do ndiheni disi më të qetë se më parë. Nëse keni një lidhje, pavarësisht disa reve në qiellin e dashurisë, gjërat do fillojnë të normalizohen. Mes jush dhe atij që keni në krah do rivendoset komunikimi si më parë dhe do mundoheni të harroni të shkuarën e hidhur. Ju beqarët duhet t’i shprehni më shumë ndjenjat sepse po pritët gjatë do i humbini ata që pëlqeni. Në punë nuk do keni rrugë tjetër veçse të ndryshoni pozicionin. Shefat nuk do ju lejojnë më të qëndroni ku jeni sepse nuk po jepni rezultatet që ata presin. Buxhetin do arrini ta menaxhoni mjaft mirë dhe nuk do keni probleme.

Gaforrja

Horoskopi i datës 11 prill 2022 nga Christine Haas

Hëna dhe Mërkuri nuk do jenë në anën tuaj gjatë kësaj dite dhe shpesh do iu duhet të përballeni me disa pengesa. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë e mirë it. Plutoni do jetë pozicionuar keq dhe do ju nxitë të debatoni herë pas here. Nuk do toleroni dhe nuk do i pranoni gabimet tuaja për asgjë lloj arsyeje. Ju beqarët më në fund do realizoni takime mjaft interesante, por do preferoni të prisni para se të hidhni hapa. Në punë do jenë miqtë e ngushtë ata që do iu inkurajojnë të ndërmerrni iniciativa të reja dhe të guxoni. Pavarësisht se do keni frikë, në fund do ia dilni mbanë. Buxhetin do jetë goxha i stabilizuar dhe aspak problematik.

Luani

Horoskopi i datës 11 prill 2022 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite do jeni ambiziozë, por për të arritur atje ku doni mund të shkelni edhe mbi të tjerët. Kjo mund të shkaktojë probleme të mëdha. Ju të dashuruarit mund të përballeni me goxha probleme dhe në disa momente mund të ndiheni vërtet keq. As ju dhe as ai që keni në krah nuk do toleroni aspak. Ju beqarët që ndieni prej kohësh për dikë, duhet t’i bëjnë sot deklaratat sepse është koha e duhur. Në punë nuk do jeni shumë të organizuar. Shpërqendrimi do bëjë që të mos arrini as gjysmën e objektivave që i kishit vënë vetes. Buxhetin do arrini ta mbani nën kontroll edhe falë mbështetjes së familjarëve.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 11 prill 2022 nga Christine Haas

Entuziazmi që do keni gjatë kësaj dite do jetë i adhurueshëm dhe frymëzim për gjithë të tjerët. Ju të dashuruarit do jeni mjaft posesivë dhe mund të thoni gjëra të pamenduara mirë. Debatet në disa raste mund të kalojnë çdo lloj parashikimi. Ju beqarët do jeni gati të hidhni çdo lloj hapi me ata që do takoni sepse ai do ju përshtatet në çdo pikë. Në punë kushtet nuk do jenë fort të mira, megjithatë kjo nuk duhet të jetë arsye që ju t’i lini gjërat pas dore. Kërkoni edhe ndihmë nëse vetë nuk ja dilni dot mbanë. Sektori i financave do jetë goxha e trazuar dhe nuk duhet të kryeni asnjë lloj hapi të pamenduar me kujdes.

Peshorja

Horoskopi i datës 11 prill 2022 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite duhet të mundoheni ta shfrytëzoni sa më shumë çdo mundësi që do iu jepet për ta shijuar jetën sa më shumë. Nëse keni një lidhje, Venusi do ju mbështesë për çështjet e zemrës dhe gjërat kanë për t’iu ecur akoma dhe më mirë nga më parë. Nëse keni pasur debate të zjarrta do arrini të vini pikat mbi “i” dhe do i zgjidhni ato menjëherë. Ju beqarët do i bëni të gjitha përpjekjet për të shijuar më në fund dashurinë dhe keni për t’ia dalë mbanë. Puna nuk do ketë probleme serioze. Ju në fakt do keni aftësi goxha të mira, por do jeni dhe modestë. Me shpenzimet tregohuni më të përgjegjshëm.

Akrepi

Horoskopi i datës 11 prill 2022 nga Christine Haas

Edhe pse do jeni luftarakë sot, shumë planetë do i keni kundër dhe ato do ua prishin planet. Për ju të dashuruarit ambienti do jetë i zymtë. Mos flisni me partnerin për ndonjë të fshehtë që mund t’i keni mbajtur sepse atmosfera do të ndizet më tepër dhe do keni mosmarrëveshje të mëdha. Ju beqarët do keni mundësi me shumicë për të joshur. Mundet edhe të afroheni mjaft me një mik të vjetër. Në punë duhet të bëni pak më shumë sakrifica nëse doni të arrini atje ku dëshironi. Asgjë nuk është e lehtë, por me përpjekje arrihet gjithçka. Tregohuni më të kujdesshëm me financat dhe menaxhojeni me kujdes buxhetin tuaj.

Shigjetari

Horoskopi i datës 11 prill 2022 nga Christine Haas

Mirë është që gjatë kësaj dite të mos nxitoheni për asgjë. Dëgjojini me kujdes të tjerët sepse ata nuk do ju flasin për keq. Ju të dashuruarit nuk duhet të lejoni heshtjen dhe keqkuptimet t’ua prishin mirëqenien dhe marrëdhënien në çift. Ju beqarët do jeni pafundësisht sharmantë dhe do bini akoma më shumë në sy për shkak të veshjes që do bëni. Mund të merrni edhe propozime. Në punë do bëni mirë të përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet nëse doni të ecni përpara. Asgjë nuk është e vështirë nëse ke dëshirën e mirë dhe nuk frikësohesh nga asgjë. Në planin financiar do iu jepen mundësi të shkëlqyera për ta përmirësuar situatën dhe për të mbledhur edhe disa para.

Bricjapi

Horoskopi i datës 11 prill 2022 nga Christine Haas

Hëna dhe Neptuni do behën bashkë gjatë kësaj dite, për t’iu siguruar një jetë sa më të bukur. Për ju që keni një lidhje planetët premtojnë një ditë të mbushur me harmoni dhe sensualitet. Gjatë gjithë kohës do ndiheni mirë me atë që keni në krah dhe tërësisht të plotësuar. Ju beqarët do e kërkoni pafundësisht shpirtin tuaj binjak dhe deri në fund të ditës edhe mund ta gjeni. Në punë do i keni të gjitha aftësitë për të përfunduar me sukses detyrën e dhënë. Do merrni edhe përgëzime nga shefat që do iu bëjnë të ndiheni mirë. Në planin financiar mirë është të mos rrezikoni shumë duke shpenzuar pafund.

Ujori

Horoskopi i datës 11 prill 2022 nga Christine Haas

Do jeni shumë kreativë gjatë kësaj dite dhe intelekti nuk do ju lejojë të gaboni asnjëherë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e rëndësishme. Do flisni hapur me partnerin dhe më në fund do bini në një mendje për një temë delikate. Ju beqarëve do ju mungojë komunikimi dhe nuk do ja dilni dot ta afroni atë që pëlqeni. Për punën do jetë ditë e bukur. Pas gjithë kujdesit të treguar, më në fund gjërat do konkretizohen dhe do ndiheni më krenarë për veten. Edhe ata që kanë dyshuar tek ju, do fillojnë t’iu përgëzojnë. Financat do jenë goxha delikate dhe nëse jeni debitorë do përballeni me probleme edhe më të mëdha.

Peshqit

Horoskopi i datës 11 prill 2022 nga Christine Haas

Fale planetëve, gjatë kësaj dite do arrini t’i shihni gjërat me më shumë optimizëm dhe qetësi. Për ju të dashuruarit toleranca do mbizotërojë gjithë kohës dhe do arrini të zgjidhni edhe disa çështje të rëndësishme të mbetura pezull. Pasditja dhe mbrëmja do jenë më të qeta. Ju beqarëve do iu dashurojë fshehtas dikush që as nuk ua ka marrë mendja ndonjëherë. Në punë do keni disa vështirësi të vogla, por kjo nuk do iu pengojë të vazhdoni të kryeni detyrat e dhënë. Me apo pa vështirësi, gjithçka duhet përfunduar në kohë. Në planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë nëse nuk doni të keni probleme apo vështirësi

Author: admin