Horoskopi për datën 23 prill 2022 nga Russell Grant

Dashi

Njerëzit janë të impresionuar nga sa arrini t’i përshtateni situatave. Deri më tani ju keni menaxhuar mirë një sërë përgjegjësish, por gjithçka mund të shkojë keq nëse merrni më shumë përsipër. Mundësi të reja po diskutohen, por tani për tani, ju keni më shumë se sa duhet në jetën tuaj. Nuk ju duhet asgjë më tepër.

Demi

Do të ketë rrezik për disa sugjerime që do të bëhen, por ky do të jetë i vogël. Konsideroni ndryshimet që vijnë në diskutim përpara se t’i hidhni poshtë ato si të pa realizueshme. Do të pendoheni e do t`i bëni gjyq vetes, nëse nxitoheni.

Binjakët

Nuk mund të shihni asnjë logjikë në kërkesat dhe sugjerimet e dikujt. Ata nuk duket se e kanë idenë se çfarë po bëjnë. Nuk kuptojnë veten, kështu që as ju nuk keni sesi t`i kuptoni. Një histori e mbajtur sekret deri më tani, do të bëhet publike.

Gaforrja

Mos i merrni mbi supe hallet e botës. Ju ndjeni, kuptoni dhe jeni të vetëdijshëm për problemet nëpër të cilat po kalojnë njerëzit e tjerë. Dëshironi t’i rregulloni të gjitha, por kjo do të ishte e pamundur. Vullnetarizmi për një projekt bamirësie, ose për mbledhjen e fondeve do të nxjerrë në pah natyrën tuaj të kujdesshme.

Luani

Ndryshimet në marrëdhëniet e ngushta nuk mund të parandalohen. Një grindje familjare po ndodh dhe askush nuk e pranon që ka bërë gabim. Ju mund t’i shihni të dyja anët e kësaj çështjeje dhe do të përpiqeni t’i shtyni ata të ndryshojnë pikëpamjen e tyre.

Virgjëresha

Jeni të frustruar nga sa shumë kohë po humbni, pasi një mik apo koleg vazhdon të analizojë vazhdimisht një situatë të kohëve të fundit. Ju nuk e shikoni gjënkundi ndjenjën e fajit dhe as nuk ju duhet. Në vend të kësaj duhet të përqendroheni në zgjidhjen e problemit.

Peshorja

Çështjet profesionale do të kenë sukses. Ka shumë punë në avantazhin tuaj tani dhe ju mendoni se shumica e problemeve do të largohen. Kjo gjeneron një atmosferë pozitive që tërheq llojin e duhur të njerëzve tek ju. Një çështje financiare duhet të mbahet sekret për një kohë të shkurtër.

Akrepi

Nëse harrohet një incident që ju shqetëson thellësisht, do të përsëriten të njëjtat gabime. Ju jeni të vendosur të luftoni për të drejtat e njerëzve të pafuqishëm në mënyrë që të parandaloni që kjo të ndodhë. Disa njerëz do të shpërfillin një padrejtësi që ndodh, por ju nuk mund ta kaloni aq lehtë.

Shigjetari

Takimet e rëndësishme do të marrin formën e testeve, ekzaminimeve apo intervistave. Me etikën tuaj të fortë të punës do të lini një përshtypje të mirë. Është dashur shumë kohë, përpjekje dhe studim për të realizuar atë që keni fituar tashmë. Ju meritoni suksese të mëtejshme dhe kjo që po ndodh sot do të hapë rrugën.

Bricjapi

Do të duhet shumë mendim dhe një soditje serioze përpara se të merrni një vendim për të ecur përpara. Mund të jetë kushtëzimi i fëmijërisë së hershme që ju ka ndaluar deri më tani të keni besimin për të shkuar në disa drejtime. Jeni të vendosur të zbuloni se kush jeni në të vërtetë.

Ujori

Është një kohë e mirë për të ecur përpara me ide ose projekte të reja. Ju keni një ide më të mirë të asaj që dëshironi të bëni dhe qëllimet tuaja janë realiste. Ekziston nevoja për një përgjigje të shpejtë ndaj një oferte që dikush ju bën. Nëse hezitoni për një kohë të gjatë, ata do të gjejnë dikë tjetër për të bashkuar forcat.

Peshqit

Aktivitetet e miqësisë do t’ju bëjnë të ndiheni të relaksuar, pozitivë dhe të emocionuar për të ardhmen. Planet që po bëjnë të gjithë do të përfshijnë udhëtime si dhe një festë të veçantë. Mos i hidhni poshtë idetë e një të afërmi të ri pa parë më parë potencialin e fshehur. Do të shihni se si do të jeni në gjendje të inkurajoni aftësitë dhe entuziazmin e tyre.

Author: admin