Çfarë parashikojnë yjet sipas horoskopit javor të Paolo Fox nga 25 prilli deri më 1 maj 2022?
Në radhë të parë gjejmë Dashin të cilit astrologu i dha 5 yje. Kjo shenjë nga 1 maji do të ketë të gjithë mbështetjen e Venusit e cila do ta ndihmojë edhe në dashuri me personin për të cilin ka ndjenja prej kohësh. Gjithashtu në punë për këtë shenjë do të ketë lajme të mira për punë me më shumë fitime për të gjithë Dashët.
Pesë yje edhe për shenjën e Demit, e cila përsa i përket dashurisë. Do të ketë shumë risi nga bashkëjetesa, ndërsa për beqarët do të ketë një kthesë shumë të këndshme me takimet e preferuara. Në nivelin e punës, astrologu këshillon të gjithë të lindurit e kësaj shenje të ndjekin instinktet e tyre.
Në krye të listës janë Binjakët të cilët në dashuri janë paksa të pavendosur dhe nuk dinë të lëvizin. Por astrologu rekomandon të nisin një histori nga e para. Kjo shenjë do të duhet të presë pak para se të ketë ndonjë gjë të mirë në punë, sepse deri në maj do të ketë lajme të mira për fitime të kënaqshme.
Sipas horoskopit javor të Paolo Fox për 25 Prill deri në 1 Maj, Gaforrja do të ketë gjithashtu një javë përrallore me pesë yje nga astrologu. Kjo shenjë gjatë kësaj jave do të jetë në gjendje të shijojë histori dashurie të herëpashershme në sajë edhe të ndihmës së Venusit që do të ndihmojë intrigat dhe pasionin. Zhvillime të reja edhe në planin e punës për këtë shenjë të zodiakut që nga mesi i javës do të mund të ketë meritat që po pret kaq gjatë.
Një javë jo më e mira për shenjën e Luanit që duhet të bëjë një pauzë në sferën e dashurisë për të qenë gati për lajmet që do të vijnë nga maji e në vazhdim. Megjithatë, astrologu nuk e mohon se për këtë shenjë të zodiakut ka një mundësi për t’u dashuruar dhe rekomandon ndezjen e pasionit dhe “ngrohjen e motorëve”. Për të pasur kënaqësi në punë, kësaj shenje të horoskopit do t’i duhet të presë pak, por së shpejti mund të arrijë të kapë një kontratë të mirë pune. Këshilla e astrologut është të qëndroni të qetë dhe të prisni sepse në të ardhmen gjithçka flet për të mirë.
Horoskopi javor i Paolo Fox për shenjën e Virgjëreshës parashikon sërish disa vështirësi. Afërdita nuk është ende në një pozicion fantastik për këtë shenjë dhe për këtë arsye në dashuri nuk do ketë surpriza të mëdha. Edhe në punë java e kësaj shenje nuk premton fort për mirë. Në punë kjo shenjë e horoskopit do të duhet të përpiqet të ruajë qetësinë dhe të mos bëjë asnjë gabim.
Peshorja është gjithashtu në krye, do të ketë disa ditë shumë interesante në dashuri me takime më të këndshme sidomos gjatë fundjavës. Megjithatë, kësaj shenje do t’i duhet t’i kushtojë vëmendje disa gjërave që kanë mbetur pezull dhe do të jetë më mirë të sqaroni gjithçka deri në fund të javës dhe para fillimit të majit.
Pesë yje edhe për shenjën e Akrepit që do të ketë Venusin në krah. Kjo shenjë e zodiakut në javën e ardhshme do të duhet të përpiqet të reflektojë dhe të largojë njerëzit e paqartë për të mos hequr dorë nga emocionet e bukura.
Gjithashtu edhe për ata që i përkasin shenjës së Shigjetarit do të jetë e nevojshme të presin kohë më të mira dhe së shpejti, sipas astrologut, do të fillojë një fazë rikuperimi. Java do të nisë shumë ngadalë përsa i përket sferës sentimentale. Lajme të mira do të vijnë në punë nga maji, sidomos për një projekt të ri.
Javë e mirë edhe për Bricjapin, i cili pavarësisht dashurisë ku duket se nuk po kalon një periudhë të mrekullueshme, në punë këtë javë do të bëhet protagonist.
Për shenjën e Ujorit periudha e pakënaqësisë vazhdon, edhe nëse nuk është gjithmonë faji i kësaj shenje, sepse ndonjëherë, sipas astrologut, ata që ju rrethojnë nuk ju kuptojnë. Në punë kjo shenjë do të duhet të përpiqet të mendojë pozitivisht sepse një gjë e re është duke ardhur.
Peshqit po ashtu do të duhet të presin për momente më të mira kur yjet të jenë në anën e tyre. Në punë, kjo shenjë e horoskopit do të duhet të dalë nga strofkulla, të flasë dhe të thotë atë që mendon. /noa.al