Shumë shqiptarë të cilët kanë zgjedhur të hedhin Lotarinë Amerikane dhe tani po presin përgjigjen, faqja zyrtare e DV-Programm ka shkruar se fituesit e kësaj lotarie do të dalin këtë të shtunë, më 7 maj 2022.
“Regjistruesit e DV-2023 mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) 7 maj 2022.
Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023”, thuhet në faqen zyrtare zyrtare të Lotarise Amerikane.
Kujtojmë që periudha e aplikimeve për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë DV-2023 ishte midis 6 tetorit 2021 dhe 9 nëntorit 2021.