Horoskopi Paolo Fox Dashi: Me Hënën që keni në favor do të jeni të papërmbajtshëm, do të keni sukses dhe me takimet. Në punë, përkundrazi, duhet të përdorni aftësitë maksimale, sepse kështu si jeni nuk dukeni aspak i pazëvendësueshëm.
Horoskopi i Demit Paolo Fox:
Në dashuri, mos krijoni polemika, por përpiquni t’i lini gjërat të rrjedhin qetë. Në punë, zgjidhjet janë në rrugë e sipër por mos u relaksoni shumë.
Horoskopi Paolo Fox Binjakët:
Afërdita e favorshme përforcon emocionet, nëse keni dikë në zemër, vazhdoni të përparoni. Në punë, nga ana tjetër, po dalin zgjidhje edhe për ato që kanë të bëjnë me praktikat burokratike.
Horoskopi për Gaforren Paolo Fox:
Në dashuri, qëndroni larg polemikave dhe përpiquni të mos nxisni diskutimet, të paktën për dy ditët e ardhshme, e diel 8 dhe e hënë 9. Në punë, ndoshta jeni penduar për zgjedhje shumë të nxituara që keni bërë.
Horoskopi i Paolo Fox Luani:
Emocionet janë protagoniste këtë të diel. Nëse keni në krah personin e duhur mund të përfshini veten në ndonjë projekt afatgjatë. Në punë, sakaq, periudha është plot ndryshime.
Horoskopi i Virgjëreshës Paolo Fox:
Kohët e fundit u keni dhënë fare pak hapësirë ndjenjave, puna ju përthith plotësisht! Megjithatë, në aspektin profesional, ka ide të reja pozitive për muajt e ardhshëm.
Horoskopi i Paolo Fox Peshorja:
Hëna e favorshme jep emocione të bukura, edhe nëse preferoni të shkoni me vrap në planet tuaja. Në punë, nga ana tjetër, duhet të rishikoni një projekt dhe të vendosni për marrëveshje të reja.
Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox:
Në dashuri janë të favorizuara takimet ndaj mos u mbyllni në shtëpi këtë të diel. Nga ana tjetër në punë, përballë diskutimeve të vogla do të vijë edhe një kënaqësi e madhe personale.
Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox:
Në dashuri ka diçka që nuk po shkon mirë. Në këtë pikë do të ishte mirë të vendosni gjithçka në tryezë, pra të hapeni dhe të flisni për këtë. Në punë, mos u nxitoni, analizoni me qetësi të gjitha propozimet që vijnë.
Horoskopi i Paolo Fox Ujori:
Në dashuri jeni pak konfuz dhe tek ju rritet dëshira për të ikur nga raporti që keni. Nga ana tjetër në punë vijnë propozime të mira, por do ju duhet të bëni kompromise.
Horoskopi i Peshqve, Paolo Fox: Pasionet e reja mund t’ju çojnë larg, yjet janë me ju dhe ato shpërblejnë ndjenjat. Në punë, megjithatë, mos u dorëzoni para tensioneve dhe vazhdoni projektet tuaja. /noa.al