Ka persona që, pavarësisht se duhen, thjesht nuk janë bërë për tëqëndruar bashkë. Kjo për arsye se ka disa shenja të horoskopit që nuk përputhen mirë me njëra-tjetrën. A do të dish se cilat janëkëto kombinime? Atëherë vazhdo me leximin e këtij artikulli.
Dashi dhe Demi
Dashi është këmbëngulës, kurse Demi është kokëfortë. Ka kombinim më të keq se ky? Kur diskutojnë, asnjë nga të dy nuk do ta pranojë se është në gabim. Njëri do të kërkojë shpjegime, tjetri nuk do japë shpjegime dhe kështu do të përfundojëgjithçka.
Demi dhe Shigjetari
Demi ka shpirtin e një personi të moshuar, preferon të qëndrojëpërherë në qetësinë e shtëpisë së vet. Kurse Shigjetari është krejt e kundërta, do të dojë përherë të dalë dhe të argëtohet.
Binjakët dhe Bricjapi
Binjakët kanë shpirt aventure. Ata pëlqejnë të argëtohen, nuk i pëlqen kurrsesi rutina. Bricjapi nga ana tjetër, planifikon çdo detaj të ditës dhe jetës së vet. Si mund të qëndrojnë bashkë dy shenja kaq të ndryshme nga njëra-tjetra?
Gaforrja dhe Ujori
Gaforrja preferon qëndrueshmërinë dhe dëshiron të krijojëfamilje. Nga ana tjetër, Ujori është një shpirt i lirë që nuk beson tek marrëdhëniet, apo tek qëndrueshmëria. Këto dy shenja me siguri nuk janë bërë për të qëndruar bashkë.
Luani dhe Akrepi
Luani preferon të komplimentohet nga personi që ka pranë. Edhe Akrepi preferon të njëjtën gjë. Por kush nga të dy do tënisë me komplimenta, kur të dy janë në pritje të tyre? Ështëtepër e vështirë të zgjasë një marrëdhënie e tillë.
Virgjëresha dhe Shigjetari
Janë të dyja shenja që refuzojnë të bëjnë kompromise. Mund tëprovojnë me herë të tëra që ta mbajnë gjallë marrëdhënien e tyre, ama do ta kenë të vështirë t’ia dalin mbanë.
Peshorja dhe Virgjëresha
Ekuilibri dhe kokëfortësia. Virgjëresha pretendon të ketë përherëtë drejtë dhe se është perfekte, ndërkohë që edhe Peshorja nuk mbetet pas në këtë aspekt. Dy shenja krenare dhe me vetëbesim të tepruar, nuk ka se si të shkojën mirë bashkë.
Akrepi dhe Dashi
Janë një çift shpërthyes, por jo në kuptimin pozitiv. E kanë tëvështirë të ndërtojnë një marrëdhënie në harmoni, pasi shpesh do të gjenden në diskutime me njëri-tjetrin dhe do të kalojnë mëtepër kohë duke u zënë, se sa duke u argëtuar.