Horoskopi i Dashit nga Paolo Fox: Nuk ka vend për emocione… është ajo që ia përsërisni gjithmonë vetes, por e dini që nuk është kështu. Nga ana tjetër, në punë, të gjithë ju admirojnë gjatë kësaj periudhe.
Horoskopi i Paolo Fox, Demi: Keni disa probleme me partnerin/en, ndaj mendohuni dhe trajtojeni mirë situatën. Puna është gjithmonë një shqetësim për ju, por mos e humbisni durimin.
Horoskopi i Paolo Fox, Binjakët: Zemrat e vetmuara nuk do të jenë aq të vetmuara në javët në vijim. Përpiquni më shumë nëse jeni të vetëpunësuar dhe rezultatet nuk do të reshtin së ardhuri.
Horoskopi i Gaforres nga Paolo Fox: Dashuria është tashmë e pranishme tek ju, thjesht duhet ta dëgjoni. Puna po ecën mirë, lajme interesante nga muaji i ardhshëm.
Horoskopi i Paolo Fox Luani: Dita e diel 15 është pozitive, por sigurisht jo me shumë ngjarje për tu shënuar. Përpiquni të shkëputeni herë pas here nga kolegët tuaj toksikë në punë, as konkurrenca e tepërt nuk është e mirë.
Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: aju mungoni pak dhe partneri juaj e vëren mungesën e pranisë tuaj. Lind pyetja, çfarë nuk shkon me ju? As puna nuk ju jep shumë kënaqësi kohët e fundit, jeni në rënie e sipër të dëshirës dhe energjisë për të punuar.
Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Jeni këmbëngulës, pasionantë dhe plot iniciativë. Kjo ju bën dashnorë të përsosur. Shumë orë në punë, por çfarë ndodh me rezultatet, a ia vlen? Ka edhe peshore për t’i peshuar mirë gjërat.
Horoskopi i Paolo Fox, Akrepi: Njerëzit që ju duan do të kthehen, ju e dini. Mundësi të reja janë në horizont pas javëve të fundit të monotonisë në punë.
Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: Nuk ka asgjë më të mirë se një e diel me partnerin/en, apo jo? Nga java e ardhshme angazhimet dhe çështjet në punë do të bëhen më urgjente.
Horoskopi i Paolo Fox Bricjapi: Një javë vërtet interesante ajo që shihet të afrohet para jush. Puna mund të fshehë disa pengesa, ndaj kurseni energjinë tuaj, do t’ju duhet për më vonë.
Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Dyshime, frikëra, ankthe, por dashuria është vetëm një siguri ndaj mos merrni për kot. Puna do të hapet së shpejti, bëhuni gati, gjëra të mira dhe të reja po vijnë.
Horoskopi i Paolo Fox Peshqit: Jeni të dashuruar por duket sikur as ju vetë nuk e dini, ndaj futuni pak në trurin tuaj dhe sqarohuni në radhë të parë me veten. Lajme të reja janë rrugës nëse jeni duke pritur për një promovim ose një ndryshim në punë. /noa.al