Horoskopi i datës 27 maj 2022 nga Astrologja Franceze Christine Haas

Dashi

Horoskopi i datës 26 maj 2022 nga Christine Haas

Gjërat do rregullohen mjaft sot për ju dhe do keni një vizion shumë më pozitiv për jetën. Nuk do jeni më pesimistë si më parë. Ju të dashuruarit do jeni shumë të drejtpërdrejtë me partnerin dhe kjo nuk do lejojë që mes jush të lindin probleme. Nëse jeni beqarë duhet t’i bëni sytë katër në çdo moment sepse persona interesantë do shfaqen atëherë kur nuk e prisni. Në punë do keni shumë dëshirë t’i ndryshoni gjërat. Propozojuni shefave idetë që keni dhe ata kanë për t’iu mbështetur fort. Buxhetin do e menaxhoni me shumë kujdes dhe asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur. Mund të bëni edhe ndonjë investim më tepër.

Demi

Horoskopi i datës 26 maj 2022 nga Christine Haas

Urani do ju bëjë edhe më të fortë gjatë kësaj dite dhe do bëni çdo lëvizje të mundshme për të mos dalë të humbur. Për ju të dashuruarit çdo gjë ka për të shkuar më së miri. Do keni një komunikim dhe një bashkëpunim për t’u adhuruar. Nëse jeni beqarë nuk duhet kurrsesi t’i hidhni sytë nga personat që e kanë tashmë një lidhje sepse përveçse do lëndoheni, do iu prishni harmoninë edhe të tjerëve. Në planin profesional gjithçka do ju ecë mirë. Do e dini mirë rrugën që duhet të ndiqni dhe nuk do ngurroni as të merrni vendime me rëndësi. Në planin financiar, po bëtë pak kujdes më shumë, gjendja do mbetet e kënaqshme.

Binjakët

Horoskopi i datës 26 maj 2022 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite do keni reflekset e duhura për të vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe situata do përmirësohet. Nëse keni një lidhje më në fund do i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur kohët e fundit dhe do jeni më optimiste për të ardhmen. Gjithçka mes jush do ecë si e kishit ëndërruar. Ju beqarët nëse ecni me sy mbyllur drejt një personi që nuk e njihni mirë keni për t’u lënduar. Në punë do jeni më të përqendruar tek objektivat që iu janë dhënë dhe do bëni përpjekje kolosale për t’ia dalë. Të ardhurat do kenë goxha përmirësime. Do arrini të bëni edhe disa investime të menduara para shumë kohësh.

Gaforrja

Horoskopi i datës 26 maj 2022 nga Christine Haas

Ka mundësi të jeni shumë në stres gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë as vetë nuk do arrini ta menaxhoni veten. Mund të bëni gjëra të gabuara dhe do i vuani gjatë pasojat. Ju te dashuruarit do jeni më shumë xhelozë nga më parë dhe marrëdhënia në çift nuk ka për të qenë aspak e qëndrueshme. Mund të debatoni edhe për gjëra të kota. Ju beqarët do jeni mjaft realistë dhe nuk do hidhni asnjë hap të nxituar. Në këtë mënyrë do e mbroni veten nga zhgënjimet. Në punë do jeni pafundësisht kreativë, por duhet të gjeni kolegët e duhur me të cilët të bashkëpunoni. Po gabuat nuk do arrini athje ku doni. Në planin financiar do keni probleme serioze po u nxituat të kryeni shpenzime marramendëse.

Luani

Horoskopi i datës 26 maj 2022 nga Christine Haas

Sot do jeni më pak kokëfortë dhe më të hapur për të folur. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë ideale kjo e sotmja. Do e dini mirë çfarë nevojash keni ju dhe do dini çfarë të bëni për ta kënaqur edhe partnerin. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse atëherë kur të mos e presin situata do ju dalë jashtë kontrollit. Në punë do keni divergjenca me disa kolegë, por shefat do dinë t’iu këshillojnë si duhet. Deri në mbrëmje do keni sqaruar gjithçka dhe do jeni më të qetë. Me financat do duhet sa më shumë maturi. Po nuk u treguat të kujdesshëm situata mund të dalë edhe jashtë kontrollit.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 26 maj 2022 nga Christine Haas

Nuk do keni më përballje të forta gjatë kësaj dite përkundrazi do jeni më realistë dhe do i merrni gjerat dalëngadalë. Ju të dashuruarit do i rrezoni të gjitha tabutë që keni pasur dhe marrëdhënia në çift do fillojë të ndryshojë rrjedhë. Keni për t’u ndier më mirë se kurrë më parë. Ju beqarët do keni takime të njëpasnjëshme, por asnjeri nuk do jetë ashtu si e kishit menduar. Në punë më mirë përqendrohuni tek gjërat kryesore dhe jo tek detajet e vogla sepse keni për të mbetur shumë mbrapa. Në planin financiar rekomandohet sa më shumë maturi. Po kryet investime të ekzagjeruara situata mund të ndërlikohet tej mase.

Peshorja

Horoskopi i datës 26 maj 2022 nga Christine Haas

Mërkuri do ua forcojë goxha intuitën gjatë kësaj dite dhe do e kuptoni menjëherë edhe kur të bëni gabime. Nëse keni një lidhje mos thoni gjëra të pamenduara sepse padashje mund ta lëndoni atë që keni në krah. Nga ana tjetër mundohuni të ruani një komunikim të ngrohtë dhe mos u tregoni kokëfortë. Ju beqarët edhe sikur të doni nuk do arrini dot ta shmangin krijimin e një lidhjeje. Në punë Dielli dhe Hëna do ju mbështesin dhe do arrini të gjeni edhe zgjidhje për problemet që keni pasur. Gjendja e financave do jetë disi e paqëndrueshme, megjithatë nuk duhet të alarmoheni.

Akrepi

Horoskopi i datës 26 maj 2022 nga Christine Haas

Planetët do i keni miq gjatë kësaj dite dhe ata do ua tregojnë përherë rrugën më të mirë që duhet të ndiqni për të arritur një qëllim. Për u të dashuruarit do ketë vetëm momente të qeta dhe pa më të voglin problem do jetë kjo e sotmja. Bëni gjithë kohës atë që do ndieni dhe mos mendoni për asgjë tjetër. Ju beqarët do realizoni takime pafund, por vetëm pas një personi do tërhiqeni veçanërisht. Duhet t’ia shprehin atij së më parë ndjenjat. Në punë do keni në dorë disa detyra interesante dhe argëtuese. Do e bëni çdo gjë me qejf e dëshirë të madhe. Me financat do jeni të arsyeshëm dhe të organizuar. Nuk do keni as problemin më të vogël në këtë sektor.

Shigjetari

Horoskopi i datës 26 maj 2022 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite do jeni të hapur për gjithçka dhe plotësisht të bindur se për të pasur një jetë të lumtur duhen provuar edhe gjërat më të çuditshme. Ju të dashuruarit do kaloni momente mjaft dinamike. Çdo moment do jetë interesant dhe nuk do doni të shkëputeni për asnjë moment nga ai që keni në krah. Ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe jeta do ju ndryshojë më parë nga sa e kishit menduar. Në punë duhet të përkushtoheni më tepër në mënyrë që të arrini rezultatet e menduara. Mos harxhoni kohën kot duke u konfliktuar me kolegët. Me shpenzimet duhet të tregoheni ende të matur sepse situata mund t’iu ndryshojë sa hap e mbyll sytë.

Bricjapi

Horoskopi i datës 26 maj 2022 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite do jeni tejet kërkues dhe nuk do kënaqeni me pak. Herë pas here madje do ju fillojnë probleme serioze sepse nuk do toleroni. Ju që keni një lidhje nuk do kaloni një ditë shumë të lehtë. Herë pas here mund të debatoni ashpër me atë që keni në krah dhe nuk do ndiheni të qetë. Nëse jeni beqarë do filloni ta shihni me një sy tjetër një mik të vjetër, por tani për tani as që do guxoni t’i shprehin ndjenjat. Në punë do jeni super të ngarkuar. Do ndieni lodhje, por ama nuk do preferoni të ndaleni asnjë moment. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë shumë rreziqe sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi pafund.

Ujori

Horoskopi i datës 26 maj 2022 nga Christine Haas

Do jeni gjatë gjithë kohës të frymëzuar sot dhe të gatshëm për të bërë gjëra që të tjerët mendonin se nuk mund t’i arrinit kurrë. Ju të dashuruarit do kaloni plot momente të këndshme me partnerin tuaj dhe do dëshironi të qëndroni gjithë kohës pranë njëri-tjetrit. Shpesh do ju duket sikur nuk jeni në realitet. Ju beqarët nuk do e gjeni dot personin për të cilin keni ëndërruar dhe do qëndroni ende vetëm. Në punë askush nuk do ua kalojë dot dhe keni për të arritur gjëra me të mëdha. Do ju shohin me habi dhe zili pafund. Financat, për fat të mirë, do jenë shumë më të ekuilibruara nga më parë dhe mund të kryeni edhe ndonjë investim.

Peshqit

Horoskopi i datës 26 maj 2022 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite do keni pikëpamje ndryshe për jetën. Do jeni më të bindur për gjërat që dëshironi të bëni vërtet. Nëse keni një lidhje, ju dhe partneri do jeni gjithë kohës bashkë dhe askush nuk do mund tua prishë harmoninë. Të gjithë do ju kenë zili për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. Ju beqarët jo vetëm që do keni takime, por mund të filloni edhe një lidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme. Jupiteri do e favorizojë mjaft sektorin profesional. Do i përfundoni projektet e nisura dhe mund të mendoni për të reja që do ju sjellin përfitime të përhershme. Me financat nuk do i keni punët shumë mirë sepse do kryeni shpenzime të konsiderueshme. /dritare.net

Author: admin