Dashi
Mundohuni të mos nxitoheni shumë gjatë kësaj dite sepse mund të bëni gabime të parikuperueshme. Ekzaminojini me kujdes situatat e më pas veproni. Nëse keni një lidhje, qielli i dashurisë do jetë plot re të zeza. Në disa momente të ditës nuk do mungojnë as shtrëngatat e forta. Bëni kujdes. Ju beqarët më mirë të qëndroni edhe pak vetëm pasi nuk është momenti për lidhje të qëndrueshme. Më mirë të prisni edhe pak sesa të vuani më vonë. Në punë duhet patjetër të reflektoni e të merrni mendime para se te bëni një pozicion të caktuar. Bëni kujdes nga disa kolegë që nuk do tregohen të sinqertë me ju. Buxhetin do e keni më tepër në vëmendje dhe situata do stabilizohet tej mase.
Demi
Dita e sotme nuk do jetë shumë e mirë për ju dhe nuk do qëndroni pa reaguar. Në disa momente madje do e ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Për ju të dashuruarit gjërat nuk do shkojnë shumë mirë. Herë pas here mund të keni debate dhe mosmarrëveshje me partnerin tuaj, megjithatë asgjë për t’u alarmuar. Ju beqarët më në fund do realizoni takimet tuaja më të veçanta dhe jeta do ju ndryshoje menjëherë. Në punë nuk do ju dalë koha për të përmbushur të gjitha objektivat dhe do ndiheni keq. Mos bëni sakrifica, por prisni një moment tjetër për të vepruar. Tek financat Dielli do ndikojë pozitivisht dhe do ua qartësojë mendimet. Nuk do bëni aspak gabime.
Binjakët
Mërkuri dhe Venusi do favorizojnë çdo gjë sot dhe falë komunikimit do arrini të kuptoni shumë gjëra. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia mes jush dhe partnerit ka për të qenë e jashtëzakonshme. Nuk do keni as problemin më të vogël me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë nuk do mund të fiksohen vetëm pas një personi dhe kjo do bëjë të pavendosur për të filluar një lidhje të qëndrueshme. Në punë të gjitha përpjekjet që keni bërë do kompensohen dhe do ndiheni plotësisht të kënaqur. Në fakt as vetë nuk e kishit menduar se mund t’ia dilnit kaq shpejt. Në planin financiar do bëni të pamundurën që ta stabilizoni situatën. Gjendja ka për të qenë më e qëndrueshme.
Gaforrja
Do jeni shumë të pjekur gjatë kësaj dite dhe nuk do hidhni asnjë hap të pamenduar me kujdes. Keni për ta parë se sa mirë do ju rrjedhin gjërat. Për ju të dashuruarit do ketë çaste më të këndshme dhe dita përgjithësisht do jetë më e ekuilibruar Do jeni të logjikshëm me çdo gjë që do i kërkoni partnerit dhe marrëdhënia me të do përmirësohet akoma më tepër. Ju beqarët nuk do arrini dot të filloni një lidhje edhe pse do mundoheni gjatë gjithë kohës. Në punë situata do përmirësohet goxha dhe do i shihni gjërat më qartë se më parë. Falë mbështetjes së miqve çdo gjë do jetë akoma më e lehtë. Buxheti do jetë shumë herë më i kënaqshëm se më parë.
Luani
Nëse doni që gjërat t’iu ecin sa më mirë gjatë kësaj dite duhet të jepni po aq sa të merrni. Mundohuni të gjeni sa më parë ekuilibrin. Nëse keni një lidhje mos i qëndroni për asnjë moment indiferentë partnerit tuaj sepse dikush tjetër do përfitojë nga kjo gjë. Mundohuni nga ana tjetër t’ia shprehni sa më shumë ndjenjat dhe t’i përgatisni surpriza. Ju beqarët nuk do e keni të vështirë ta gjeni princin tuaj të kaltër. Në punë do jeni një ekip i fortë së bashku me kolegët dhe do koordinoheni për gjithçka. Motivimi nuk do ju mungojë asnjë moment. Në planin financiar organizohuni në mënyrë që të mos keni probleme. Duhet menduar edhe pak për të ardhmen.
Virgjëresha
Venusi dhe Mërkuri do favorizojnë negociatat dhe lidhjen e kontratave sot. Pritët që të fillojë një etapë vërtet e begatë. Nëse keni një lidhje, edhe sikur persona të jashtëm të mundohen t’ua prishin harmoninë, nuk kanë për t’ia dalë dot mbanë. Lidhja juaj do thellohet akoma më shumë dhe do filloni të bëni plane afatgjata për të ardhmen. Nëse jeni beqarë do ju pëlqejë situata në të cilën ndodheni. Në punë do jeni të vëmendshëm dhe profesionistë të vërtetë. Do i arrini të gjitha qëllimet që i kishit vënë vetes prej kohësh. Në planin financiar do gjeni zgjidhjet e duhura për ta stabilizuar situatën.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do jeni shumë alegri dhe do bëni edhe disa lojëra me të afërmit. Kujdes mos e teproni sepse disa mund të acarohen. Për ju të dashuruarit priten vetëm momente të këndshme. Të dy palët do mendoni si ta bëni çdo çast sa më të bukur dhe do ja dilni mbanë. Ju beqarët nuk do jeni gati për ndryshime të statusit tuaj dhe do pranoni vetëm të njiheni me personat që do iu ftojnë. Më vonë nuk i duhet çfarë mund të ndodhë. Në punë, me diplomaci, durim dhe këmbëngulje keni për të arritur atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Me financat do ju duhet thjesht të jeni më të matur dhe gjendja do mbetet e mirë.
Akrepi
Gjatë kësaj dite nuk do keni ambicie shumë të mëdha, megjithatë në përgjithësi gjërat do ju ecin mjaft mirë. Pavarësisht se nuk besoni, ata që keni pranë do ju mbështesin. Ju të dashuruarit nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse planetët do ju krijojnë ambientin e duhur që ju të dashuroheni si ta ndieni. Ju beqarët do keni plot mundësi për takime vendimtare, por nuk do përfitoni dot prej tyre për shkak të angazhimeve profesionale. Në punë do ju konkretizohen shumë nga planet që keni bërë prej kohësh dhe do fitoni më shumë siguri në vetvete. Gjendja e financave do jetë e paqëndrueshme, prandaj mos ndërmerrni asnjë rrezik.
Shigjetari
Mundohuni të jeni sa më të sinqertë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Nga ana tjetër duhet të tregoni më shumë vendosmëri për hapat që duhet të hidhni dhe jo të ndryshoni mendim sapo t’iu kundërvihet dikush. Nëse keni një lidhje mos e provokoni partnerin tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Mundohuni të jeni më të kuptueshëm dhe të toleroni herë pas here. Ju beqarët do jeni më të lirë për të shprehur ndjenjat tuaja dhe mund të afroheni me një person interesant. Në punë do ndodhin ndryshime goxha të mëdha dhe karriera juaj do ecë përpara. Në planin financiar do jeni pafund të motivuar për t’i kaluar vështirësitë dhe do ja dilni mbanë me sukses.
Bricjapi
Hëna do ketë ndikim pozitiv sot tek jeta juaj dhe do ju bëjë t’iu kushtoni më tepër rëndësi të afërmve. Pranë tyre keni për t’u ndier shumë më mirë. Nëse keni një lidhje, me qetësi dhe me durim do i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur kohët e fundit. Edhe partneri do jetë me i hapur dhe më i kuptueshëm. Ju beqarët do realizoni takime mbresëlënëse dhe mund të gjeni edhe shpirtin tuaj binjak. Në punë do keni në krah Jupiterin dhe Uranin dhe ata do ju tregojnë me sinjale çfarë duhet të bëni. Nuk do ketë më as vonesa dhe do iu gjeni zgjidhje edhe problemeve. Në planin financiar mos luani shume me zjarrin sepse mund të digjeni keq. As para hua mos jepni.
Ujori
Nuk do jeni më pasivë si më parë, përkundrazi do bëni çdo përpjekje që keni në dorë dhe do i shprehni lirshëm mendimet. Do jeni si një ekipi i fort dhe çdo problem që do ju dalë do e zgjidhni së bashku. Dita do mbyllet mjaft mirë. Ju beqarët do bëni mirë të mos nxitoni sepse pas pak ditësh mund t’iu jepen mundësi akoma më të mira. Në punë do gjeni qëndrueshmëri dhe do i vazhdoni më qetësisht ato që keni nisur. Nuk do mendoni aspak se çfarë do mendojnë të tjerët. Buxheti do jetë shumë herë më i mirë se më parë. Përfitoni për të dalë për ndonjë darkë me partnerin ose për të blerë diçka të veçantë.
Peshqit
Mërkuri dhe Venusi do ju ndihmojnë të arrini atë që doni sot. Po prekni zemrat e njerëzve që ju rrethojnë dhe do merrni atë që keni ëndërruar. Ju të dashuruarit do kaloni çaste të paharrueshme dhe gjithçka ka për t’iu ecur për mrekulli. Nuk do keni më çfarë të kërkoni nga jeta. Edhe ju beqarët do jeni me fat në dashuri dhe statusi do ju ndryshojë më shpejt nga sa kishit menduar. Në punë do ju hapen shumë porta, por për të zgjedhur nga cila do kaloni duhet më parë të këshilloheni me miqtë e ngushtë dhe familjarët. Të tjerëve mos ju besoni. Në planin financiar nuk do keni probleme sepse kohët e fundit keni ditur si t’i menaxhoni me kujdes të ardhurat që do keni nëpër duar. /dritare.net