Dashi-Një person ju ka kërkuar një nder apo që të flisni, por ju në vend të jeni të gatshëm ta bëni këtë gjë, jeni mbyllur në vetvete duke e marrë kërkesën si një përballje personale. Do të zbuloni vonë që e keni tepruar.
Demi-Merrni pak më shumë kohë për t’u kujdesur për veten. Duke u ndjerë mirë dhe bukur, do të ndiheni më krenar për veten dhe të tjerët do t’ju shohin me sy tjetër.
Binjakët-Ka rrezik që të ngadalësoheni sepse keni arritur një pjesë të madhe të objektivave. Mirëpo, Dielli mbetet në shenjën tuaj edhe për tri javë në vazhdim, kështu që keni kohë të vendosni objektiva të reja.
Gaforrja-Ju do të jeni subjekt i sulmeve gjatë gjithë ditës. Pavarësisht kësaj keni zgjuarsinë të përballoni sulmet që mund t’ju dëmtojnë. Disa ide unike do bëjnë që të merrni në dorë një projekt të ri.
Luani-Ambienti në çift do të jetë shumë i ngrohtë sot. Do të jeni më të afërt me partnerin dhe do sqaroni disa keqkuptime të mbetura pezull. Sa i përket financave, situata do të jetë delikate për shkak te pakujdesisë së treguar kohët e fundit. Po vazhduat njësoj do të mbeteni pa para.
Virgjëresha-Jeni përmirësuar shumë ditët e fundit. Në harkun kohor të pak ditëve, keni arritur që të keni sukses, aty ku keni dështuar gjithmonë. Kjo gjë duhet t’ju motivojë shumë dhe t’ju bëjë që të shikoni të ardhmen me pozitivistet.
Peshorja-Do t’ju bëjë përshtypje përse sot të tjerët nuk do ta kenë vëmendjen tek ju. Kjo padyshim do t’ju mërzisë dhe do t’ju bëjë me nerva. Bëni kujdes pasi në këtë mënyrë do t’i largoni ata edhe më shumë. Provoni të tregoheni të butë e të duruar e do të shihni se kjo situatë do të kalojë.
Akrepi-Nëse instinktet ju thonë se dikush po përpiqet t’ju tradhtojë, duhet të bëni diçka. Nëse nuk veproni, ata do ta marrin sjelljen tuaj për dobësi dhe si një të shenjë që ata mund t’ju tradhtojnë kur të duan.
Shigjetari-Mos planifikoni asgjë. E gjithë ditë do të jetë me të papritura. Njerëzit e familjes i keni lënë pas dore. Në fund të ditës shijoni kënaqësi pa fund me shoqërinë.
Bricjapi-Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë kujdes me sjelljen sot. Mos bëni veprime për të cilat do të pendoheni më vonë. Ndërsa financat do të jenë të mira, kështu që mund të kryeni disa shpenzime më shumë se zakonisht.
Ujori-Planeti i Mërkurit në shenjën tuaj e bën më të lehtë të justifikoni veten para të tjerëve për gjithçka keni zgjedhur të bëni dhe të mos bëni. Duhet t’ia nisni punës.
Peshqit-Do të jetë një ditë plot surpriza për ata që janë në një lidhje. Debatet do ja lënë vendin harmonisë në çift. Sa i përket buxhetit, do të ketë përmirësime të vogla.