Horoskopi për datën 2 qershor 2022 nga Russell Grant

Dashi

Është koha për t’i dhënë fund një ose dy angazhimeve afatgjata në favor të fillimeve të reja. Për habinë e dikujt, as nuk do të ndiheni keq për atë që duhet të hiqni dorë për të rifilluar përsëri. Ju e ndjeni se është koha për diçka ndryshe dhe jeni të vendosur të siguroheni që gjërat të ndryshojnë në favorin tuaj.

Demi

Një situatë mund të ishte më e menaxhueshme nëse nuk do të përfshiheshin kaq shumë njerëz. Jeni të lodhur duke dëgjuar debate se çfarë duhet bërë për më të mirën. Të gjithë duan të thonë diçka dhe kjo po shkakton konfuzion. Gjykimi juaj është i shëndoshë. Mund të mbështeteni në idetë tuaja.

Binjakët

Jeni ngurrues të pranoni se një punë që keni marrë me entuziazëm po rezulton më e kushtueshme dhe e komplikuar sesa pritej. Dikush u përpoq të të paralajmëronte paraprakisht, vetëm se ti nuk deshe të dëgjoje, dhe tani mund ta shohësh sa të drejtë kishin, vetëm se nuk dëshiron ta pranosh.

Gaforrja

Ka shumë punë për të bërë. Ju mund të pendoheni për marrjen e përgjegjësive shtesë që duhet t’i kishin kaluar dikujt tjetër. Mendja juaj vazhdon të kthehet drejt mundësive të reja. Jeni beqar? Një ngjarje shoqërore mund të përfundojë me nota romantike, edhe nëse kjo nuk është diçka që keni planifikuar ose pritur.

Luani

Nuk keni ndërmend të tregoni zhgënjimin tuaj me njerëzit që janë të ngadaltë për të bërë punën e tyre, por dëshironi të vazhdoni dhe të shihni rezultate. Dikush që po ju ngadalëson ka filluar t’ju shqetësojë. Ndërsa ndërgjegjësohen për shqetësimin që po shkaktojnë, kjo i vë ata nën stres. Këmbëngulni të vazhdoni vetë për të shmangur situata të tilla tensioni.

Virgjëresha

Prioritet do të jetë rishikimi i situatës për të bërë disa ndryshime për t’iu përshtatur nevojave tuaja të ardhshme. Mos u nxitoni. Së pari do të jetë e nevojshme t’i rregulloni gjërat në mendje përpara se t’u bëni ndonjë sugjerim palëve të tjera të interesuara. Keni më shumë kohë për të shqyrtuar çështje të rëndësishme.

Peshorja

Marrëdhëniet familjare po shkojnë mirë. Ju keni kërkuar një justifikim për t’u tërhequr nga marrëveshjet që nuk ju pëlqejnë më. Disa angazhime në karrierë do të japin përgjigjen që prisnit. Një fqinj do të sjellë në vëmendjen tuaj një thashethem që ju shqetëson edhe pse përpiqeni të mos besoni gjithçka që dëgjoni.

Akrepi

Çështjet pronësore dhe financat janë shkaku i disa debateve të ndezura. Një shitje shtëpie nuk po shkon mirë. Keni debate në familje. Ajo që po bëni, është që po përpiqeni të përmirësoni sigurinë tuaj financiare. Nëse mund t’i bindni anëtarët e tjerë të familjes suaj që të ndajnë shpenzimet, kjo do të zvogëlojë barrën mbi ju.

Shigjetari

Keni kaluar mjaftueshëm situata në jetën tuaj për të vazhduar pa u përfshirë në problemet e të tjerëve. Një konfrontim me disa zyrtarë do të ketë të bëjë me çështjet për një koleg ose mik. Nuk është vonë për t’u larguar. Lërini ata të zgjidhin punët e tyre.

Bricjapi

Një ftesë për një seminar do të kërkojë një përgjigje të shpejtë. Kjo duhet të jetë një përvojë e vlefshme, prandaj sigurohuni që ta kapni me të dyja duart. Një marrëdhënie e re ju jep një ndjenjë se keni takuar dikë që ju kupton vërtet. Kjo mund të krijojë një bashkim ideal nëse jeni beqarë dhe jeni në kërkim për një romancë të re.

Ujori

Çdo lloj udhëtimi do të duket si humbje e kohës tuaj. Vonesat dhe pengesat e tjera do të ndodhin teksa keni një takim. Nuk është çështje jete ky takim gjithsesi dhe mund të bëni edhe pa të.

Peshqit

Një punë që keni marrë përsipër mund të përmirësohet me pak kreativitet. Përdorimi i imagjinatës tuaj për ta bërë këtë projekt më interesant do t’i mbajë të tjerët të interesuar gjithashtu. Do të jenë detyrat mendore dhe jo fizike ato që nxjerrin më të mirën tek ju.

Author: admin