Dashi grua e forte, Gaforrja grua sensuale/ Keto jane 4 shenjat e horoskopit qe i duan te gjithe burrat

Horoskopi i saj!

Problemi nuk jeni ju… është shenja e saj e horoskopit! ICON sot ju tregon se si të silleni me femrën që keni apo kërkoni të keni në krah në varësi të shenjës që ajo i përket. Mos harroni të plotësoni kushtet e renditura sa më mirë kështu do të përfitonit një lidhje për të mos u harruar.

Dashi:

1

Të lidhesh me një femër që i përket shenjës dash është një lumturi e veçantë. Ajo është gjaknxehtë, dhe një femër e fortë kështu që bën mirë të dish të përballosh këtë! Femrat Dash është personi që i pëlqen të jetë e lirë, dhe nuk preferon të ndihet e varur nga të tjerë. Për atë, pjesa më e bukur e një lidhjeje është fillimi, nëse tërheqja ndodh që në fillim atëherë ajo do të luftonte për ty. Nuk dëshiron lidhje të shkurtra, pasi preferon që partnerin ta ketë një mbështetje në vendimet e saj. Ajo kërkon një partner romantik por njëkohësisht edhe një shok të mirë. Mund të jetë xheloze dhe dëshiron vëmendje të plotë nga një mashkull. Pra kujdes… mos harroni t’i jepni gjithë vëmendjen tuaj!

Demi:

2

Femrat e kësaj shenje janë mjeshtre të filtrimit. Ajo do të marrë gjithçka që dëshiron por njëkohësisht është edhe e duruar, do të priste për të arritur më të mirën. Demi kërkon stabilitet dhe siguri, nuk do të toleronte një mashkull që nuk është i drejtpërdrejtë me atë dhe do ta bënte të ndihej e pasigurt. Mund të themi se i pëlqejnë gjithmonë flirtimet e viteve 60’ me pije dhe shëtitje të gjata. Femrat e kësaj shenje qëndrojnë me këmbë në tokë dhe janë besnike. Mbaje mend, një femër dem është shumë sensitive edhe pse mund të mos shfaqet kështu. Nëse e thyeni besimin e kësaj shenje… ka gjasa të mos e fitoni më asnjëherë mbrapsht.

Binjakët:

12

Ajo është tmerrësisht magjepsëse! Sido që të jetë, të lidhesh me të mund të duket më shumë si një miqësi e mirë duke patur parasysh natyren natyrale të binjakëve. Ky nuk është një disavantazh, përkurndrazi do të ndiheni të përkëdhelur dhe aventurier. Meqënëse përfaqëson shënjën duale vështirësia qëndron në plotësimin e të dyja anëve të medalies: dashuria, përkëedheljet dhe stimulimi e forca. Binjakët kërkojnë shumë gjëra interesante dhe nuk e pranojnë monotoninë, mbajeni parasysh që të jeni gjithmonë i gatshëm për shumë aventura. Gjithashtu pika e dobët…xhelozia dhe vlen të thuhet se janë femra që do t’i mbanit mend gjithë jetën!

Gaforrja:

Gaforrja është shumë sensuale, emocionale dhe pasionante. Për të arritur një femër të tillë odo shumë durim dhe ngrohtësi. Mos prisni që ajo të tregohet menjëherë e drejtpërdrejtë, do të mendojë çdo lëvizje kundrejt jush dhe nuk bën asnjëherë lëvizjen e para. Në këtë shenjë ka shumë ‘mos’ dhe prandaj partneri duhet të tregohet i kujdesshëm në vendimet që merr.Besimi është pikë kyçe e lidhjes për një gaforre, nëse besimi shkelet bën mirë që të ecni përpara pa të. Nëse jeni mashkulli që mund t’i siguroni asaj siguri atëhere kjo lidhje mund të zgjasë përgjithmonë.

Luani:

6

Hapi i parë: adhurojeni atë! Lidhja mund të mos funksionojë asnjëherë nëse ajo nuk e merr këtë nga ju. Mos mendoni për femra të tjera kur keni një luan në krahë, ajo do e kuptonte këtë menjëherë. Mendimi i konkurrimit me të tjera nuk ju ndihmon me këtë shenjë. Nga ana tjetër përgatituni të jeni në garë më shumë meshkuj të tjerë. Femrat luan tërheqin meshkuj nga personaliteti i tyre. Luani do të ishte shenja ideale për një mashkull dominant. Mos harroni pasionin… femrat luan mendojnë se pasioni është ajo çka i duhet më shumë një lidhjeje.

Virgjëresha:

9

Një femër virgjëreshë mund të duket e ftohtë dhe aspak e tërhequr, por brenda ajo ruan një femër të fortë, pasionante dhe e sigurt. Do të luajë shumë derisa të keni aprovimin e saj dhe frika e një virgjëreshe qëndron në shfaqjen e anës emocionale dhe ekspozimit ndaj lëndimeve. Njëherë që dashuron, bën që gjithçka të funksionojë mirë. Një femër në këtë shenjë do të bëj çmos që të sfidojë durimin tuaj, por nëse arrini të hyni në anën emocionale atëhere do të fitonit shumë.

Peshorja:

10

Femra peshore përkufizohet si një femër sharmante, një mjeshtre në artin e tërheqjes. Mjedisi rrethues është i rëndësishëm për të, sigurohuni që në takimin e parë të jeni chic dh eta mbyllni takimin me një shëtitje në park. Do të ndihej paqësore dhe do e tërhiqnit më thjesht. Mund të duket e rezervuar, por pas çdo komplimenti ajo shkëlqen më shumë. Herë pas here mund të kërkojë ‘pushime’ nga lidhja por kjo është sepse kërkon të kalojë shpesh kohë me vetveten. Bëhuni romantik për të, kështu s’do ta humbiste interesin në asnjë moment.

Akrepi:

4

Akrepi është shumë emocionale, kërkuese dhe ekspresive. Ajo është plot intriga dhe gjithashtu magjepsëse si femër të cilën e tërheqin meshkujt me karakter të fortë, për të cilët paraqet një sfidë më vete. Akrepi femër është një femër flirtuese. S’do t’ja jepte zemrën lehtë një mashkulli pasi tregon shumë kujdes në besim dhe në shfaqjen e emocioneve. Mund të mos e tregojë por gjithmonë kërkon një lidhje të fortë dhe të afërt, në mënyrë që të arrihet kjo duhet të mos e thyeni besimin dhe ta lini të kuptojë se ju jeni aty për të. Akrepi shpesh kërkon të kontrollojë një lidhje, por kësaj here lejoheni pasi me vendimet e saj nuk do të gabonit asnjëherë.

Shigjetari:

5

Shigjetari është mirënjohëse dhe gjithmonë do të jetë aty për ju. Mashkulli ideal do të ishtë kreativ dhe plot me energji. Asaj i pëlqejnë ndryshimet, kështu që bëni merrni vendime të sekondës së fundit dhe nuk do e humbiste interesin. Nëse dëshironi që të jetë një lidhje e fortë, duhet të luftoni për lumturinë nëse ndihet e palumtur nuk do e kishte problem të largohej dhe të mos shihte më mbrapa. Fatmirësisht nuk është shumë e vështirë që ta mbani të lumtur mjafton të qëndroni pranë dhe të mos merrni situata të ndryshme shumë seriozisht. Lëreni të shijojë lirinë e saj dhe flirtoni pa i nxituar hapat në një lidhje. Fatlumi nuk do të arrinte vetëm një lidhje të mrekullueshme por edhe një partnere aventuriere!

Bricjapi:

7

Brenda saj ajo është romantike dhe e dashur por duhet mashkulli i duhur që ta shfaqë këtë anë. Nga jashtë duket se nuk i intereson për dashurinë. Bricjapi do kërkojë kohë që të arrihet kështu mos u përpiqni që të nxitoni një lidhje. Tregohuni të duruar pasi ajo është tillë. Femrën bricjap e karakterizon klasi, për këtë arsye gjithmonë duhet ta trajtoni si zonjushë. Ajo do kërkonte ta dominonte një lidhje por brenda vetes kërkon drejtim dhe përkrahje në vendimet që merr.

Ujori:

8

Shenja që kerkon më shumë pavarësi dhe liri! Ajo është argëtuese, e zgjuar dhe aventureske. Cdo mashkull në një lidhje me ujorin do të ishte me fat pasi ajo zgjedh të jetojë një lidhje plot me lumturi dhe çaste të bukura. Lidhja do të ecte me hapa të ngadaltë pasi ajo nuk përfshihet shpejt emocionalisht e nëse jeni duke u përpjekur t’i fitoni zemrën duhet të silleni me respekt dhe barazi. Komunikimi është çelësi, kështu do të fitonit besimin dhe zemrën e saj. Shpesh do të duket e larguar dhe e ftohtë, por kjo nuk do të thotë se duhet të mos i qëndroni afër. Ujori është për një mashkull që i pëlqejnë sfidat dhe aventurat.

Peshqit:

3

Peshqit janë ndër shenjat që i karakterizon zgjuarsia. Ajo e bën një mashkull të ndihet lider dhe mbrojtës. Shpeshherë mund të tregohet e butë dhe me sjellje shumë elegante. Kujdes, një femër e kësaj shenje mund të shohë përmes syve tuaj e të dallojë përkushtimin apo lojën.Nëse ndihet e refuzuar do të largohej menjëherë pasi nuk e përballon dot këtë të fundit. Partneri bëhet pjesa plotësuese e kësaj shenje dhe do kuptonit se do t’ju bëntë të ishit një njeri më i mirë. Ekstremisht romantke dhe do të humbiste vetveten për mashkullin e duhur.

Author: admin