Do ti hapen portat e fatit te mire/ Astrologia Meri Gjini zbulon 4 shenjat me FAT te muajit QERSHOR

Sot në emisionin “Live From Tirana” ishte e ftuar në studio astrologia e njohur Meri Gjini. Ajo foli për parashikimin e shenjave të horoskopit për muajin qershor 2022.

Si do të jetë ky muaj për shenjat e zodiakut?

Është muaji i fëmijëve, i adoleshentëve dhe i atyre që ndihen fëmijë. Fillon një periudhë e mirë që nis në datën 6 Qershor dhe përfundon më 25 Korrik. Do të shërbejë si korigjues për dëmet që na ka bërë muaji maj. Muaji i mirë për martesat, për të zgjeruar familjen, ka korigjime në raportet personale, do të ketë lëvizje bankare në të gjithë verën.

Në datën 10 kemi një hyrje të trefishtë tek Demat të cilat kanë të bëjnë me ekuilibrin në shtëpi, data 11 deri më 15 Qershor kemi këmbime ekonomike për beqarët që janë në kërkim, data 19 Qershor për studentët që duhet të futen në provime, nisur nga data 3 deri më 22 Qershor kanë mbarësinë dhe fatin maksimal. Data 20 është për çështje shkresash, këmbime ekonomike, për ata që duan të lëvizin dhe gjithashtu deri në datë 27 kanë arritur një formë qëndrueshmërie. Ditët e fundit kemi një Hënë të re tek Gaforrja dhe do të jenë 2-3 momente që nuk duhet të dëgjojmë instiktin. Me Hënë të re e nisim dhe me Hënë të re e përfundojmë.

E nisim me shenjat e Zjarrit:

Dashi

Kanë Mars dhe Jupiter kokë më kokë. E ka nisur që me datë 29 Maj këtë hyrje dhe do të vazhdojë deri në fundin e korrikut. Është një frymëmarrje e rëndësishme, një shije shumë e vogël e asaj që presim për nga Dhjetori 2022 dhe i gjithë viti 2023 sidomos për të lindurit në 10-ditshin e parë. Do të ketë iniciativa të karrierës, biznesit të projektuara me shumë fat dhe të ndihmuara nga energjia e Universit.

Ka lëvizje të sakta me sistemin bankar, ka buzëqeshje të mirë në aspektin ekonomik veçse duhet të mendohen 2 herë sepse ky bashkim jep energji të fortë dhe nga entuziasmi mund të bëjmë zgjidhje të pamenduara. Janë në kërkim të gjetjes së ekuilibrit sa i përkes jetës sentimentale. Në fundin e javës do e mbyllin me pak debate por rreth datës 11-16 Qershor do të ekuilibrohen. Të jenë të kujdesshëm këtë javë sa i përket viruseve të kohës.

Luani

Do të kenë sukses, çfarë ka të bëjë me zgjerime të qëllimeve profesionale është muaji i duhur. Të kenë pak kujdes deri në datën 6 dhe pas datës 27 Qershor në komunikim me njerëzit me të cilët bashkëpunojnë. Është koha për zgjerime sociale të cilat mund të kthehen në pikën më të fortë nëse e ulim tempin e egocentrizmit. Zgjerimin që e kërkojnë në çështjet praktike do ta kenë.

Shigjetari

Mërkuri në datën 13 Qershor do të ekuilibrojë raportet njerëzore dhe raportet në çift që kanë qenë pika e dobët e mbylljes së muajit Maj. Përsa i përket vendosjes së Marsit dhe Jupiterit është pozicion fantastik dhe për më të mprehtët mendërisht mund të rezultojë si më të favorizuarit e zodiakut. Të kenë kujdes edhe me familjet e tyre.

Author: admin