Astrologia Ada Alberti sjell horoskopin ekspres të Dates 14 qershor 2022

Dashi

Nëse sot nuk hiqni dorë nga të bërit e gjërave me inat keni për t’i vuajtur gjatë pasojat. Ju të dashuruarit do jeni mjaft impulsivë dhe mund të bëni edhe gjëra të gabuara të cilat nuk do i pëlqejnë aspak atij që keni në krah. Nëse jeni beqarë duhet të përgatiteni shpirtërisht për dashuri me shikim të parë. E gjithë bota do ju ndryshojë brenda disa orëve. Punën do e keni në qendër të vëmendjes, megjithatë disa gjëra mund t’iu rrjedhin edhe keq. Mos u dorëzoni në asnjë moment. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë duhet patjetër të shmangni shpenzimet e paarsyeshme.

Demi

Gjatë kësaj dite do bëni mirë të mos tregoheni të sjellshëm me të gjithë dhe të mos tregoni gjëra personale. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë shumë e favorshme për jetën sentimentale. Në disa momente mund të ndiheni keq pranë partnerit dhe mund të mendoni edhe të shkëputeni pak kohë e të reflektoni. Ju beqarët do keni mbështetjen e Venusit dhe Marsit dhe do realizoni një takim fantastik e drithërues. Në punë projektet që keni nisur janë ambicioze, por sot nuk do keni durimin e duhur për t’u çuar gjërat më tej. Sa më parë duhet të kërkoni ndihmë e të merrni masa. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë pak më shumë kujdes nuk do ju bëjë dëm.

Binjakët

Gjatë kësaj dite nuk priten ngjarje shumë të mëdha dhe në përgjithësi do i merrni gjërat me qetësi. Për ju të dashuruarit do mbizotërojë dialogu dhe nuk keni për të pasur aspak probleme me partnerin tuaj. Zemra juaj do ndihet gjithë kohës e mbushur. Nëse jeni beqarë nuk duhet të nxitohen për asgjë sepse atëherë kur nuk do e prisni gjërat do ju marrin tatëpjetën. Në punë duhet të jepni më të mirën nga vetja për të arritur ku doni. Po qëndruat në pritje nuk ka për të ecur mirë asgjë. Të ardhurat do kenë goxha përmirësime. Përfitoni nga rasti për të bërë edhe disa investime më tepër.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do jeni në kërkim të emocioneve të forta dhe shpesh do ja lini gjërat edhe fatit. Ju të dashuruarit do bëni gjëra të jashtëzakonshme me partnerin tuaj dhe shpeshherë do ju duket sikur jeni nëpër ëndrra. Ju beqarët do jeni mjaft energjikë dhe gati për të bërë çdo lloj çmendurie. E rëndësishme për ju është të mos e ndieni vetminë dhe të mos bini në rutinë. Në punë ka mundësi që t’iu dalë situata jashtë kontrollit Kujdes me operacionet e mëdha financiare. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi kështu që mund të shpenzoni qetësisht dhe pa frikë.

Luani

Ndryshimet e shumta që do ndodhin gjatë kësaj dite do ju trembin pamasë dhe nuk do ju lënë të qetë për të vepruar. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë tej mase e paqëndrueshme. Do keni herë pas here probleme me partnerin dhe nuk do ndiheni të qetë. Ju beqarët më në fund do realizoni takimin të cilin e keni ëndërruar prej kohësh. Në planin profesional, mungesa e besimit në vetvete do ju bëjë të mos i arrini qëllimet që i kishit vënë vetes. Nuk do jeni aspak produktivë. Në planin financiar ka ardhur koha të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik vetëm për ta përmirësuar situatën. Po nuk tentuat nuk keni si ta dini nëse mund t’ia dilni apo jo.

Virgjëresha

Ju keni aftësi të veçanta për të tërhequr pas vete turmat dhe sot do i mahnitni që të gjithë. Ju të dashuruarit do jeni shumë më të hapur ndaj partnerit tuaj dhe do e keni më të lehtë të flisni me të për gjithçka. Në mbrëmje situata ka për të qenë e jashtëzakonshme. E njëjta gjë edhe për ju beqarët. Më në fund do realizoni takimet e shumë ëndërruara dhe do filloni një lidhje. Në punë, të gjitha projektet që keni nisur do ecin sipas planit, por ju do ndiheni më të lodhur se disa ditë më parë. Bëni durim dhe më pas do keni mundësi të çlodheni. Buxheti do jetë goxha i mirë megjithatë po u treguat më të matur me shpenzimet nuk do dilni të humbur.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do bëni një bilanc të jetës deri më tani dhe mund të bëni disa zgjedhje. Nëse keni një lidhje dhe bëni pak më shumë lëshime ndaj partnerit tuaj, gjërat do ju ecin më mirë. Nëse nga ana tjetër tregoheni striktë dhe arrogantë mund të keni probleme goxha serioze. Ju beqarët papritur do takoni një person për të cilin do ju rrahë zemra akoma më fort. Në vend që të merreni me të ardhmen profesionale më mirë kujdesuni për të tashmen që ajo të jetë edhe më ë mirë. Në planin financiar do dini sa para të shpenzoni dhe sa të hiqni mënjanë për të siguruar të ardhmen.

Akrepi

Sot nuk ka për të pasur asnjë ndodhi negative megjithatë bëjini sytë katër dhe mos besoni mbi të gjitha tek personat që do duan t’iu mbushin mendje me lajka. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë më e qetë nga sa e kishit menduar. Përfitoni nga kjo për të folur me partnerin për gjithçka që ju ka shqetësuar deri më tani. Ju beqarët nuk do stepeni aspak dhe do joshni ashtu si do e mendoni. Mundet edhe ta arrini atë që doni. Në punë do ju kërkohen rezultate të mëdha që ju nuk keni mundësi t’i arrini. Flisni me shefat dhe shpjegohuni sa më shumë. Në planin financiar duhet të bëni kujdes sa më shumë sepse gabimi më i vogël mund t’iu çojë drejt probleme serioze.

Shigjetari

Jupiteri do ju bëjë me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite. Askush nuk do e ketë të vështirë t’iu ndjekë në idetë tuaja. Ju të dashuruarit duhet të përfitoni sa më shumë që të mundeni kur të jeni në krahët e partnerit tuaj sepse jo gjithmonë do iu jepet mundësia të kaloni kaq shumë kohë bashkë. Ju beqarët më në fund do mund ta gjeni një person me të cilin do ja vlejë të fillojnë një lidhje. Në punë do i merrni gjërat me optimizëm dhe do ndiheni të sigurt në vetvete. Bindja se do arrini çdo objektiv është e pathyeshme. Situata financiare do jetë shumë herë më e stabilizuar se më parë kështu që mund të bëni edhe disa shpenzime më shumë për gjëra që ju duhen.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do keni edhe kontradikta me personat që ju rrethojnë. Neptuni në bashkëpunim me Mërkurin do ua ndërlikojnë gjërat. Nëse keni një lidhje, jeta juaj mund të kalojë edhe vështirësi të vogla. Shpesh do jeni të nxituar me ato që do thoni dhe mundet edhe ta lëndoni atë që keni në krah. Ju beqarët do keni disa takime, por ato do shkojnë deri tek aventurat kalimtare. Për dashuritë e mëdha do ju duhet të prisni ende. Në punë duhet të gjeni një ambient sa më të qetë për të plotësuar detyrat e dhëna. Rrëmuja dhe zhurmat e mëdha mund t’iu shpërqendrojnë. Gjendja financiare do ketë përmirësime të mëdha aq sa mund të bëni edhe investimet e menduara më herët.

Ujori

Plutoni dhe Dielli do përkujdeset për çdo detaj gjatë kësaj dite dhe do ua mbushë shpirtin me gëzim e dashuri. Ju të dashuruarit do i qëndroni gjithë kohës besnikë partnerit tuaj dhe marrëdhënia me të ka për të qenë e jashtëzakonshme. E ardhmja pritet më e mirë. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri kështu që edhe për disa kohë do vazhdoni të jetoni të vetmuar. Në punë askush nuk do ju ndalojë aktivitetin që keni nisur edhe pse në disa momente stresi do jetë i madh. Në planin financiar situata do jetë më e mirë se disa ditë më parë, por kjo nuk do të thotë që për këtë arsye të kryeni shpenzime të ekzagjeruara.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do jeni edhe si të përgjumur, por edhe të buzëqeshur. Do shihni anën e mirë të gjërave. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë si një lumë i qetë. Do diskutoni gjerë e gjatë me partnerin për të shkuarën dhe për të ardhmen që ju pret. Ju beqarët do bëni mirë të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa me dikë pasi është mirë të njihni çdo anë të tij. Në punë do keni një mënyrë të veçantë për t’i bërë të gjithë t’iu besojnë dhe do ua mbushin mendjen për gjithçka. Në planin financiar fati do jetë gjatë gjithë kohës në anën tuaj dhe gjendja do mbetet e mirë. /dritare.net

Author: admin