Horoskopi për datën 22 qershor 2022 nga Russell Grant

Dashi

Ju do të shpërbleni për të gjithë punën dhe përpjekjet tuaja. Fitimi juaj mund të jetë humbje e dikujt tjetër dhe kjo do t’ju shqetësojë paksa. Një mik apo shok pune më pak i talentuar do të luajë lojëra mendore me ju dhe komentet e tyre synojnë t’ju bëjnë të ndiheni në faj.

Demi

Një i afërm i moshuar heziton të japë bekimin e tij për planet që do të përfshijnë të gjithë familjen. Nëse ju nuk hiqni dorë dhe ngulni këmbë ata do të arrijnë të shohin anën pozitive të gjësë.

Binjakët

Çështjet e ndjeshme duhen diskutuar brenda familjes. Sa më shpejt të hapen diskutimet, aq më lehtë do të jetë zgjidhja e tyre. Ndonjëherë është mirë që çështje të tilla të mos i lini pas dore.

Gaforrja

Ju jeni gati për të vendosur planet afatgjata të karrierës. Cilido qoftë qëllimi juaj, ju jeni të rrethuar nga njerëz që janë të gatshëm dhe të aftë për t’ju ndihmuar.

Luani

Për shkak të një ose dy ngjarjeve që luhaten në favorin tuaj, do të shihni që popullariteti juaj mes kolegëve do të rritet. Kjo mund të jetë vetëm për rastësi ose pasqyron punën tuaj të palodhur.

Virgjëresha

Është e vështirë të fshehësh faktin se po ndihesh i mërzitur nga sasia e kohës që harxhon kot. Derisa dikush të përmbushë detyrimin e tij, një projekt pune nuk do të përfundohet. Kështu që angazhohuni më shumë në detyrimet tuaja dhe mos i lini pas dore.

Peshorja

Nuk duhet të ketë asnjë problem për të përballuar kërkesat e papritura që do ju vijnë. Disa mund t’ju ngarkojnë punë me më shumë përgjesgjësi, por s’ka asgjë për t’u shqetësuar pasi ju do ta gjeni zgjidhjen.

Akrepi

Papritmas mund ta gjeni veten përgjegjës për t’u kujdesur për një fëmijë ose kafshë të vogël. Kjo nuk kishte qenë në axhendën e sotme dhe, përveç riorganizimit të planit tuaj, mund të vendosni të bëni disa ndryshime për të pasqyruar këto prioritete të reja. Dikush po mbështetet tek ju për këshilla dhe udhëzime.

Shigjetari

Një person i afërt do t’ju vijë për një nder. Do t’ju pëlqejë mënyra se si do ju afrohen dhe nuk do të keni problem t’i ndihmoni ata.

Bricjapi

Rezistojini tundimit për të kërkuar ushqime të pashëndetshme kur jeni në ankth. Konfuzioni për një punë ose çështje financiare e bën të vështirë për ju që të pajtoheni me ndryshimet që janë në pritje. Nëse nuk mund të mendoni qartë, çdo lloj aktiviteti fizik do t’ju ndihmojë.

Ujori

Do të krijoni dyshime për një marrëdhënie të ngushtë pasi ta analizoni me detaje. Kjo analizë do t’ju ndihmojë të kuptoni edhe veten më mirë. Për më tepër, kjo do t’ju ndihmojë të rivlerësoni marrëdhëniet tuaja me familjen dhe miqtë. Nga kjo qëllimet tuaja do të pësojnë një ndryshim rrënjësor.

Peshqit

Vëreni se çfarë po planifikojnë të tjerët përpara se të bëni plane ose marrëveshje që mund të mos i pëlqejnë familjes tuaj. Mundësi të reja mund të vijnë së shpejti në rrugën tuaj. Ju keni qenë gjithmonë intuitiv dhe ndjeni një aluzion ndryshimi në ajër, por tani për tani, asgjë e caktuar nuk mund të përcaktohet.

Author: admin