Shumë persona e kanë të vështirë të dhurojnë një buzëqeshje dhe çdo situatë e marrin shumë seriozisht. Problemi nuk qëndron as tek ju dhe as te batutat që përdorni me këta persona, por te shenja e horoskopit. Më poshtë do të njiheni me 3 shenjat më serioze të horoskopit, që nuk u qesh buza kurrë.
Akrepi
Akrepët bëjnë humor të zi, i cili shpesh mund t’i prekë të tjerët apo t’i bëjë të ndihen të ofenduar. Atyre ju pëlqejnë të shohin pasiguritë tek të tjerët, sepse kështu ndihen më të mbrojtur. Në shumicën e rasteve i marrin gjërat më shumë seriozisht se sa duhet, pasi mendojnë se të tjerët po luajnë me ta.
Bricjapi
Serioziteti i Bricjapit arrin deri në atë pikë sa të interpretojnë gabim çdo batutë dhe ta marrin si një sulm personal ndaj tyre. Edhe pse është një shenjë shumë karizmatike, Bricjapët e humbasin këtë veçori në momentin që bien pre e provokimeve dhe lejojnë gjaknxehtësinë të flas në emër të tyre.
Peshqit
Peshqit janë shenja më e ndjeshme e horoskopit, por në të njëjtën kohë edhe ndër më seriozët. Nuk qeshin direkt me shakatë që bën dikush, pasi mendojnë se mund të jetë diçka serioze. Nëse kanë kaluar një periudhë jo të mirë, e kanë të vështirë t’i marrin lehtë gjërat.