Horoskopi Paolo Fox Dashi: Duhet të filloni të luani të gjitha kartat që keni në mënyrë që të kuptoni se çfarë është më e mira për ju. Në punë, përpiquni të përqendroheni në një qëllim pa u humbur në konfuzionin e mendimeve që ju vijnë herë pas here në kokë.
Horoskopi i Demit Paolo Fox: Mos kini frikë nëse ndiheni të pamotivuar në këtë periudhë. Ndonjëherë të marrësh një pushim nga gjithçka nuk është domosdoshmërisht gjë e keqe. Në punë do të shpalosen mundësi të reja.
Horoskopi i Binjakëve Paolo Fox: Jeni duke vënë në dyshim të gjitha gjërat që ju rrethojnë dhe për këtë arsye partneri/ja juaj është shqetësuar. Mundohuni t’i qëndroni pranë. Puna po bëhet shumë e rëndë, bëni një pushim.
Horoskopi Paolo Fox për Gaforren: Në dashuri do të keni më shumë fat javën e ardhshme sesa këtë mesjavë. Shijoni këto ditë për të menduar dhe për të rikthyer veten në rrugën e duhur. Bëhuni më pak të disponueshëm apo gatitu në punë dhe fitoni respektin.
Horoskopi i Paolo Fox Luani: Dashuria nuk shkon gjithmonë ashtu siç duhet, por nuk keni pse të turbulloheni. Pranë jush keni njerëz që ju mbështesin në çdo moment. Në punë mund të synoni më lart.
Horoskopi i Virgjëreshës Paolo Fox: Hëna është në anën tuaj këtë të enjte, përfitoni nga rasti për të bërë diçka që zakonisht nuk keni guxim ta bëni. Ndiqni instinktet tuaja edhe në punë.
Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Gjeni ekuilibrin që ju karakterizon dhe lini trurin të qetë duke mos trazuar mendimet tuaja. Këtë fundjavë mund të keni disa surpriza të mëdha edhe në punë.
Horoskopi Paolo Fox Akrepi: Ndoshta duhet të ndaloni së kërkuari dashurinë dhe të fokusoheni më shumë tek vetja. Vetëm atëherë do të jeni në gjendje të tërhiqni dikë tjetër. Në punë jeni shumë të fokusuar dhe kjo do ju sjellë rezultate të mira.
Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: Jeta juaj do të ndryshojë dhe ju jeni pak të shqetësuar. Mundohuni të mos e stresoni edhe partnerin/en sepse thjesht dëshiron t’ju ndihmojë. Brenda pak ditësh mund të pushoni pak në punë.
Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox: Vendosmëria juaj për t’u ndjerë mirë është e rëndësishme. Mos e humbni besimin në atë që dëgjoni dhe besoni ato që ju thonë yjet: ndiqni instinktet tuaja.
Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Mes punës dhe angazhimeve po e neglizhoni pak partnerin/en. Mundohuni të mos e lini shumë mënjanë, mund të ndikohet.
Horoskopi i Peshqve Paolo Fox: Edhe nëse jeni të hutuar, do të shihni që së shpejti të gjitha pyetjet do të marrin përgjigje. Vazhdoni ta besoni dhe mos u dorëzoni kurrë. /noa.al