Horoskopi për datën 10 Korrik 2022 nga Russell Grant

Dashi

Nuk ndiheni aq të rrjedhshëm apo aq të artikuluar sa disa njerëz me të cilët po rrini sot. Njohuritë dhe përvoja e tyre bëjnë që njohuritë tuaja për disa çështje të duken të kufizuara. Bëni shumë pyetje. Nëse ka ndonjë gjë që nuk kuptoni, do të jetë dikush që mund t`ju japë përgjigjen.

Demi

Njerëzit që përpiqen të kontrollojnë veprimet tuaja dhe të ndikojnë në vendimet tuaja kanë filluar t’ju mërzitin. Nuk do të nxitoheni kur vjen puna për të vendosur për një angazhim të rëndësishëm. Ju duhet kohë për të shqyrtuar situatën nga të gjitha këndvështrimet. Disa mund të duan të nxitojnë, por ju keni ndërmend të shikoni mirë përpara se të hidheni në veprim.

Binjakët

Një ofertë e volitshme do të jetë joshëse, por a ju nevojitet vërtet ky artikull? Nëse përgjigja është jo: mos e blini. Kur bëhet fjalë për blerjen, shitjen dhe marrëveshjet e tjera financiare, duhet të siguroheni që të qëndroni me këmbë në tokë. Dikush mund t’ju mashtrojë për të bërë një blerje për të cilën ka të ngjarë të pendoheni më vonë.

Gaforrja

Financat janë një temë e ndjeshme brenda shtëpisë. Ju po shpresonit të vendosnit para rezervë në një llogari investimi ose kursimi, por atom und të duhen për të mbuluar faturat në rritje të familjes. Mund të jetë e nevojshme të hidhet sërish një vështrim mbi mënyrën se si po trajtohen financat e përbashkëta kur buxheti aktual nuk funksionon.

Luanit

Nga ju pritet të merrni përgjegjësinë për një projekt në grup pasi keni aftësitë dhe përvojën e nevojshme për të ndihmuar që kjo përpjekje ekipi të jetë e suksesshme. Ngurrimi juaj për të shfrytëzuar këtë mundësi nuk është për shkak se ju nuk e doni përgjegjësinë. Do të jetë për faktin se tashmë keni mjaftueshëm në “pjatën tuaj”.

Virgjëresha

Shefi juaj ose dikush me autoritet do të jetë kritik ndaj metodave tuaja. Vetëm për shkak se atyre nuk u pëlqen mënyra se si i bëni gjërat, kjo nuk do të thotë që edhe të gjithë të tjerët do të ndihen njësoj. Nëse metodat tuaja funksionojnë për ju, mbështetja do të jepet nga një koleg më i vjetër, të cilin mund të mos e njihni shumë mirë, por këshillat e të cilit ia vlen të merren parasysh.

Peshorja

Kryerja e një pune në kohë do t’i lërë përshtypje dikujt në një pozicion të lartë. Nëse ju kërkohet të bëni një prezantim ose të drejtoni një takim, sigurohuni që të merrni të gjitha detajet përkatëse përpara se të parashtroni idetë tuaja. Pasi të keni të gjitha informacionet në dorë, do të jeni në gjendje t’i përgjigjeni çdo pyetjeje.

Akrepi

Një projekt në të cilin mezi prisnit të përfshiheshit, po ju zhgënjen. Mund t’ju duhet të bindni të tjerët se një qasje më praktike do të funksiononte më mirë. Mos u habitni kur të tjerët fillojnë të kërkojnë nga ju për udhëzime.

Shigjetari

Një mosmarrëveshje me një mik të ngushtë për një çështje politike apo mjedisore nuk do të thotë se kjo marrëdhënie ka marrë fund. Nuk mund të pajtohesh për gjithçka dhe nëse do të ishte kështu, jeta do të ishte e mërzitshme. Komentet e bëra nga të tjerët nuk duhet të merren si personale. Në vend të kësaj, mendoni se sa shumë mund të mësoni duke dëgjuar pikëpamje dhe opinione të ndryshme.

Bricjapi

Ju ndjeni një tension mes dy njerëzve në jetën tuaj që normalisht shkojnë mirë së bashku. Nëse ata nuk janë të lumtur të flasin për këtë, do të ishte më mirë t’i mbani mendimet tuaja për vete. Bashkimi i forcave me dikë për të ndihmuar në mbledhjen e parave për një kauzë të veçantë mund të çojë në zhvillimin e një lidhjeje të veçantë mes jush.

Ujori

Një detyrë me të cilën keni pasur vështirësi mund të bëhet më e këndshme duke e kryer këtë si ekip. Ka shumë njerëz të gatshëm përreth për t’ju ndihmuar dhe do të ketë përparim të mirë. Kjo dëshmon se si një përpjekje ekipi mund ta bëjë punën më pak të lodhshme dhe më shpërblyese.

Peshqit

Jeni të frustruar me përpjekjet tuaja për të realizuar siç duhet një projekt krijues. Jeni shumë perfeksionist? Mos dëgjoni askënd veç vetes. Nëse mendoni se një punë krijuese e keni mbyllur dhe s`ka nevojë për asgjë shtesë, ashtu bëni. Mos shtoni diçka që mund ta shkatërrojë atë që keni ngritur.

Author: admin