Hidhi një sy listës së shenjave të mëposhtme të horoskopit. Nëse ke pranë një mashkull që i përket ndonjërës prej tyre, bën mirë të mos e lejosh të largohet nga ty.
Dashi
Meshkujtë e kësaj shenje janë më të sigurtët në vete nga të gjitha shenjat e horoskopit. Janë të pavarur dhe të vendosur në çdo zgjedhje që bëjnë dhe kjo gjë u pëlqen jashtë mase femrave, të cilat kanë natyrë më tëpasigurtë. Ata janë të edukuar, inteligjentë dhe me mentalitet të hapur. Dinë të flasin dhe të argumentojnëmbi gjithçka. Nuk janë tepër romantikë me femrat, por kur dashurojnë, dashurojnë vërtet.
Demi
Çdo gjë që u përket meshkujve të kësaj shenje, i tërheq femrat. Siguria në vete, fiziku i formuar, mirësjellja në çdo moment. Përfaqësuesit e kësaj shenje e dinë se si të lënë gjurmë në jetën e të tjerëve, ndaj janë padyshim të parezistueshëm. Aspekti fizik i tyre mund të jetë më tërheqësi për femrat në fillim, por me kalimin e kohës ato binden se ata kanë më tepër cilësi të mira se aq. Përkushtimi i tyre për ta bërëtë ndihet e veçantë çdo femër, i bën ato lehtësisht të bien brenda me një mashkull të kësaj shenje.
Peshorja
Meshkujt e shenjës së Peshores nuk mund të përjashtoheshin nga kjo listë. Janë joshës dhe e tërheqin vëmendjen e çdo femre me humorin dhe kulturën e tyre. Janë gjithashtu shumë besnikë në lidhjet romantike që krijojnë. Shumë femra kërkojnë të kenë pranë një mashkull që ta shohin edhe si mik të tyre, pra të flasin lirshëm për gjithçka, dhe meshkujt e kësaj shenje ua japin besimin dhe mirëkuptimin e duhur. Në krah të një mashkulli të shenjës së Peshores, femrat ndihen mirë dhe e shohin të pamundur t’u rezistojnë.