Jeni nga ata njerëz që nuk mund të refuzoni kur të tjerët ju kërkojnë nder? Ndiheni keq nëse refuzoni një dalje dhe sa herë thoni “jo”, keni ndjenja faji dhe keqardhjeje? Ndoshta i përkisni një prej shenjave të mëposhtme të horoskopit.
Dashi
Për shkak se ju gjithmonë dëshironi t’i bëni gjërat, përfundoni duke marrë shumë përgjegjësi, deri në atë pikë sa arrini të neglizhoni veten, për të mos mërzitur të tjerët. E gjithë kjo mund të jetë e keqe për ju, nëse nuk jeni të kujdesshëm.
Gaforrja
Si Gaforre, dëshironi që të dashurit tuaj të jenë të lumtur, ndaj vështirë se do të thoni “jo” si përgjigje. Edhe nëse e dini se nuk keni kohë ose aftësitë e nevojshme, do të bëni gjithçka për të kënaqur njerëzit tuaj. Por ju gjithmonë prisni shpërblimin, për çdo vepër të mirë që bëni.
Peshorja
Këtë e tregon edhe shenja juaj e horoskopit: Ju i vendosni gjërat në peshore. Edhe për shkak se ju gjithmonë dëshironi të mbani ekuilibrin, dëshironi të jeni mirë me të gjithë, nuk i duroni dot debatet dhe të gjeni një zgjidhje vetë, në mënyrë që të mos keni nevojë të dëgjoni. Shumë herë, për të shmangur komplikimet, ju i thoni “po” çdo gjëje.