Horoskopi Paolo Fox Dashi: Ka shumë mundësi në këtë periudhë. Por jo, jo mundësi pune. Keni mundësi dashurie. Duhet të filloni të hapni sytë nëse vërtet dëshironi që të keni dikë pranë jush.
Horoskopi i Demit të Paolo Fox: Po i merrni gjërat si të mirëqena, por në realitet ato nuk janë. Mundohuni të sqaroni dhe kthjellonu mendimet tuaja, mund të ketë gjëra të pazgjidhura ende.
Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Duhet të filloni të dëgjoni më shumë, pa gjykuar. Vetëm kështu do të shmangni të gjitha streset dhe gërricjet që keni me partnerin/en.
Horoskopi për Gaforren Paolo Fox: Ka shumë gjëra që nuk i keni zgjidhur dhe kjo ndonjëherë ju çon paksa në krizë. Mendoni për atë që dëshironi me të vërtetë dhe përpiquni ta arrini atë!
Horoskopi Paolo Fox Luani: Lajm i mirë për ata që kërkojnë dashurinë, kjo fundjavë do të jetë e bukur dhe me siguri do të keni shumë gjëra për të treguar!
Horoskopi i Virgjëreshës Paolo Fox: Dita e enjte do jetë paksa kaotike. Më mirë përpiquni të pushoni, pini një drink të mirë dhe shijoni momente qetësie.
Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Ju duan më shumë njerëz sesa e imagjinoni. Mos kini frikë se do të mbeteni vetëm sepse kjo nuk do të ndodhë.
Horoskopi Paolo Fox Akrepi: Keni kaq shumë gjëra për të zgjidhur dhe kjo mund të jetë koha e duhur. Kjo është një periudhë e mirë për ndryshim.
Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: Jeni pështjelluar, më e mira që mund të bëni është që të tërhiqni energji pozitive, sepse jeni ju ai që keni ndryshuar. Mundohuni të jeni të zënë me diçka dhe nga ana tjetër të jeni në gjendje të qartësoni mendimet tuaja.
Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox: Keni shumë mundësi për të arritur atje ku dëshironi. Filloni të kuptoni se çfarë dëshironi me të vërtetë dhe gjërat do të rrjedhin vetë.
Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Lajme të mira për ata që duan një erë ndryshimesh, ka vërtetë shumë lajme. Do të jetë e vështirë, por do ia vlejë.
Horoskopi i Peshqve Paolo Fox: Në horizont po shfaqen “kandidatë” të rinj! Mos e humbisni mundësinë për të takuar njerëz të rinj vetëm e vetëm sepse keni frikë se mos lëndoheni. /noa.al