Dashi
Një koleg i vjetër pret që ju të ndiqni udhëzimet e tyre, edhe pse ju keni pasur plane të tjera. Jeni lodhur duke u manipuluar nga njerëz që marrin më shumë se sa japin. Në vazhdim doni të kaloni kohë me dikë që është besnik.
Demi
Duket se jeni i vetmi që mund të përballeni me një krizë familjare. Nuk do të dëshironi të shkëputeni nga puna në të cilën po punoni, por duket se nuk keni zgjidhje tjetër. Egoizmi i një të afërmi do t’ju befasojë kur të refuzojë të përfshihet në diçka, edhe pse është personi më i kualifikuar për të ndihmuar.
Binjakët
Në momentin që zbulohet një sekret, një mik i ngushtë ose i dashur do të shfaqë shenja dyshimi për t’u hapur me ju. Bëni çmos për t’i siguruar ata se ju respektoni sekretin e tyre dhe inkurajojini të flasin me ju sa herë që kanë nevojë për mbështetje emocionale.
Gaforrja
Një punë pothuajse ka përfunduar. Njerëzit tashmë po flasin për të bërë ca pushime. Për ju nuk ka ardhur ende koha. Ju e dini se duhet edhe pak punë, derisa të pushoni.
Luani
Rezultatet e një interviste, testi ose aplikimi të fundit nuk janë marrë ende. Prisni me durim derisa të vijë koha e duhur. Përderisa nuk keni marrë asnjë lajm, nuk do të thotë që rezultati do të jetë i keq.
Virgjëresha
Financat janë të turbullta. Një partner ka hyrë në një llogari të përbashkët pa zbuluar arsyen pse. Një familjar nuk po paguan pjesën e tij të faturave shtëpiake dhe ju mund ta gjeni veten duke kontribuar shtesë. Kjo është një kohë e mirë për të ndryshuar çdo fjalëkalim që keni ndarë bashkë.
Peshorja
Mbajini rregullat fleksibël. Kjo do t’ju lejojë të përfitoni nga idetë e frymëzuara të partnerit. Miqtë presin një gjë nga ju dhe familja juaj një tjetër. Jeni besnikë me të dashurit tuaj. Shqetësimet familjare do të jenë prioriteti juaj i parë. Jini të durueshëm me një të ri që po përpiqet të mësojë diçka të re. Ofroni shumë inkurajim.
Akrepi
Për të pranuar një ofertë pune, mund t’ju duhet të mësoni një aftësi teknike. Meqë është diçka që e prisnit prej kohësh, do të pranoni pa hezitim. Aktivitetet fizike do të jenë një tërheqje e madhe. Ju thjesht dëshironi të lëvizni trupin tuaj, edhe nëse kjo është vetëm një shëtitje pas drekës.
Shigjetari
Pavarësisht se jeni shpërqendruar lehtësisht kohët e fundit, ju ende po merrni rezultate. Nuk do të zhgënjeheni me përparimin e bërë. Një ftesë e papritur për një martese, fejese ose përvjetor do t’ju japë një justifikim të shkëlqyer për të blerë një veshje të re. Inkurajoni të rinjtë në familje të kalojnë më shumë kohë jashtë.
Bricjapi
Mblidhuni së bashku me partnerin dhe familjen tuaj për të diskutuar se si ndiheni të gjithë për të bërë disa ndryshime. Planifikimi është gjithçka. Një mundësi e re karriere mund të nënkuptojë zhvendosje nëse gjithçka shkon ashtu siç shpresonit. Në vend që ta mbani për vete, paralajmërojini të gjithë ata, jeta e të cilëve do të ndikohet nga kjo.
Ujori
Në marrëdhëniet ligjore dhe financiare kini parasysh se mund të ketë kosto të fshehura. Pasojat e vendimeve të rëndësishme të marra në fillim të muajit nuk do t’ju zhgënjejnë. Ju kishit pyetur veten nëse keni bërë një zgjedhje të mirë. Tani e dini përgjigjen. Do të jeni të kënaqur me rezultatin.
Peshqit
Diskutimet janë të rëndësishme. Strategjitë për të ardhmen janë duke u formuar dhe kjo do të hapë rrugën për një shkallë më të madhe sigurie. Kolegët që janë të hutuar do t’ju drejtohen për shpjegime. Ata do të jenë të impresionuar dhe mirënjohës për mënyrën se si ua vendosni gjërat për t’i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë se çfarë po ndodh./tiranapost.al