Dashi
Është e rëndësishme të dëgjoni më shumë nga sa flisni. Dikush do përpiqet të vjedhë nga ju një informacion. Hiquni sikur nuk dini asgjë rreth planeve apo lëvizjeve të një kolegu. Gjëja e fundit që dëshironi është të shkaktoni telashe për këdo tjetër. A dyshoni se shefi juaj ju gënjen? Uluni dhe bisedoni me të.
Demi
Rezistojini tundimit për të debatuar me dikë që ju bën me nerva. Jeni lodhur nga ky njeri. Ju shqetësoheni për të ardhmen tuaj financiare. Nëse puna e tanishme nuk po ju paguan sa duhet, kjo do të thotë të merreni dhe me diçka tjetër. Të fitoni disa aftësi të tjera. Bëni disa hulumtime në një fushë që po rritet me shpejtësi.
Binjakët
Qëndrimi pak më gjatë në shtrat me të dashurin tuaj, do t`ju bëjë të rindizni pasionin. Pyeteni të dashurin për shpresat, ëndrrat dhe frikën e tij. Organizoni një shëtitje të veçantë, e cila përshtatet me shijet e tij. Mos lejoni që frika nga e panjohura t’ju lërë mbrapa. Ju jeni një person aventurier që duhet të marrë rreziqe.
Gaforrja
Kujdes nga zbulimi i shumë detajeve personale në punë. Është më mirë që jeta juaj private dhe publike të jenë të ndara. Nëse një koleg ju pëlqen, sqaroni se nuk keni ndërmend të përfshiheni në një lidhje. Mbajeni larg. Është mirë të zhvilloni filozofinë tuaj dhe të shkëputeni nga ato të familjes. Rezistojini tundimit për t’iu nënshtruar të afërmve tuaj. Ata s`po dinë ç`po bëjnë. Kurse ju jeni në rrugë të mbarë.
Luani
Jini selektiv për të thënë të vërtetën. Një rrëfim i sinqertë do të shkaktojë probleme. Kur një rival është i etur të zërë vendin tuaj, mbroni interesat vetjake pa lënë shumë gjurmë. Shëndeti juaj ndikohet shumë nga gjendja mendore. Merrni disa minuta çdo ditë për të reflektuar për gjërat që ju bëjnë të lumtur. Gëzimi është zakon që duhet bërë juaji. Sa më shumë ta praktikoni, aq më mirë është.
Virgjëresha
Dikush po përpiqet të marrë meritat e punës tuaj. Përballuni me të. Përballja me të në publik do ta frikësojë. Mos hezitoni t`i kërkoni një miku ndihmë. Pavarësisht nëse keni nevojë për para, të kujdeset për fëmijët apo nëse kërkon mbështetje morale. Ky njeri do të jetë i lumtur t’ju ndihmojë.
Peshorja
Një qëndrim negativ do të largojë mundësitë e mira. Në vend që t’i dorëzoheni humorit tuaj të keq, provoni të ringrini humorin. Merruni me art dhe luksin. Vizitoni një muze, blini disa lule ose rroba të reja. Ka diferenca mes jush dhe disa familjarëve. Përpjekja për të kthyer dikë në këndvështrimin tuaj është humbje kohe.
Akrepi
Imagjinimi i skenarit më të keq po ju bën të ndiheni të mjerueshëm. Nuk ka asnjë shqetësim për të ardhmen. Kontrolli i vetëm që keni është mbi veten tuaj. Në vend që të supozoni se gjithçka do të jetë kundër jush, besoni se gjithçka do të funksionojë në avantazhin tuaj. A ndjeheni të bezdisur nga familja dhe miqtë? Ndalojeni atë që ju ngacmon. Sa më shpejt që ta ndaloni, aq më lehtë do të jetë të rigjeni dashurinë për njëri-tjetrin.
Shigjetari
Miqtë mendojnë se keni marrë një vendim të keq. Jeni lodhur duke i justifikuar veprimet tuaja para tyre. Nëse dikush ju mërzit, mos ia vini veshin. Bëjani të qartë që nuk do ta toleroni më ndërhyrjen e tyre. Me paratë jeni në vështirësi. Mos u mërzitni se jeni bekuar me kaq shumë gjëra, duke përfshirë një sens të shkëlqyer humori dhe një zemër të madhe.
Bricjapi
Një luftë me punëdhënësin tuaj nuk mund të fitohet. Ose përuluni ose gjeni një pozicion tjetër. Tani për tani, është më mirë të bëni atë që ju kërkohet. Harrojeni egon tuaj. Ju jeni shumë më tepër sesa detyrat që kryeni. Nuk i doni njerëzit që mbështeten te të tjerët. Ju krenohemi shumë se jeni i pavarur.
Ujori
Duke ndjekur këshillat e një mësuesi, do të kapërceni një problem të vazhdueshëm. Puna juaj do të bëhet dukshëm më e mirë. Dërgojini një pusullë falënderimi. Zemërimi me zyrtarët publikë ju bën të ndjeheni të pafuqishëm. Nëse doni ta bëni botën një vend më të mirë, përfshihuni në një organizatë bamirësie. Do të ndiheni shumë më mirë duke përmirësuar botën. Do të bëni edhe miq të mirë.
Peshqit
Mos i shpërndani detajet e situatës suaj financiare tek një person pa mend. Ata do ta përdorin këtë informacion kundër jush. Nëse keni nevojë për më shumë para, mund të gjeni një punë më të mirë. Në vend që t`i kërkoni një miku t’ju marrë në një intervistë, gjejeni vetë mundësinë. Të qenit gjykues do të dëmtojë seriozisht një miqësi. Ju keni përparësi të ndryshme nga një i dashur. Bëni një listë me cilësitë më të mira të personit tuaj të dashur. Ka një arsye që ju e pëlqen njëri-tjetrin.