Do ju vije nje mundesi qe nuk duhet ta humbisni !/ Horoskopi i Meri Shehut 29 shtator 2022





Dashi

Jeta juaj profesionale është bërë shumë e ngjeshur dhe pjesë e problemit është që nuk delegoni detyra. Përpjekja për t?i bërë vetë punët e vështira po ju shteron energjitë. Tregohuni më të hapur për t?i ndarë punët me të tjerët. Mbështetuni në këtë eksperiencë dhe do të zbuloni se shumë prej kolegëve do ta kenë për kënaqësi t?ua bëjnë jetën më të lehtë.

Demi

Jeni pak fanatik përsa i përket ndryshimeve të reja. Edhe pse do të keni disa mundësira për të ecur përpara, do të preferoni të ruani statusquonë. Të qenit më të hapur ndaj eksperimenteve do të ishte çliruese për ju. Bëjini një premtim vetes se do të ndryshoni rutinën një ditë në javë. Do t?ju bëjë të ndiheni mirë dhe do t?ju japë fleksibilitet edhe në fusha të tjera të jetës. Në vend që të shkoni në të njëjtat bare dhe të bëni të njëjtin sport, kërkoni për eksperienca të rerja. Ky qëndrim mendje hapur do të përmirësojë marrëdhëniet tuaja.

Binjakët

Është e vështirë për ju të pranoni ofertat bujare. Kjo sepse mendoni se mos pas këtyre ofertave fshihen interesa të lidhura me to. Në vend që të jeni kaq të fiksuar për motivet, kultivoni një zemër më të hapur ndaj këtyre ofertave. Do t?ju bëjë mirë gjithashtu të jeni më të hapur ndaj sugjerimeve spotnane të një miku. Ky person impulsiv do t?ju ndihmojë të zbuloni talente të fshehura tek vetja.

Gaforrja

Një marrëdhënie e ngushtë po bëhet shterruese. Edhe pse ju dhe partneri po investoni energji spotnane në të, më mirë të shihni rrugët tuaja. Ju keni potencialin të arrini lartësi të reja në karrierë. Nëse jeni pranë një partneri pessimist, do të jetë e pamundur. Ju gjithmonë keni qenë shumë i ndjeshëm prandaj është e rëndësishme të rrethoheni me njerëz optimistë. Ky nuk është egoizëm; është çështje mbijetese për ju.

Luani

Nëse puna nuk po ju bën të ndiheni të përmbushur, shikoni për një tjetër pozicion. Nëse doni të fitoni ca aftësi shtesë në një fushë të caktuar filloni një kurs. Kurt ë lëvizni në një kompani më të mirë, edhe zelli për jetën do t?ju rritet. Do të ndiheni sikur keni rilindur dhe do të ndiheni shumë mirë që I keni shpëtuar influencës së një menaxheri që ju tensionon.




Virgjëresha

Mos i lejoni obligimet personale të interferojnë me kapacitetin tuaj për t?u gëzuar dhe për të qenë të lumtur. Nëse doni të përmbushni detyrimet tuaja, në radhë të parë duhet të jeni besnik i vetvetes dhe të mos neglizhoni hobit apo gjërat tuaja të preferuara. Përndryshe bëheni një person irritues. Merrni në kontroll fatin tuaj. Kur flisni për lumturinë, pengesat bëhen më të ulëta për t?u kapërcyer dhe marrëdhëniet përmirësohen.

Peshorja

Një qëndrim komandues rreth një çështje në shtëpi po ju mërzit.  Nëse doni të kultivoni një stil jetese të lumtur dhe harmonik ,duhet t?i merrni gjërat më lehtë. Ka njerëz që duan shumë privatësi për të arritur qëllimet e tyre, por mjafton që ju të mos shqetësoheni . Ata le t?i bëjnë gjërat sipas qejfit për sa kohë nuk ju bezdisin ju.

Akrepi

Nuk ju pëlqejnë bisedat e vogla pa interes. Prandaj ndonjëherë mund të dukeni të çuditshëm dhe ?out? në ndonjë ambient me miq. Normalisht, ju nuk shqetësoheni cfarë mendojnë të tjerët. Kjo gjë do t?i bëjë ata të ankohen për arrogancën tuaj. Thjesht mësoni disa mënyra se si t?i lini njerëzit mënjanë. Nuk ka asgjë hipokrite të zhvillosh aftësi të larta të të folurit në publik.

Shigjetari

Është e rëndësishme ta njihni situatën financiare. Hidhini një sy llogarisë së bankës, apo faturave. Duhet të dini ku jeni për të blërë planet në vijim. Sapo të kuptoni se cila është mënyra më e mirë për të shpenzuar paratë, do të jeni në gjendje të punoni më pak dhe të udhëtoni më shumë. Kjo është dhurata më e mirë që mund t?i bëni vetes.




Bricjapi

Është e rëndësishme të siguroni veten tuaj në punë. Kjo ka të bëjë si me sigurinë fizike ashtu dhe me frustrimin e tepërt. Merrni frymë thellë për pak dhe ndryshoni qasjet tuaja. Në vend që të kërkoni punë lart e poshtë me CV në dorë, më mirë drejtojuni një agjencie punësimi. Ndoshta më vonë do të gjeni edhe frymëzimin për të hapur një agjensi tuajën.

Ujori

Është një periudhë ku keni ca limite për veten. Ju duket sikur i bëni gjërat keq, sikur nuk ia dilni dot. Por lajmi i mirë është se me pak punë mund ta ktheni situatën në favorin tuaj. Pas identifikimit të problemit vjen faza e zgjidhjes. Dhe është më e lehtë kur e bombardoni veten me fraza dhe mesazhe pozitive dhe inkurajuese. Nuk është fundi i botës nëse keni dështuar diku.

Peshqit

Vështirësitë në punë bëjnë që edhe vetëbesimi juaj të jetë i ulët. Qëndroni pranë miqve dhe të afërmve që ju duan dhe ju mbështesin në të mirë  e në të keq. Këto takime do t?ju kujtojnë se ka gjëra më të rëndësishme se statusi profesional.. Nëse nuk jeni të lumtur me karrierën që keni, mendoni të investoni në një fushë tjetër.  Ju i mësoni gjërat shpejt dhe përshtateni lehtë.

Author: admin