Merrni nën kontroll fatin tuaj, do ju duket sikur keni rilindur përsëri/ Horoskopi i Paolo Fox 30 shtator 2022





Dashi

Bëni kujdes mos abuzoni me pijet dhe ushqimin. Kur e rëndoni shumë sistemin tuaj, ndiheni të lodhur edhe në punë. Neglizhoni përgjegjësitë dhe në këtë mënyrë keni probleme edhe në jetë personale. Familja dhe miqtë ndikohen nga mënyra si ju i trajtoni ata. Në vend që të shihni vetëm kënaqësitë tuaja, bëni ato që keni premtuar. Do të keni mjaft kohë të pushoni pasi të keni përmbushur detyrimet që keni.

Demi

Ju po kaloni një kohë shumë të mirë, por nga ana tjetër punët ju thërrasin. Shkurtojeni pak fundjavën  dhe rikthejuni detyrimeve. Nëse jeni të sapodashuruar rezistojini tundimit për të lënë punët dhe për të qenë pranë partnerit. Mund të takoni pas pune. Keni nisur një ves të keq? Rregulloni dietën dhe qëndroni sa më larg alkoolit, sheqerit dhe yndyrnave.

Binjakët

T?i fshiheni botës nuk do t?ju ndihmojë të zgjidhni një problem të rëndësishëm. Është koha të përballeni me çdokënd që përpiqet të ulë vetëbesimin tuaj. Në vend që të shmangni vendet ku shkojnë këta persona, shkoni rregullisht atje. Rrugët do t?ju kryqëzohen. Merrni frymë thellë dhe tregojuni ç?mendoni për sjelljen e tyre. Jepuni shembuj. Do t?i lini në heshtje. Nëse sjellja e tyre ka qenë abuzive, bëjeni të ditur në një formë publike.

Gaforrja

Mungesa e sinqeritetit do ta bënte një situatë të vështirë akoma dhe më keq. Nëse dikush kërkon ndershmërisht mendimin tuaj, jepeni atë me sa më shumë diplomaci. Mos pretendoni se është diçka që nuk ju ka impresionuar. Pranojeni se sjellja e dikujt ju është dukur fyese. Nuk do të merrni përgjigjen që do të kishit dashur, por të paktën do të jeni të vërtetë. Nuk është puna juaj të bëni një person të ndihet i kënaqur nëse ai nuk ndihet i tillë. Kthejeni vëmendjen nga marrëdhëniet  që ju bëjnë të ndiheni i mbështetur dhe i vlerësuar.




Luani

Vendosja e një fokusi të tepërt në çështjet materiale, po ju largon nga lumturia e vërtetë që në fakt e ka burimin tek kënaqësitë e vogla. Bëni një listë të 21 gjërave që ju bëjnë vërtet të lumtur. Do të surprizoheni kur të shihni se një pjesë e madhe e tyre nuk kërkojnë fare shpenzime. Duke rezervuar pak kohë për të shijuar aktivitete dhe marrëdhënie që e bëjnë jetën me kuptim, obsesioni juaj për paratë do të venitet.

Virgjëresha

Nuk është koha e duhur për të blerë gjëra luksi. Duhet të praktikoni një metodë pak më strikte me financat dhe do të jeni në gjendje t?i paguani faturat me minimumin e stresit. Do të keni mundësi të shijoni një darkë me partnerin pa e kontrolluar llogarinë bankare. Jeni single? Prisni derisa të keni paratë e duhura para se të përfshiheni në një romancë. Është më mirë kur i ndërtoni marrëdhëniet teksa keni një mirëqenie stabël.

Peshorja

Performanca juaj në punë nuk është dhe aq e mirë. Nëse po përballeni me një mjedis pune që ju streson, kërkoni për një pozicion tjetër. Merrni nën kontroll fatin tuaj dhe mos u bëni pjesë e aktivitete që zhysin shpirtin tuaj në mërzitje. Do t?ju duket sikur keni rilindur përsëri. Njerëzit do ta vënë re që graviteti juaj ka filluar të ndryshojë dhe se po i tërhiqni ata ashtu si lulet bletët.

Akrepi

Kthimi i një marrëdhënieje platonike në një romancë reale mund të bëhet shkak për një pendesë. Nëse po kërkonit dashurinë, do ta gjeni me dikë që nuk është pjesë e rrethit tuaj social. Jeni në një marrëdhënie? Tërhiquni sa është ende flirt. Mos e lëndoni partnerin më vonë. Jepini fund një marrëdhënieje që s?ju pëlqen para se të nisni një të re. Bërja e një jete në fshehtësi do t?ju bënte të ndiheshit jo rehat dhe do t?ju krijonte shumë komplikacione që s?ka arsye pse të ndodhin.

Shigjetari

Përpjekja për të impresionuar dikë me statusin profesional që keni, do të dështojë. Nëse doni të fitoni zemrën e dikujt, duhet të jeni vetvetja. Duhet t?ju duan për atë që jeni, jo për personin që shfaqni. Jeni në një marrëdhënie me dikë të papunë? Ofrojini ndihmë për kërkim pune. Përdorni disa kontakte profesionale që keni.

Bricjapi

Nuk ju pëlqen t?i diskutoni bindjet tuaja në forume publike. Nëse dikush përmend origjinën, filozofinë ose fenë tuaj, flisni. Nuk është nevoja të bëni deklarata dramatike, por kërkoni të trajtoheni me respekt. Të tjerët do ta admirojnë kurajon tuaj. Mund të mos e kuptoni, por  edhe të tjerët ishin ndjerë jo rehat nga dinamika të tilla prej kohësh.




Ujori

Mos u përfshini në një marrëdhënie fizike nëse vërtet nuk e ndjeni partnerin tuaj. Ju keni aftësi t?i ndani emocionet nga marrëdhëniet intime. Nuk është rasti ta bëni. Ka shumë mënyra për t?i kënaqur dëshirat sensuale, pa qenë nevoja të përfshini dikë tjetër. Jeni në një marrëdhënie serioze? Nëse doni të përmirësoni jetën tuaj të dashurisë, shpenzoni kohë cilësore me partnerin. Kjo do të shtronte rrugën për një marrëdhënie pasionante, ashtu si ju e dëshironi.

Peshqit

Mos e merrni si të garantuar dashurinë e partnerit ose mikut tuaj të ngushtë. Së fundi, keni qenë të përfshirë në një projekt kreativ. Kjo gjë ju ka larguar nga dikush që ju ka dhënë gjithmonë dashuri dhe mbështetje të pakushtëzuar.  Dilni bashkë për një darkë të këndshme. Një rilidhje do t?ju bënte më të ndjeshëm ndaj nevojave të këtij personi. Në vend që ta shihni botën si vend që e keni krijuar ju, tregohuni më prezentë në jetën e të tjerëve.

Author: admin