Kemi hyrë në sezonin e Peshores, shenjës që astrologët e kanë konsideruar si më kardinalen e zodiakut. Të lindurit në këtë shenjë shquhen për autenticitetin e tyre. Janë gjithmonë të vertëtë para së gjithash me veten, e më pas me të tjerët. Nuk u pëlqen të shtiren për ata që nuk janë, sepse e dinë që jeta e gënjeshtërt ka një fund të hidhur.
Peshoret vlerësojnë paqen dhe harmoninë mbi çdo gjë tjetër. Ndërsa përbuzin konfliktin, ata dinë të përcjellin një mesazh në një mënyrë të qetë dhe paqësore. Kjo shenjë ka aftësi unike për zgjidhjen e problemeve dhe e di se si të ndalojë çdo tension ose temë negative rreth tyre. Argëtohen kudo që shkojnë dhe janë në gjendje të çmendin këdo me hijeshinë e tyre dhe karizmën e tyre të lindur. Shfrytëzojnë pjesën më të madhe të të gjitha situatave sociale dhe mund të çaktiv izojnë çdo situatë të sikletshme në pak sekonda.
Joshëse, intriguese dhe sensuale, veçoria më seksi e kësaj shenje është magnetizmi që i tërheq të gjithë në rrjetën e saj. Një tjetër karakteristikë e veçantë e shenjës së Peshores është nevoja e marrëdhënieve shoqërore që mbushin ditët e kësaj shenje, por edhe dëshira për t’u çlodhur sa më shumë në një vend të panjohur, duke pasur para sysh dembelizmin tipik të kësaj shenje dhe nevojën për një ambient të sigurt për të pushuar.
Mantra e kësaj shenje: “I drejti është në mes”
Shenjat me të cilat shkon më mirë: Ujori, Binjakët dhe Dashi, i preferuari i saj.
Shenjat që duhet të shmangë: Bricjapi, Demi dhe Virgjëresha./infospostmedia.com