Dashi pëlqen dikë me personalitet të sinqertë, pasionant dhe të drejpërdrejtë. Ata nuk e bëjnë gjithmonë të parët hapin kështu që bëhuni gati të thyeni akullin. Natyra e tyre shumë inteligjente do ju mundojë të arrini qëllimin që keni, prandaj tregohuni të vëmendshëm dhe të zgjuar. Niseni bisedën nga një detaj që keni vënë re në mënyrë që ta bëni pak interesante.
Demi
Nëse keni synim t’i bini në sy dikujt me shenjën e Demit, atëherë humori duhet të jetë pika e fortë. Ata janë karaktere që nuk ambientohen shpejt, prandaj duhet të tregoni durim. Pasi të fillojnë të ndihen më rehat, do shikoni një ndryshim dramatik në marrëdhënie. Demi është një shenjë që i adhuron dhuratat si ushqimet, muzikën dhe udhëtimet.
Binjakët
Komunikimi është mënyra e vetme për të fituar zemrën e Binjakëve. Eksploroni së bashku ide, art, muzikë dhe filloni debate. Aftësia juaj për të luajtur me fjalët do e afrojë më shumë. Nëse personi që pëlqeni nuk ka një natyrë eskpresive, atëhere këtë pjesë do duhet ta mbuloni ju.
Gaforrja
Largoni frikërat dhe pasigurirat kur të jeni duke flirtuar me një Gaforre. Natyra e tyre empatike dhe mbrojtëse do eliminojë çdo ndjenjë negative që mund të keni. Dhe meqënëse kanë kaq shumë për të dhënë, po kaq shumë presin nga të tjerët. Harrojini dhuratat materiale, por sigurohuni të keni kapacitetin emocional dhe intelektual për të mbajtur ritmin e tyre. Njerëzit e kësaj shenje preken shpejt, prandaj në rast se humbisni durimin, qetësohuni dhe merrni frymë disa herë. Në çaste debatesh dhe mund të kërkoni falje për të mos e lënduar.
Luani
Kjo shenjë e fuqishme ka nevojë për një partner që është 100% i angazhuar në lidhje. Porsa t’i tregoni përkushtimin, Luani do e çojë pasionin dhe kiminë në një nivel tjetër. Kur lidhja të bëhet më serioze, duhet të mundoheni ta bëni interesante si në fillim në mënyrë që ata të mos humbasin pëlqimin.
Virgjëresha
Kjo shenjë është e fiksuar pas detajeve. Duke qenë se kujdesen shumë për veten dhe mjedisin ku jetojnë, presin të njëjtën gjë dhe nga të tjerët. Gjatë kohës që shoqëroheni me ta duhet të bëni kujdes me higjienën personale dhe detajet. Duhet t’u tregoni që mund të kenë besim dhe të shprehen hapur rreth problemeve që kanë.
Peshorja
Nëse arrini të komplimentoni “asetet” më pak të fshehura të një Peshoreje, atëhere sapo jeni futur në zemrën e tyre. Organizoni takime në vende të veçanta dhe krijojini mjedisin e përshtatshëm që ata të flasin rreth vetes. Mos i detyroni në marrjen e një vendimi, edhe nëse ky i fundit është vendimi i duhur për t’u marrë. Flisni dhe jepni argumenta, por në fund lërini të vendosin vetë.
Akrepi
Keni zgjedhur një shenjë shumë të vështirë për të dashuruar! Njerëzit e kësaj shenje nuk pëlqejnë të flasin për veten dhe rrethohen nga misteri. Bëni kujdes sepse mund të gjendeni përballë anës së errët të Akrepit për shkak të një situatate tensionuese. Nëse e shikoni që gjërat s’po shkojnë siç duhet, mundohuni t’i jepni fund në mënyrë shoqërore.
Shigjetari
Romantiku i përhershëm! Shenja që na natyrën e saj ka flirtimin dhe debatet. Shigjetari është padyshim një shenjë shumë sociale, prandaj disa shaka apo poezi të mbushura me emocion janë zgjidhja perfekte. Duke qenë se njerëzit flirtojnë vazhdimisht me këtë shenjë, duhet t’u tregoni atyre sa serioze i keni qëllimet.
Bricjapi
Shenja me dëshirat më të mëdhaja seksuale ka nevojë për një “lojë dashurie”. Duhet t’ia bëni të vështirë, duke e afruar dhe duke e larguar herë pas here. Bëjini të kërkojnë më shumë. Megjithatë ruani masën pasi ata mund ta humbasin interesin. Bricjapi e urren sipërfaqësoren dhe injorancën. Duhet të jeni të përgatitur mirë para se të nisni një lidhje me një Bricjap.
Ujori
Sa arrini të respektoni lirinë tregon dhe sa shanse do keni me një Ujor. Një shenjë kaq inteligjente, tërhiqet vetëm nga një partner simulues, i mirëinformuar dhe modest. Ujorët tregohen besnikë, por vetëm nëse arrini të mbani gjallë interesin e tyre. Duhet të tregoni sa shumë i vlerësoni që në takimet e para.
Peshqit
Ata janë njerëz që kanë qejf diversitetin, por që mbi të gjitha duan të ndjejnë se i dashuroni. Aventurat, humori dhe e panjohura janë çelësi për në zemrën e Peshqve. Personaliteti i tyre i lirë bën që ndonjëherë të tjerët të përfitojnë. Mbrojini, por bëjeni në mënyrë që ata të mos e kuptojnë.