Dashi
Gjetja e një burimi të ri të ardhurash e bën të ardhmen tuaj të duket më e sigurt dhe më e qëndrueshme. Mund të duket sikur më në fund keni zbuluar sekretin për të fituar para. Mund të jetë ende herët, por një marrëveshje të mirë financiare ose biznesi po e nënshkruani.
Demi
Një fat i papritur do të vijë drejt jush, aq sa do t`ju duket sikur jeni në ëndërr. Nëse e pranoni këtë ofertë ose mundësi, mund të ndryshojë jeta juaj. Është e vështirë të dish se çfarë të bësh më pas. A keni dikë të cilit mund t’ia besoni këtë sekret, me të cilin mund të flisni?
Binjakët
Mendimet tuaja janë në lëvizje të shpejtë. Mendja juaj është aq shumë përpara jush sa jeni në rrezik të pengoni dëshirën tuaj për të arritur një qëllim të caktuar. Ngadalësoni. Nëse një sfidë është e vështirë mendërisht ose fizikisht, hidhini hapat me kujdes.
Gaforrja
Ju po bëni çmos për të ndihmuar miqtë që kanë nevojë për ju. Po e ofroni mbështetjen tuaj vetëm nga mirësia që ju buron. Kini kujdes se si e shprehni ofertën tuaj. Vendosni një kufi ose mund të konsumoheni shpejt.
Luani
Nuk mund ta lini dikë të presë përgjigjen tuaj për një propozim që mund t’i ndryshojë jetën. Zgjedhja juaj mbetet midis bashkimit të forcave me një partner dhe mbajtjes së pavarësisë suaj. Ky është një vendim që nuk duhet ta shtyni më. Sapo ta vendosni, do të ndjeni një lehtësim të madh.
Virgjëresha
Çështjet e parëndësishme mund të përshkallëzohen dhe të shkaktojnë probleme në një marrëdhënie të ngushtë. Partneri juaj ose një mik i ngushtë ka shqetësime të vogla që mban mbi vete. Mos e kritikoni. Nëse mundeni, ndihmojeni. Nevojitet një qasje e butë. Do të gjejnë rehati në qetësinë tuaj.
Peshorja
Do të fitoni shumë duke përdorur iniciativën tuaj. Mos hezitoni të zgjidhni koncepte të pazakonta e të guxoni. Rutinat mund të ndryshohen dhe përditësohen nëse nuk i shërbejnë më qëllimit të tyre. Mund të bëhet shumë punë në praktikë, por ia vlen.
Akrepi
Merreni gjithçka ashtu siç është. Ju mund t’ju duhet të vendosni disa nga planet tuaja në njërën anë, në mënyrë që t’i përgjigjeni kërkesës së një partneri ose të afërmi. Ju jeni duke u lodhur nga kërkesat e tyre, por mos u ankoni me zë të lartë pasi mund të ketë një nevojë vërtet për ju sot.
Shigjetari
Ndjeni një humor më optimist rreth jush. Njerëzit që kanë qenë të kujdesshëm kohët e fundit janë gati të ecin përpara me ide të reja. Ju jeni në stres dhe s`keni besim tek idetë e tyre. Qetësohuni dhe besojini!
Bricjapi
Në një konflikt publik, ju ndiheni të prirur të pajtoheni me atë që kanë për të thënë ata me personalitet të fuqishëm. Për hir të paqes dhe harmonisë do të tërhiqeni. Megjithatë, ju duhet ta riktheni temën në focus dhe ta bëni shumë të qartë qëndrimin tuaj.
Ujori
Preferoni që marrëdhëniet të jenë të sinqerta dhe të hapura. Mund ta kuptoni kur një mik i ndjeshëm mbron veten duke fshehur ndjenjat e tij të vërteta. Në të njëjtën kohë, megjithë përpjekjet tuaja të përsëritura për të thyer barrierat, ende duket sikur ata po ju mbajnë të fshehtë qëllimisht diçka të rëndësishme.
Peshqit
I gjithë planifikimi dhe përgatitja për një aktivitet të ardhshëm po ndodh në prapaskenë. Nuk e keni problem të ndihmoni, por s`keni asnjë ide sesi të jepni një dorë. Pyesni nëse mund të bëni diçka për ata që janë angazhuar në këtë gjë.