Në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë.
Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 3 deri në 9 tetor) ai ka folur se si do të fillojë muaji Tetor për të gjitha shenjat dhe çfarë do të thotë një Hënë e re apo një Mërkur në retrogradë dhe çfarë ndikimi do të ketë për secilën shenjë.
Sipas astrologut Jorgo Pulla, Mërkuri në retrogradë do të ketë një ndikim shumë të madh në shenjën e Peshores, e cila duhet të tregohet më e kujdesshme dhe e vëmendshme.
Sa i takon muajit Tetor, 15-të ditëshi i parë do të jetë në përgjithësi i mbarë për të gjitha shenjat, pasi vijojmë të jemi në Hënë të re deri më datë 9 Tetor. Për të gjithë ata që duan të fillojnë një dietë, astrologu këshillon që fillimi i një regjimi me Hënë të re do të sjellë më shumë rezultate të kënaqshme, sidomos nësë Hëna është në Virgjëreshë, në Shigjetar ose në Bricjap.
Shenjat më të favorizuara të kësaj jave do të jenë Virgjëresha e 10-te ditëshit të parë dhe të tretë, Bricjapi i 10-të ditëshit të dytë dhe të tretë, dhe Demi sidomos 10-të ditëshi i parë më i favorizuar.
Parashikimi i yjeve për të gjitha shenjat nga data 3-9 Tetor:
Dashi
Eshtë një javë e favorshme për ju, keni nisur diçka të re dhe mundësitë i keni të mëdha. Mund të nisni një punë të re duke qenë se keni pasur probleme me punën që keni lenë, tani është momenti ideal për zgjidhje pozitive. Ditën e premte dhe të shtunë tregohuni pak më të vëmendshëm. Në lidhje me çështjet shpirtërore keni pasur një problem me Shigjetar apo me Luan sidomos, zgjidheni këtë periudhë sepsë është e mirë. Për ata që kërkojnë një shtesë në familje është koha ideale, kjo është një periudhë që duhet të bëhen lëvizjet e duhura.
Demi
Shenja e studimeve dhe e mirësisë. Demët janë studiuesë të mëdhenj në fushën ekonomike-finanaciare, e dinë shumë mirë se ku duan të shkojnë. Edhe pse janë pak nevrikë, në fushën e tyre janë mjaft të aftë. Ata një punë e realizojnë shumë mirë dhe prandaj janë shumë të kërkuar në fushën e biznesit. Demët kanë një ndikim të mirë në lidhje me aparencën dhe kjo është një mundësi shumë e mirë perveç të tjerave që ata t’a zhvillojnë. Sa i takon fushës sentimentale janë pak fajtorë, jo se dëgjojnë më shumë fjalët e të tjerëve, por sepse merren më shumë me punën dhe lenë dashurinë pas dore. Një udhëtim i papritur mund të ndodhë dhe kjo do të jetë në favorin tuaj.
Binjakët
Shenja e komunikimit dhe racionalitetit, pasi në këtë shenjë flet mendja para gojës. Nëse një Binjak premton për diçka, ai i shkon deri në fund. Këto ditë do të bëni disa takime (të Mërkurën ose të Enjten) mjaft pozitive. Keni vuajtur pak gjatë kësaj periudhe, por mos u shqetësoni keni hyrë në një cikël të ri me shumë mundësi. Sa i takon punës dhe udhëtimeve parashikohet që deri në fund të Janarit të mos keni asnjë problem. Në fushën sentimentale lidhje që kanë të bëjnë me Peshore dhe me Ujor janë pozitive. Edhe pse i keni të gjitha mundësitë, është shumë e rëndësishme momenti kur i realizoni gjërat. Të palidhurit kanë një shans shumë të mirë, ndërsa një bashkim familjar me Akrep ështe idealja.
Gaforrja
Shenja e zgjuarsisë dhe maturisë. Meqënëse ndikimi i Hënës është guvernatori juaj, ju jep një mundësi plus në lidhje me takime që do të bëni, sidomos ata që janë në fushën e biznesit. Kjo javë ka një ndikim shumë të madh për ata që kanë të ardhura, që drejtojnë një biznes, që punojnë në fushën e ligjit apo janë në krye të detyrave të mëdha. Eshtë një javë e mirë punësimesh jo vetëm për Gaforren, por edhe për shenjat e tjera. Gjithashtu është një moment perfekt për vendimmarrje. Sa i takon anës shpirtërore nuk ka qenë ashtu siç duhet, por duket se tani është momenti juaj më i mirë për të realizuar dhe stabilizuar lidhjen tuaj. Lidhjet me Akrep dhe me Dem janë më të favorizuarat.
Shenja e ekonomisë dhe e kujdesit ndaj parasë. Vërtetë Shigjetarët janë “dorëshpuar”, por ata asnjëherë nuk ngelen bosh. Tek ata, as ka as mbarohet. Për ta paraja ka shumë rëndësi. Edhe pse shpenzojnë shumë dinë ku veprojnë dhe shpesh shpenzojnë për të pasur akoma më shumë, kjo falë dhe ndikimit të planetit të tyre, Jupiterit. Mund të keni një ndryshim pune gjatë kësaj periudhe, një rritje në detyrë apo një burim të ardhurash shtesë. Udhëtimet janë mjaft të favorizuara tek Shigjetarët deri në datën 27 tetor. Do të keni një gëzim familjar, të palidhurit mund të shkojnë deri në fejesë, njohje të reja priten në këtë përiudhë mjaft të mbarë për ju.
Bricjapi
Shenja e numrave, e shifrave dhe drejtësisë. Bricjapët në fakt kur diçka nuk shkon mirë merakosen shumë, pasi atë që bëjnë duan t’a bëjnë mirë dhë të marrin fjalë pozitive. Bricjapët mund të themi pa frikë se janë një “lokomotivë” pune, ata në punën e tyrë duan të lenë “emër”. Eshtë një periudhë shumë e mirë sa i takon fushës ekonomike dhe të ardhurave. Disa plane që kanë do të realizohen gjatë kësaj periudhe. Në anën shpirtërore vëmendje, kujdes. Tregohuni më të qetë dhe jo gjaknxehtë. Bëni pak kujdes se e keni lënë pas dorë anën sentimentale, nevrikoseni për gjëra që nuk duhen.
Ujori
Shenja më me shans, shenja e parasë. Një periudhë me ndikime pozitive, blerje të mëdha dhe mjaft përfitime. Ujorët nisin diçka të re tani, mund të blejnë një shtëpi, apo të rregullojnë një shtëpi, kanë mundësi që të bëjnë udhëtime pa problem, kanë mundësi që të bëjnë takime të rëndësishme. Eshtë një moment shumë i mirë tani, i cili duhet shfrytëzuar me zgjuarsi dhe maturi. Urani me Hënën, Afërdita me Pluton bëjnë një trekëndësh që u jep një mundësi shumë të mirë tani në këtë periudhë. Në lidhje më çështjet shpirtërore mundohuni të jeni korrekt me Luan apo me Shigjetar, sepse disa gjëra mund të mos jenë ashtu siç i prisni ju, kërkohet punë dhe vullnet.
Peshqit
Shenja e relaksit dhe punësimeve. Kësaj shenje i pëlqen relaksi, por kënaqen shumë kur bëjnë një punë të mirë. Në çdo vend që shkel një Peshk vetëm rregullon. Peshqit janë një shenjë mjaft bujare dhe japin një ndihmë shumë të madhe për këdo që ka nevojë. Kjo javë do të jetë një javë e mbarë për ta. Sa i përkët anës shpirtërore janë të fokusuar shumë tek puna dhe lenë dashurinë pas dore. Duhet të gjesh taktin për të fituar zemrën e një Peshku. Eshtë një kohë shumë e përshtatshme pikërisht në këtë periudhë për të realizuar gjërat që duan të bëjnë./shqiptarja.com