Me pak pluhur kozmik, Tetori do jetë magjik për Peshqit!

Mirë se vini në tetor, Peshq. Fatmirësisht mbaron Mërkuri retrogradë më 2 tetor dhe përgatituni të merrni vendime dhe t’i diskutoni ato. Po, të flasësh për punë të reja mund të jetë shumë stresuese, por nuk mund të notosh përgjithmonë në pasiguri. Qasuni temave prekëse me dashuri dhe ndjeshmëri dhe do të jeni mirë.

Nën ndikimin e Plutonit do jeni të guximshëm të kërkoni atë që dëshironi, qoftë kjo një marrëdhënie e hapur, martesë ose më shumë para. Nëse nuk kërkoni, nuk do të merrni kurrë atë që dëshironi.

Qëndroni në gatishmëri për lajme të mirëpritura profesionale rreth hënës së plotë të dielën, më 9 tetor. Të shtunën më 22 tetor, mund të keni një perspektivë të re për bollëkun, që nuk ka nevojë të nënkuptojë para. Emocionet tona janë pasuria jonë. Mbani një ditar, shkruani për gjithçka që ju mërzit dhe do ju bëjë të ndiheni më mirë. Sezoni i Akrepit fillon të dielën, më 23 tetor, duke ju inkurajuar të punoni me emocione më të errëta. Jepini dashuri vetes gjatë hënës së re dhe eklipsit diellor në Akrep të martën, më 25 tetor.

Eklipset mund të sjellin ndryshime dhe përfundime të papritura dhe t’ju bëjnë të ndiheni paranojak. Nëse mundeni, bëni një orë më shumë gjumë, kaloni pak kohë cilësore ose shijoni një natë me miqtë në shtëpi. Yjet tregojnë për një fund muaji argëtues, pavarësisht eklipsit, sepse planeti me fat Jupiteri hyn në shenjën tuaj, të enjten, më 27 tetor, duke spërkatur pluhur kozmik zanash mbi planet tuaja. Megjithatë, mos u habitni nëse nuk do dëshironi të festoni Halloween këtë vit. Marsi shkon në retrogradë të dielën, më 30 tetor. Si rezultat, do preferoni më mirë një darkë sesa festë të çmendur. Respektoni nevojat tuaja dhe argëtohuni në mënyrën tuaj. Shihemi muajin tjetër./revistawho.com

Author: info