Horoskopi mujor nga astrologe Susanne Miller.

DASHI

Tetori do të ndezë tek ju shpirtin e bashkëpunimit, si nga ana e jetës personale ashtu dhe në atë profesionalen. Nëse jeni të martuar apo të lidhur, me shumë gjasa do të bëni plane të rëndësishme për të ardhmen me partnerin tuaj në jetë, apo biznes. 15 tetori është ditë me fat për ju, kështu që rrethojeni në kalendar, çdo gjë mund të ndodhë atë ditë.

Në punë, ndjesia e grupit do të jetë e fortë. Edhe pse si Dash që jeni nuk ju pëlqejnë shumë partneritetet pasi preferoni ta bëni ju drejtimin, këtë muaj do merrni më shtruar. Kushtojini vëmendje detajeve, pasi Mërkuri në prapavijë sapo ka nisur dhe përfundon në 18 tetor. Kjo do të thotë që persona të rëndësishëm janë akoma aty pas kuintave, ndonëse ju mendoni se janë zhdukur. Vendimet e tyre kanë ndikim të rëndësishëm për të ardhmen tuaj, por bëhuni të duruar. Përgjigjet apo konfirmimet e tyre mund të vonojnë, por këto vonesa janë bonuse për ju.

Gjatë prapavijës së Mërkurit, të gjithë kemi tendencën të shpërqëndrohemi dhe ca detaje mund të mos i shohim gjatë rrugës, por janë pikërisht ato që na krijojnë probleme tek një projekt i caktuar. Gjithsesi, duhet të dini se Mërkuri në prapavijë nuk do të dëmtojë progresin tuaj.

Një tjetër moment i veçantë gjatë tetorit është data 20 që do të sjellë kulmin e diçkaje shumë personale dhe të rëndësishme për ju. Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit të mirë, do të jetë në pozicion perfekt, duke sjellë kështu bekime dhe lumturi në jetën tuaj.

Gjatë tetorit do të bëni shumë qejf, romancë dhe miqësi të reja. Mund të udhëtoni në një vend larg qytetit tuaj ku keni qenë edhe më parë, por riktheheni me qejf. Kënaqësia do të jetë dyfish nëse shkoni me partnerin tuaj. Përsa i përket jetës romantike, shënoni datën 18. Do ta ndjeni energjinë emocionuese gjatë fundjavës 16-17 dhe më tej. Keni punuar fort, prandaj meritoni shpërblim. Me këmbënguljen që keni, askush s’mund t’ju ndalojë prandaj vazhdoni si e keni nisur.

E ardhmja juaj është e shkëlqyer dhe më e mira s’ka ardhur ende!

DEMI:

Horoskopi për shenjën e Demit nuk është publikuar sepse ka një problem në faqen zyrtare të Susan Miller, ku gabimisht është postuar sërish horoskopi mujori i Dashit në vend të shenjës së Demit. Në momentin e parë që do të publikohet horoskopi i saktë i shenjës së Demit për muajin tetor, ky artikull do të përditësohet.

BINJAKËT

Me shumë gjasa gjatë gjithë korrik- gushtit keni qenë të ulur në karrigen e zyrës dhe gjatë shtatorit keni pyetur veten se kur do të jetë koha më e mirë për të marrë një pushim të gjatë. Përgjigja është: tetori! Keni patur shumë punë për të bërë gjatë muajve të fundit dhe ishit të vetëdijshëm që nëse shkëputeshit vetëm sa do të akumulonit punët e mbetura pezull. Për shumë njerëz të shenjës së Binjakëve, puna është e lidhur shumë me pushimet, pradaj ditët e tyre të lira mund të mos jenë fiks pushime. Lajmi i mirë është se i gjithë tetori është për kujdes ndaj vetes dhe shumë qejf.

Datën 6 tetor rrethojeni në kalendar sepse do të jetë e veçantë përsa i përket jetës personale. Hëna e Re do të jetë veçanërisht një lajm i mirë për ju sepse do t’ju sjellë qëndrueshmëri dhe rehati. Nëse jeni single mund të takoni dikë dhe çfarë ju sugjerohet përgjatë gjithë tetorit është të dilni sa më shumë. Aktivitetet jashtë shtëpisë janë në avantazhin tuaj.

Nëse jeni të lidhur/martuar mund të zbuloni se jeni shtatzënë. Kjo është koha e duhur për një bebush ose për të adoptuar një vogëlush që e keni dashur gjithmonë. Hëna e Re do të ndikojë edhe në krijmtarinë tuaj. Nëse punoni në një vend ku paguheni për idetë tuaja, kontribuoni me imagjinatën tuaj që të shpërbleheni siç e meritoni. Projektet këtë muaj do të shkëlqejnë.

Përsa i përket romancës, nëse po dilni me dikë dhe e keni seriozisht, koha që kaloni bashkë do të jetë e gëzueshme dhe komunikimi shumë herë më i mirë. Për Binjakët e martuar, tetori do të jetë perfekt, prandaj bëni plane për eksperienca të reja bashkë.

Mërkuri, planeti juaj udhëheqës është në prapavijë dhe do të jetë për një pjesë të mirë të muajit, prandaj shmangini dokumentat dhe firmat. Jupiteri është në kënd perfekt me Diellin në 15 tetor, një ditë plot shkëlqim për ju. Skeduloni diçka të rëndësishme për ta bërë atë ditë- është data më e veçantë e muajit për ju.

Hëna e Plotë e 20 tetorit (+/- 5 ditë) mund të sjellë evente interesante në axhendën tuaj si dhe do të ndiheni më energjikë përsa i përket jetës sociale. Do të dilni me miq pas një periudhe të gjatë izolimi dhe do të shijoni drekat/darkat që ju kishin munguar aq shumë. Dikush mund t’ju ftojë në një dasmë mes datave 21-25 dhe ndoshta do t’ju duhet të udhëtoni për të shkuar atje, kështu që shijojeni.

Mos harroni maskën dhe vaksinohuni për të qenë më të qetë. Shëndeti është kryefjala juaj në nëntor, prandaj duhet të kujdeseni për të në të gjitha mënyrat e mundshme. Pas prapavijës, dy janë datat që duhet të mbani mend: 28 dhe 31 tetori. Në 28 tetor Afërdita dhe Jupiteri do t’ju mundësojnë shumë kohë romantike dhe me shumë gjasa një udhëtim. Kurse me 31, Halloëeen-i s’do të jetë dhe aq i veçantë, por punët brenda biznesit po. Eshtë koha perfekte për të firmosur një kontratë apo për të blerë një pajisje elektronike. Bëni pazare!
GAFORRJA

Shtëpia është aty ku fle zemra jotë, e aq më tepër këtë tetor. Keni 4 trupa qiellorë në shtëpinë tuaj të katërt, atë të shtëpisë, kështu që nëse ju duhet të lëvizni duhet të jeni të aftë për të gjetur një hapësirë që t’ju emocionojë dhe të flisni me pasion për të. Filloni kërkoni për një vend të ri pas 6 tetorit. Periudha juaj më e fuqishme do të jetë fiks pas Hënës së Plotë, ndonëse mund të keni shumë kohë që kërkoni për “kështjellën” tuaj.

Shihni me kujdes dhe me një qëllim të caktuar në mendje, pastaj firmosni pas 18 tetorit, kur Mërkuri të ketë dalë nga prapavija. Nëse e gjetët vendin që kërkonit, filloni bisedimet me bankat për një kredi të mundshme që do t’ju aprovohet shpejt. Familja është mbështetja juaj më e madhe, prandaj para cash vijnë si dhuratë ose borxh që t’ja dilni më lehtë këtë periudhë.

Duhet të merreni me rregullimin e çdo pjese të shtëpisë dhe koha më e mirë për ta bërë është tetori.

Nëse duhet të ndihmoni një person nga familja juaj, duhet ta bëni këtë muaj. Konsiderojeni veten me fat dhe kontribuoni tek ata rreth jush që kanë nevojë. Ky muaj s’do të jetë i shkëlqyeshëm për jetën sociale apo romancën, por kjo s’do të thotë që dashuria mungon. S’ka rëndësi nëse jeni martuar me dashurinë e jetës suaj apo po kërkoni akoma, periudha më e mirë e tetorit është 1 deri në 7. Nga gjithë këto ditë, bëni mirë të organizoni një fundjavë romantike në 2-3 tetor.

Me Mërkurin në prapavijë, një ish-dashuri e vjetër mund të kthehet duke ju ftuar për darkë apo një takim të shkurtër. Përgjigja duhet të jetë “JO”, por nëse jeni kureshtarë, vazhdoni. Kujtoni se kishte një arsye që u ndatë dhe arsyeja ekziston ende. Gjithsesi, shihni sesi do të ndiheni, por mos merrni vendime radikale deri në fund të tetori. Karriera juaj pritet të shkëlqejë në mënyrë brilante pas 20 tetorit, ku do të shihni përballë gjithë arritjet dhe shpërblimet tuaja. Mund të keni një rritje rroge, një ofertë pune, apo një promovim. Nëse jeni të vetëpunësuar, mund të arrini një marrëveshje me një klient të rëndësishëm.

LUANI

Eshtë tetor, gjethet kanë marrë ngjyrë të artë dhe ju duhet të se s’bën të bëni një xhiro të gjatë për të shijuar pamjet piktoreske të natyrës. Merrni disa ditë pushim dhe zgjidhni një vend për një fundjavë të gjatë, universi është në anën tuaj.

Fundjavat më të mira do të jenë ato të 2-3, 9-10, dhe 16-17 tetorit. Nëse doni një sugjerim, zgjidhni 9-10 tetorin për t’u arratisur nga rutina. Hëna e Re ju ka gjetur duke shkruar, apo duke punuar për një projekt të ri: mund të jeni duke lançuar një aplikacion, podcast, duke përfunduar një libër, etj. Nëse i përkisni kësaj fushe bëjeni tani.

Mund t’ju kenë kërkuar të firmosni një kontratë, për një shtëpi të re, etj, por mos e bëni tani. Prisni derisa Mërkuri të dalë nga prapavija pas datës 18 tetor. Dita perfekte për përfundim marrëveshjesh dhe fimosje do të jetë 31 tetori.

Udhëtimet janë sërish në axhendën tuaj rreth datës 20 dhe kësaj here po konsideroni një distancë edhe më të largët. Nëse jeni të lidhur, partneri/ja do të ishte gati t’ju bashkohej dhe t’ju mbështeste në çdo ide.

Përsa i përket punës, bashkëpunimet do të shkojnë shumë mirë. Ti dhe një nga kolegët e tu jeni në të njëjtën linjë dhe do të keni çdo shans për të krijuar dhe përfunduar projektet siç i mendoni ju. Thjesht fokusohuni dhe prisni shpërblimin. Një nga ditët më të lumtura të këtij muaji do të jetë e premtja e 15 tetorit. Mund ta shpenzoni në një restorant elegant, në një vend të veçantë apo duke bërë shopping. Më në fund, ditë me katër yje për romancën do të jetë 28 tetori, kur Afërdita dhe Shigjetari do të jenë në shenjën e Ujorit. Thuajse çdo gjë do të çelë vetë dhe krejt papritur, që nga një lidhje e bukur deri tek lançimi i një projekti të ri.

Në 30 tetor, do ta gjeni veten të zënë me punë. Fundi i tetorit romantik dhe dhe aventurier do t’ju përgatisë për nëntorin e orientuar 100% drejt karrierës. Bëhuni gati!

VIRGJËRESHA

Me siguri keni vendosur që në tetor të bëni para. Në fakt, gjithë veprimet tuaja këtë muaj do të përkthehen në gjenerim të ardhurash duke ndikuar pozitivisht financat tuaja. Nëse jeni të vetëpunësuar, mund të jeni duke kërkuar një biznes të ri, e ndërsa nëse punoni për dikë, do të gjeni guximin të kërkoni rritje rroge. Bëjeni menjëherë pas Hënës së Re të 6 tetorit, pasi është kohë ideale për të kërkuar një rritje page dhe për të marrë përgjigje pozitive.

Nuk keni shpirt materialisti, por tetori juaj lidhet shumë me paratë. Do të doni të llogarisni shpenzimet, të kurseni, fitoni dhe investoni. Me Marsin në shtëpinë tuaj të dytë, (të të ardhurave dhe zotërimeve) keni harxhuar më shumë para se zakonisht, por kjo për shkak të shtrenjtësisë së gjërave. Faturat më të larta se zakonisht e justifikojnë dëshirën dhe vendosmërinë për të punuar më fort. Në 17-18 tetor, veprimet tuaja do të shpërblehen falë edhe pozicionit ndihmues së Marsit.

Do të jeni të zënë me punë dhe projekte të cilat do të shtohen ditët në vijim. Mesazhi është i qartë: Nëse doni të shtoni zerot në bankë, puna është aty dhe shpërblimet janë bujare. Mjafton të fokusoheni.

Më shumë para do të vijnë me Hënën e Plotë të 20 tetorit. Do të doni të merrni një kredi për një shtëpi, të investoni më shumë në biznesin tuaj, apo investime të tjera që i mendoni prej kohësh. Udhëheqësi juaj, Mërkuri është në prapavijë dhe gjatë kësaj kohe siç e dini s’është mirë të merrni vendime dhe as të nisni iniciativa të reja. Mos firmosni kontrata dhe mos pranoni asnjë marrëveshje pa këshillën e avokatit. Edhe për të investuar në portofolin tuaj, duhet të prisni deri pas datës 18.

Një nga ditët më të mira është 31 tetori dhe mund ta shfrytëzoni si të doni magjinë e saj. Mund të mbyllni një marrëveshje, mund të blini një makinë të re, lap top, apo të udhëtoni. Gjithçka do të shkojë sipas mënyrës suaj. A është fokusi i këtij muaji vetëm tek paratë? Po! Shanset e mëdha për dashurinë i keni në 2022-in, por tani për tani merruni me portofolin. Financat e mira ju japin gjithnjë mundësi të reja dhe kjo që sapo thamë është muzikë për veshët e një Virgjëreshe!

PESHORJA

Eshtë muaji juaj i ditëlindjes dhe keni arsye për të qenë të gëzuar! Vitet e shkuara planetet jo gjithmonë kanë qenë në pozicione të favorshme gjatë tetorit, por fatmirësisht një pjesë e mirë e planeteve të vështira kanë lëvizur prej aty. Momenti kyç është Hëna e Re në Peshore, që do të sjellë një cikël të ri dhe shumë interesant këtë ditëlindje.

Do të ndjeni që keni shumë më tepër kontroll mbi jetën tuaj në çdo aspekt. Kjo Hënë e Re do të hapë një derë të re energjie që mund të zgjasë për disa javë, ose edhe muaj dhe mund ta shfrytëzoni në dobi të dëshirave tuaja. Ju e dini çfarë është më e rëndësishme për ju, prandaj bëni hapa para për ta arritur ëndrrën tuaj menjëherë pas Hënës së Re të 6 tetorit. Universi po dëgjon gjithçka.

Kur nisni një projekt të ri apo përfshiheni në diçka shumë të rëndësishme (personale apo profesionale) keni nevojë për një Mërkur të fortë pas jush.

Hëna e Plotë në Dash është në sektorin tuaj të martesës, partnerëve dhe bashkëpunimeve, sektor i cili do të shkëlqejë në 20 tetor. Gjatë kësaj kohe do ta gjeni veten duke marrë një vendim përfundimtar për lidhjen apo raportin që keni momentalisht. Mund të martoheni, fejoheni dhe kjo është koha perfekte nëse doni të krijoni një të ardhme të gjatë bashkë.

Nga 7 tetori deri në 5 nëntor do t’ju jepet një shans shumë i mirë për të bërë një udhëtim jashtë qytetit, qoftë edhe thjesht sa për të shijuar ndryshimin e stinëve. Fundjava më e përshtatshme është ajo e 9-10 tetorit dhe bëni mirë të niseni direkt të premten pas pune.

Nëse jeni të martuar, Hëna e Plotë e 20-të tetorit do t’ju lehtësojë punët të dyve për të arritur atë objektivin e përbashkët që keni; mund të jetë blerja e një shtëpie, apo një bebush. Nëse s’jeni të lidhur, mund ta përdorni Hënën e Re si një shenjë të mjaftueshme për të firmosur dokumenta që lidhen me punën/biznesin tuaj. Blerjet apo kontratat bëjini pas 18 tetorit.

Fundi i muajit do të jetë mjaftueshëm i mirë për të shijuar romancën, specifikisht data 28 tetor. Planifikoni diçka të veçantë dhe festoni për dashurinë!
AKREPI

Ky do të jetë një muaj i qetë për ju dhe do ta përdorni me devotshmëri për të planifikuar gjithë çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim. Ide të reja do të dalin në sipërfaqe në mënyrë të pavetëdijshme të cilat padyshim do të jenë në anën tuaj, por shpërblimin e tyre do ta ndjeni muajin e ardhshëm, atë të ditëlindjes suaj. Gjatë tetorit bëni mirë të zhvilloni strategjitë për më tej.

Shëndeti mendor dhe emocional do të jenë gjithashtu në qendër të vëmendjes. Do të jeni në kërkim të paqes dhe qetësisë, prandaj hiqni përkohësisht dorë nga detyrimet shoqërore këtë periudhë.

Merrni kohën që ju duhet për të pushuar, veçanërisht në gjysmën e parë të tetorit. Sapo energjia t’ju rikthehet do të ecni para me shpejtësinë e erës, për të mos humbur asnjë lloj mundësie që ju del para. Bëni ndryshime në axhendën tuaj dhe vendosni prioritete të reja. Eklipset e nëntorit mund të sjellin disa ndryshime planesh dhe pasi ta kenë dhënë mesazhin e tyre do të lëvizin në drejtime të ndryshme.

Nëse kohët e fundit keni qenë duke u përballur me një problem që nuk po zgjidhet, mbase keni nevojë ta diskutoni me dikë. Një psikoloh apo dikush që e sheh nga jashtë situatën mund t’ju ndihmonte. S’është e thënë që të bëni gjithçka vetë. Vetëm se kërkoni ndihmë, s’do të thotë se jeni i dobët.

Çështja e shëndetit do të vijojë të kulmojë në Hënën e Plotë, 20 tetor. Do të ishte një moment perfekt për të bërë kontrolle edhe për shëndetin fizik. Mos neglizhoni analizat rutinë dhe kontrolle të tjera. Kujdes me dietën dhe aktivitetin fizik.

Në 20 tetor do të shihni një projekt të përmbushet plotësisht. Nëse punoni për të tjerët, shpërblimi në fund të jetë shumë i madh dhe përveç kësaj mund të promovoheni më tej. Nëse po kërkoni apartament apo shtëpi, ky muaj është me fat për ju. Përfitoni dhe bëni zgjedhjet tuaja para 28 dhjetorit të këtij viti.

Nëse jeni nga ata Akrepët gjithmonë në lëvizje, mos hiqni dorë nga asgjë, e aq më pak nga ëndrrat tuaja. Nëse doni të qëndroni aty ku ndodheni momentalisht, mund të përmirësoni arredimin e shtëpisë, ta lyeni apo të shtoni diçka që keni dashur prej kohësh. 15 tetori është ditë perfekte për ndryshime që lidhen me shtëpinë.

Fundjavat më romantiëke do të jetë 2-3 tetor kështu që shfrytëzojeni në maksimum çastet e dashurisë.

UJORI

Ky do të jetë një muaj i lumtur, i mbushur me mundësi të reja. E gjithë vëmendja juaj do të jetë ndaj njerëzve të huaj dhe vendeve të reja, që pas datës 6 tetor. Mund të nisni një lidhje të re biznesi me një ose disa njerëz që jetojnë jashtë. Në kushte normale mund të ishit jashtë vendit për t’i bërë këto bisedime, por jetojmë në një pandemi botërore, prandaj konferencat e Zoom-it janë mjaftueshëm.

Jupiteri është në shenjën tuaj për herë të parë në 12 vite dhe do t’ju ndihmojë për t’i parë ndryshe gjithë projektet me të cilat po punoni tani. Mund të përfshiheni në një garë që do t’ju çonte në fitimin e një burse për një master jashtë vendit ku jetoni.

Per një kohë të gjatë keni qëndruar larg shumë gjërave për të sigurtë prej pandemisë. Eshtë e kuptueshme të keni ankth përsa i përket fluturimeve të largëta që mund t’ju dalin këtë periudhë. Do të mund të udhëtoni këtë muaj, por kini kujdes dhe merrni gjithë masat e nevojshme.

Do t’ju kërkojnë të firmosni letra në 20 tetor, por nëse puna pret më mirë ta bëni në 31 tetor, kur gjithë planetet janë në anën tuaj.

Përsa i përket dashurisë, me Jupiterin në Ujor keni shanset më të mira krahasuar me çdo shenjë tjetër. Keni gjithçka të dashur Ujor. Ju duan të gjithë!

SHIGJETARI

Aftësitë tuaja në komunikim do t’ju vendosni përballë garave gjatë gjithë muajit. Jupiteri, udhëheqësi juaj ndodhet aktualisht në shtëpinë e komunikimit dhe do të bëjë gjithçka për t’ju ndihmuar drejt suksesit. Në fillim të muajit, përpiquni të jeni aktivë në grupe qoftë profesionale apo edhe shoqërore. Për më tepër do të doni të ndihmoni njerëzit në nevojë përmes një eventi bamirësie.

Gjatë tetorit kurseni kohë për t’ja dedikuar qejfit dhe dashurisë. Këto mund të ndodhin kur të doni ju, kështu që shfrytëzojini. Hëna e Re e 6 tetorit do të ndezë një romancë të re, kështu që përgatituni. Do të filloni të shihni që miqtë po luajnë një rol më të rëndësishëm se zakonisht në jetën tuaj. Qëndroni aktiv edhe në rrjete sociale, sepse siç duket, njerëzit duan t’ju ndjekin.

Nëse keni lidhje me komunikimin, jeni shkrimtar, aktor, mësues apo blogere, ndërveproni më shumë me audiencën dhe tregoni më shumë nga vetja. Do t’ju japë kënaqësi më shumë nga mendoni.

Në 30 tetor do të filloni të ndjeni nevojën për të pushuar dhe për privatësi në jetën tuaj. Marsi hyn në shenjën e Shigjetarit në 13 dhjetor dhe do të qëndrojë aty deri në 24 janar të 2022-it. Gjatë kësaj kohe keni nevojë të shlodheni, pasi Marsi në shenjën tuaj ndonjëherë është rraskapitës!

15 tetori do të jetë një nga ditët më produktive. Çdo gjë që do të bëni do të jetë në favorin tuaj. Çdo gjë që keni bërë në muajt e shkuar do të shpërblehen tani, pavarësisht se Mërkuri është në prapavijë do t’i ndjeni frytet e punës suaj. Mos e lër Mërkurin e mërzitur të ndikojë në ditët e tua- ke mjaftueshëm eksperienca me të, prandaj mund t’ja dalësh.

Dashuria dhe romanca do t’ju mbushin zemrën gjatë 20 tetorit. Mund të ndodhë një ngjarje që do ta mbani mend gjatë, prandaj shënoni datat 18-25 tetor. Nëse jeni vetëm, Hëna e Plotë do të rrisë shanset për të takuar dashurinë e jetës, e ndërsa nëse jeni shtatzënë dhe në ditët tuaja, mund të lindni gjatë 18-25 tetorit.

Nëse jeni të lidhur, kaloni kohë me partnerin ose planifikoni një udhëtim të shkurtër luksoz. 31 tetori është dita më e mirë e muajit dhe ju duhet ta shfrytëzoni për të firmosur një kontratë. Nëse s’keni asgjë për të firmosur, bëni një udhëtim, shitje, apo një prezantim që e mendonit prej kohësh. Vetëm mos e shpërdoroni kot!
BRICJAPI

Tetori do të jetë shumë emocionues për karrierën tuaj dhe kjo që lexuat është muzikë për veshët! Konsideroheni si një nga shenjat më ambicioze dhe si Bricjap që jeni reputacioni dhe integriteti ka shumë rëndësi për ju. Tetori sjell mundësitë më të mira që keni parë deri tani, që do të thotë se duhet të tregoni gjithë vëmendjen për t’i kapur dhe shfrytëzuar. Do të merrni një pozicion, përgjegjësira dhe fuqi të reja dhe çfarë ju emocionon më shumë se kaq?

Hëna e Re do të t’ju japë vëmendje nga njerëz të rëndësishëm dhe do të keni mbështetjen e tyre. Në të njëjtën kohë, mund të kërkoni rritje rroge dhe pozicionin që doni, keni gjithë luksin për ta bërë. Thjesht duhet pak vendosmëri prej jush!

Tek puna aktuale ku jeni, pyeteni shefin nëse ka nevojë për kualifikime të tjera që të të jepen më shumë përgjegjësi. Bëni një listë me kontributet që jepni në kompani dhe jini të qartë. Ju doni një të ardhme dhe e meritoni plotësisht.

Mërkuri do të jetë në prapavijë deri në 18 tetor, prandaj nëse ndjeni që progresi juaj po ulet mos bëni asgjë për ta ndaluar. Lërjani universit në dorë. Kur Mërkuri dhe Saturni të kthehen nga prapvija, financat tuaja do të rriten dhe s’do të keni asnjë lloj ndrojtjeje për të kërkuar rrogën që meritoni.

Ky do të jetë muaj i zënë me punë, por në 20 tetor do ta ktheni menjëherë vëmendjen nga familja dhe shtëpia. Nëse keni nevojë për të blerë një shtëpi, për ta marrë me qira apo shitur, bëjeni rreth kësaj date.

28 tetorin shfrytëzojeni sërish për karrierën- jepni një intervistë ose bëni një prezantim. Keni një muaj shumë të rrallë dhe të veçantë dhe në fundin e tij mund ta gjeni veten në një vend komplet tjetër nga ky që jeni tani.

PESHQIT

Ju jeni shpirtëror, krijues dhe jo të fiksuar pas menaxhimit të parave, por ky muaj do t’ju bëjë të ktheni sytë nga financa. Do të doni të bëni një kontroll të mirë të të ardhurave, kursimeve dhe investimeve. Kjo dëshirë lidhet edhe me Hënën e Re të 6 tetorit.

Saturni do të sjellë qëndrueshmëri dhe progresi juaj do të jetë i sigurtë. Gjatë prapavijës, kontrolloni herë pas here llogarinë bankare, për t’u siguruar që nuk janë bërë ndryshime të pa-autorizuara nga ju.

Sa më parë të zbuloni një problem aq më shpejt e zgjidhni. Nëse ju duhen para për të aplikuar diku, mund të mendoni për një kredi pas 6 tetorit.

Fokusi i fortë tek paratë do të kulmojë në 20 tetor, kur do të merrni cash që s’e prisnit. Mund të jetë një rritje rroge, apo pagesa prej një klienti.

Në karrierën tuaj, njerëzit e rëndësishëm ju shohin me respekt dhe admirim. Përgtituni që vizita e marsit, nga 13 dhjetori në 24 janar t’ju bëjë subjekt publiciteti dhe vëmendjeje.

Në fund të këtij viti, Jupiteri, planeti i fatit të mirë do të hyjë tek Peshqit për herë të parë në 12 vite, që do të thotë se 2022 është viti juaj! Shpenzojeni këtë kohë duke medituar për kapitullin e ardhshëm. Mund të emocionoheni që tani.

Author: info