Flet astrologu Paolo Fox / Ja pikat e dobëta në dashuri për çdo shenjë të horoskopit

DASHI

Ik sapo t’ju duket monotoni apo kur gjërat nuk shkojnë sipas dëshirës suaj. Natyrisht ky fare nuk është faji yt, por i të gjithë personave të lindur në këtë shenjë.

DEMI

Kur gjen partnerin mjaft stabil me të cilin ndihesh rehat, dëshiron të kalosh në gjendje hibernacioni dhe atje të qëndrosh përgjithmonë. Ju ndiheni rehat, ndërkaq partneri juaj me siguri ndien monotoni.

BINJAKET

Saboton çdo lidhje tuajën madje edhe kur çdo gjë është në rregull. Askush nuk e di përse është kështu, ndoshta për shkak se në vete ke binjakun e keq i cili me qëllim bën probleme.

GAFORRJA

Të nevojitet kujdesi dhe dikush që do të të mbulojë me komplimente, dhe, nga ana tjetër, të nevojitet kohë për veten dhe dëshiron që të gjithë të të lënë të qetë. Natyrisht, të gjitha këto i dëshiron përnjëherë, gjë që i është mjaft irrituese çdokujt që ka punë me ty.

LUANI

Jo vetëm që mendon që idetë tuaja janë më të mirat në botë, por akoma edhe keni nevojë t’i urdhëroni të tjerët, duke menduar që thjesht nuk ekziston opsioni më i mirë nga ai i cili ty të pëlqen.

VIRGJERESHA

E meta jote më e madhe është përsosmëria, ndërkaq ti e konsideron virtyt. Theksimi i gjërave të cilat nuk i pëlqejnë partnerit nuk është vetëm pasion yti i dorës së dytë, por qëndrim yti.

PESHORJA

Afërsia dhe komunikimi juaj janë karaktere aq të theksuara sa që ndonjëherë harron personin me të cilin je në lidhje.

AKREPI

Ti mendon që partnerit i jep përparësi dhe dashuri të pakusht, pra pikërisht je vetëm shumë posesive, xheloze dhe shpesh agresive. Thotë horoskopi.

SHIGJETARI

Gjithanshmëria të tërheq në të gjitha anët, për ç’shkak lënia pas dore e partnerit nuk të është dukuri e huaja. Natyrisht ti fare nuk e vëren problemin që merresh vetëm me gjërat të cilat në atë moment të interesojnë.

BRICJAPI

Bricjapët përpiqen t’i arrijnë qëllimet e tyre, mirëpo shumë shpesh harrojnë të qetësohen, andajedhe tregojnë mosmirëkuptim ndaj partnerit i cili ndonjëherë vetëm dëshiron të kënaqet me jetën.

UJORI

Adhuron të joshësh njerëzit dhe t’i detyrosh që të dashurohen me ty, madje edhe nëse nuk ke kurrfarë qëllimi të jesh më shumë se mik. Nuk kemi nevojë të arsyetohemi për çka kjo gjë nuk është edhe aq e mirë, apo jo?

PESHQIT

Dashurinë e ndan me të gjithë, mirëpo kur është fjala për grindjet, më me dëshirë dëshiron të tërhiqesh dhe të presësh që gjërat të zgjidhen vetvetiu. Për këtë shkak dukesh goxha shumë monotone në lidhje – nuk mund të jetë çdo gjë e mrekullueshme dhe plot lule

Author: info