Horoskopi i muajit nëntor: UJORI dhe PESHQIT

Mirë se erdhët në nëntor, Ujorë! Muajin e kaluar keni krijuar kontakte të rëndësishme. Shpesh ndodh që kontaktet e duhura krijohen pa një plan. Për rrjedhojë, jo vetëm që keni kaluar mirë, por keni bërë përparime në karrierën tuaja, por edhe në jetën sentimentale. Nëntori nis thuajse dramatik për të gjitha shenjat për shkak të eklipsit hënor më datë 8, por që në shenjën tuaj do të ndikojë te familja. Ditët rreth tij, mbyllni derën, hapni televizorin, shikoni gjëra të bukura dhe hani ç’të doni pa u penduar më vonë. Ndonjëherë flisni më shumë nga ç’ju takon, Ujorë, por mos lejoni që fjalët tuaja të hidhura të pengojnë bollëkun që do t’ju sjellin yjet këtë muaj. Dielli në Akrep do të përballet me Saturnin, ndaj edhe pse ju s’e kuptoni, jeni gati të ziheni me të gjithë. Përpiquni të mos jeni impulsivë. Më datë 15 nëntor, Venusi kalon në Shigjetar, gjë që do të ndikojë te miqësitë tuaja. Një mik do t’ju ndihmojë të kaloni një krizë ankthi apo të kaloni një darkë me biseda të këndshme. Ju jeni të pavarur, por kush nuk ka nevojë për miq në fund të fundit?! Më datë 22 nëntor, nis sezoni i Shigjetarit, ndaj do të jeni më të gëzueshëm, do të doni të kaloni më shumë kohë me familjen. Për ju nuk ka rrugë të duhur apo të gabuar nëse intuita ju thotë diçka, Ujorë të mençur. Hëna e re e datës 23 nëntor do t’ju shtyjë ta kuptoni qartë se ndiheni të rraskapitur. Zgjidheni vetë si ta kaloni kohën e çmuar me njerëzit tuaj të afërt. Madje, zgjidhni me kujdes edhe familjarët me të cilët do të kaloni festat, të cilat për ju janë më shumë stresuese dhe kërkojnë shumë përkushtim emocional.

PESHQIT

Mirë se erdhët në nëntor! Muaji nëntor do të jetë muaji i mirënjohjes për ju. Edhe ky muaj do të sjellë një eklips. Si shenjë uji që jeni, kjo do të nënkuptojë se do të jeni shumë të ndjeshëm dhe melankolikë. Por, në zodiak jeni edhe shenja e maturisë. Besojini intuitës së Peshqve dhe shmangni dramat që do të sjellë 8 nëntori, një eklips që do të ndikojë kryesisht në komunikim. Nuk është momenti për të hyrë në biseda apo për të marrë vendime kritike. Prindërit dhe të afërmit ju dërgojnë shumë mesazhe apo ju telefonojnë që t’ju shkoni më shpesh për vizitë, por më mirë shtyjini vizitat pas dhjetë ditëshit të parë. Data 12 nëntor do të shënojë ardhjen e Neptunit në shenjën tuaj, i cili si planeti juaj sundues do të ndikojë shumë në intimitetin emocional dhe pasionin fizik. Nëse nuk jeni të dashuruar, mos u habisni nëse ndodh diçka e bukur afër këtyre datave. Ky kalim vjen me një paralajmërim. Do ta gjeni veten duke shkëmbyer shikime vjedhurazi dhe ju këshillojmë t’i besoni intuitës. Më datë 15, Venusi kalon në Shigjetar dhe ky kalim do të ndikojë në pozicionet tuaja sociale. Statusi juaj do të ndryshojë dhe s’e kemi fjalën për klasin apo famën, por për një martesë të mundshme, për një bashkëjetesë apo për një shtëpi të re. Dashuria nuk ka pse të jetë vetëm romantike. Miqtë dhe familjarët mund të jenë po aq të rëndësishëm sa partnerët. Pas hënës së re të 23 nëntorit, duhet të kujdeseni më shumë për veten. Përfitoni nga fakti që Jupiteri kalon në shenjën tuaj po atë datë duke ju çliruar nga të gjitha streset dhe mëdyshjet që keni./livingmedia.com

Author: info