Ju pëlqen apo jo, një luan e di se ka lindur për të qenë në qendër të vëmendjes. Por kjo nuk do të thotë se ata shpallin luftë ndaj kujtdo që mund ti sfidojë. Është i angazhuar për të ngritur një reputacion të mirë dhe nuk të shpall armik pa një arsye të logjikshme. Në përgjithësi janë udhëheqës dashamirës. Është i fiksuar që të qëndrojë në bashkësi, ashtu siç qëndron në xhungël në tufë. Thënë ndryshe ata i mbrojnë me jetë familjarët dhe miqtë e tyre dhe kur vjen fjala për to gjërat bëhen shumë serioze.
Janë të parët që pranojnë të shkojnë në festa apo kudo ku ka shumë njerëz, por nëse nuk ndihen mirë nuk durojnë askënd, kushdo qoftë. Luani mendon se ka përgjegjësi për ti mbajtur njerëzit të bashkuar me mënyra nga më argëtueset. Dëshiron të ndihmojë të tjerët të jenë më të hapur dhe të largojnë mërzinë. Po ashtu të motivojnë në situata të vështira.
Në thelb, një luan nuk kërkon thjesht një mik apo një partner: Kërkon dikë që vërtetë e pranon ashtu si është dhe që mund të krijojë besim të plotë. Kur flitet për një të shenjës së luanit problemi është tek: Froni. Nëse nuk pranon që ai të sunojë, në çift hasen probleme. Por nëse lufta mbyllet pa fitimtarë, mund të fitoni një barazi adhuruese: Ata janë në kërkim të Michelles për Barackun, apo të Meghan për Harryn.
Si shenjë e diellit, luani është shumë i besueshëm. Asnjëherë nuk kalon në ndryshime drastike siç mund të veprojë një akrep i rrezikshëm. Luani është në përgjithësi i parashikueshëm dhe i drejtpërdrejtë. Shpesh krenohen për partnerët besnikë që kanë pranë vetes. Po ashtu janë shumë të dhembshur edhe pse nuk duken të tillë.
Kur bëhet fjalë për çështje të zemrës, ata janë shumë romantikë. Kërkojnë privatësi, darka në qetësi, organizime ekskluzive por nuk preferojnë që ti gjejnë gjërat gati apo që ti të kesh rregulluar gjithçka. Duan shumë të ndihmojnë dhe adhurojnë kur dikush kërkon mendimin bazuar në shijet e tyre. Mos u habit nëse një luan të prezanton shumë shpejt me miqtë: Tashmë keni hyrë në tufë. Ai do që të të bëjnë përshtypje veprimet e tij dhe se shoqëria me ty është serioze. Nëse nisi diçka nuk do që të kthehet më mbrapa.
Luanin nuk e shqetëson aspak nëse partnerja ka ego, në fund të fundit do thjesht të sigurohet se ka gjetur dikë për ti vënë kurorën. Ata thjesht nuk durojnë arrogancën, aq më tepër në sy të tyre.
Dashi dhe Shigjetari e bëjnë një luan të shkelqejë më shumë dhe do ishin partnerë idealë. Ndërsa para një Akrepi dhe Demi duhet të mundohet shumë. Demi është kokëfortë dhe lodhet nga energjia e tij, ndërsa akrepi gjykon në mënyrë të pamëshirshme veprimet e tij thjesht për të qenë në qendër të vëmendjes. /tiranapost.al