Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mëngjes, në autostradën Durrës-Tiranë. Dy mjete mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si rezultat është përplasur pasagjerja e njërit prej mjeteve. Policia Vendore në Durrës, tha se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 05.10.2020, rreth orës 08:55, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi H.M., duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me një tjetër mjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin B.L., e për pasojë është lënduar pasagjerja në mjetin tip “Ford”, shtetasja F.M., e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.