

Policia Vendore në Durrës, deklaroi se arrestoi dy drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Njoftimi i plotë:
Durrës
Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:N. R., 43 vjeç, banues në Borizanë, Fushë Krujë, pasi në rrugën dytësore Borizanë – Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin “Volksëagen”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. V., 45 vjeç dhe për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. L. T., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.