Policia e Vlorës dhe IKMT ka kontrolluar 3 subjekte që merren me shfrytëzimin e zhavorrit të lumit Shushicë, njëri prej të cilëve në shkelje. Procedohen penalisht 1 shtetas në Vlorë dhe 2 të tjerë në Sarandë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë – Sarandë
Vijon kontrolli i subjekteve për veprimtarinë ligjore të tyre.
Policia e Vlorës dhe IKMT ka kontrolluar 3 subjekte që merren me shfrytëzimin e zhavorrit të lumit Shushicë, njëri prej të cilëve në shkelje.
Procedohen penalisht 1 shtetas në Vlorë dhe 2 të tjerë në Sarandë.
Punonjësit e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me inspektorët e IKMT-së ushtruan kontroll në 3 firma që merren me shfrytëzimin e zhavorrit të lumit Shushicë, prej të cilave njëra prej tyre është konstatuar duke punuar në shkelje.
Policia ka nisur procedimin penal ndaj njërës prej firmave të shfrytëzimit të zhavorrit, me adminiatrator shtetasin P. Sh, pasi ka grumbulluar materiale inerte si dhe ka ndryshuar destinacionin e tyre duke shpërdoruar tokën.
IKMT ka marrë masën admininistrative të dënimit me gjobë 2 milion lekë (të reja) ndaj subjektit, në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të konstatuar.
IKMT gjatë 10 ditëve të fundit, ndaj dy subjekteve që shfrytëzonin pa leje materialin inert në lumin Shushicë, kanë marrë për secilin vendimin për dënim me gjobë 2 milion lekë.
Gjithashtu është penalizuar një subjekt me vendim për gjobë 500.000 lekë dhe vendim për prishje objekti të ndërtimit pa leje në Rezervatin Natyror të Menaxhuar të Karaburunit, Vlorë.