Policia e Durrësit, ka deklauar se po vijon kontrolli nga ajëri, për zbulimin e parcelave të kanabis. Dy dronë, mësohet se janë vënë në dispozicion të policisë, gjatë një aksioni të zhvilluar dje dhe 80 forca policie. Aksioni është përqëndruar në zonat e thella malore, por nuk ka evidentuar raste të kultivimit, ndërkohë që mësohet se do të vijojnë dhe në ditët në vijim.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Strukturat e Policisë po përdorin dronët për monitorimin e zonave të thella pyjore.
Gjatë kontrollit janë angazhuar 80 forca policie dhe 2 dronë.
Nga kontrolleve me dron nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.
Në 24 orët e fundit është monitoruar zona e Krujës, konkretisht fshatrat Mafsheq, Cudhi dhe Nuoj.
Kontrollet janë alternuar dhe vijojnë nga ajri dhe toka.