APD: Rikthimi në normalitet pas ditëve me mot të paqendrueshëm

Autoriteti Portual Durrës, me anë të një postimi të bërë pak momente më parë, në faqen zyrtare në Facebook, ka pubikuar momente nga puna e shkarkimit të mallrave në kalatat e portit. Pas ditëve me shi dhe mot të paqëndrueshëm, pranë Portit të Durrës, vijon puna normalishtë.

Postimi i plotë:

Nga anija tregtare “NS Explorer” po shkarkohen 1707 T melaminë e paketuar në paleta, ndërkohë që procesi i përpunimit ka nisur dhe në 5 anije të tjera të akostuara në Port gjatë orëve të fundit. “Amatrice” ndodhet në radën portuale, ndërkohë 3 anije tregtare janë në pritje.

#Çdoditënëpunë

Author: admin