‘Aq shumë më kanë sharë sa…’, moderatorja shqiptare rrëfen historinë e trishtë gjatë fëmijërisë

Moderatorja dhe modelja Nevina Shtylla është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, dhe shpeshherë realizon disa mini-intervista me ndjekësit e saj në Instagram duke ndarë detaje nga jeta e saj personale.

Së fundmi, Nevina ka treguar se në fëmijëri është bu lliz uar për faktin se mbante syze ndërsa shton se kjo ka ndikuar psikologjikisht tek ajo saqë nuk ka dashur t’i mbante fare.

“Unë kam që 3 vjeç me syze. Aq shumë më kanë sh arë q orre sa një periudhë m’u bë si trigger, pl aste sh erri në sekondë. Nuk është se më shanin në aspektin estetik, po mundoheshin të më bënin të ndihesha keq që kisha një problem me shikimin. Kam kaluar edhe fazën e adoleshencës që nuk doja t’i mbaja fare në asnjë moment dhe i hiqja fshehurazi mos më shihnin prindërit.

Me përdorimin masiv të teknologjisë më duket se tani ka më shumë njerëz me syze se pa. Ndaj nuk e përdor më njeri për sh arje fjalën “qorr”, se janë vetë part of the club ose është një person i afërt i tyre. Kur e provon në kurriz, tregohesh më i ndjeshëm ndaj të tjerëve.

Është e vërtetë që tek vetja në pamje më pëlqen më shumë kur nuk i mbaj syzet, ndaj ne shumicën e fotove nuk i kam (ose në ndonjë event, nëse s’ju kam folur, tani e dini përse), por nuk e kam aspak kompleks faktin që janë të domosdoshme për mua, Në përditshmëri i mbaj në çdo moment dhe jam ok with it.“, ka shkruar Nevina./korrieri.al

 

Author: admin