Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj janë padyshim një nga çiftet më të dashur të televizionit. Ata janë prej kohësh bashkë dhe së fundmi janë bërë dhe prindër të djalit të tyre të parë Diell.
Arbana publikon shumë shpesh në Instagram copëza nga jeta e saj e përditshme. Të njëjtën gjë bëri edhe ditën e sotme.
Ajo dhe Eduarti kanë udhëtuar të dy me makinë për të shkuar diku, mirëpo kanë nisur “ankesat”.
Arbana, e cila dikur dëgjonte muzikë në makinë, tashmë dëgjon ndeshjet e futbollit, të cilat partneri i saj i ndjek gjithë kërshëri. Ky problem padyshim nuk është vetëm I moderators, por edhe I shumicës së femrave.
“Nuk e di domethënë, pse jeta ime përfundoi kështu”, – shkruan Arbana me humor, teksa tregon Eduartin të fokusuar tek ndeshja.
“Jeta jote është bërë më e bukur, larmi. Art, sport, televizion… Kaq”, shton Eduarti.
“Po shikojmë Vllazninë, dikur dëgjoja muzikë në makinë”, shkruan Arbana krahas videos./shkoder.info