Këngëtarja Arilena Ara me të publikuar këngën ‘Nëntori’ ka kaluar kufijt e dëgjueshmërisë dhe është bërë shumë e njohur sidomos në Rumani. Në qershor të këtij viti, ajo ishte e ftuar të performonte në një radio rumune, ndërsa tani rikthehet përsëri në atë vend. Ajo sapo ka arritur në Rumani dhe sonte do ta mbajë koncertin në Constanta, ku pritet një paraqitje për tu mbajtur mend nga këngëtarja. Arilena është duke punuar rreth projektit të saj më të ri me titull ‘Im sorry’, që pritet të jetë kënga me të cilën do të debutojë në tregun ndërkombëtar.