Arrestohet 20-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar, në pranga dhe 4 të tjerë

Policia e Durrësit, njoftoi mëngjesin e sotëm arrestimin e një 20 vjeçari të shpallur në kërkim kombëtar, por në pranga ranë dhe 4 persona të tjerë të akuzuar për vjedhje.

Njoftimi i plotë  i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë.

 

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin B. V., i cili u arrestua në flagrancë, më datë 30.05.2020, në një “Fast Food” në Fushë Krujë, ka paguar dhe thyer disa kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: E. Sh., 32 vjeç dhe D. H., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 08.06.2020, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur dy biçikleta, shtetasit E. I.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

  1. T., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në rrugën dytësore Rrashbull-Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit.

 

  1. D., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Adria”, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një këmbësore, shtetasen S. M., 53 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikim i monedhave”, “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

 

Author: admin