Astrologia Ada Alberti sjell horoskopin ekspres të Dates 04 Korrik 2022

Dashi

Parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive si në aktivitetin ekonomik ashtu edhe në raportet me të tjerët.

Demi

Edhe të lindurit e kësaj shenje nesër do të kenë mbështetjen e yjeve, të cilët do të bëjnë të rikuperojnë shumë nga ato që nuk kanë realizuar ditët e kaluara. Situata financiare duket në përmirësim.

Binjakët

Nesër do të jeni shumë të lirshëm, natyralë dhe shumë komunikues me të tjerët. Nuk do t’ju mungojë pasioni në raport me partnerin.

Gaforrja

Duket se situata është e paqëndrueshme dhe jeni në një moment pritjeje. Ndoshta nuk është tamam momenti për të bërë një zgjedhje definitive.

Luani

Edhe të lindurit e kësaj shenje nesër duket se janë “të privilegjuar” pasi do të kenë mbi kokë një numër yjesh dashamirës. Me përjashtim të Hënës, e cila mund të hedhë sjellë agresivitet.

Virgjëresha

Edhe pse nuk është ndonjë moment pozitiv për ju, duhet të bëni durim sepse situata do të ndryshojë shpejt. Frenoni entuziazmin e parakohshëm.

Peshorja

Dita e nesërme pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndonëse impenjimet tuaja do të vijnë në rritje. Mërkuri ju jep një sens organizativ të admirueshëm.

Akrepi

Në përgjithësi dita e nesërme pritet të jetë e qetë, ndërsa ju do të rifitoni me
vështirësi ritmet tuaja të zakonshme. Do të jeni përgjithësisht melankolikë.

Shigjetari

Situata yjore e trazuar bën që dita e nesërme të jetë shumë intensive, me të papritura që do t’ju imponojnë të ndryshoni herë pas herë objektivat tuaja. Vetëm Afërdita ju jep sinjale të qarta dashurie.

Bricjapi

Për të lindurit e kësaj shenje është puna ajo që përbën impenjimin kryesor, prandaj është mirë që të mos i lini gjërat pas dore. Në aspektin sentimental, do të përjetoni momente magjike.

Ujori

Edhe pse në përgjithësi qielli juaj është i qetë, gjendja juaj shpirtërore vazhdon të jetë jo edhe aq e mirë, prandaj sot do të jeni disi pasivë dhe pa shumë interes për gjërat që ju rrethojnë.

Peshqit

Dita juaj nesër do të jetë shumë e ngarkuar në të gjitha aspektet. Megjithatë, kjo nuk do t’ju pengojë të vazhdoni të jeni optimist.

Author: admin