Astrologia Ada Alberti sjell horoskopin ekspres të Dates 17 qershor 2022

Dashi

Do mbështetni gjithë kohës tek Venusi sot për të qenë më joshës dhe të dashur, por në fakt gjërat nuk do ju ecin shumë mirë. Për ju të dashuruarit ka mundësi që dita e sotme të jetë e paqëndrueshme. Herë pas here mund të përjetoni edhe çaste tensioni dhe nuk do dini çfarë të bëni. Ju beqarët do bëni edhe gjëra të ekzagjeruara vetëm për ta ndryshuar statusin tuaj. Do ja dilni mbanë, por sërish nuk do ndiheni të qetë. Në punë duhet të përfitoni nga ndikimi i Mërkurit për të negociuar një kontratë të re. Buxhetin do e keni më tepër nën kujdes, por gjithsesi situata ende nuk do stabilizohet sa duhet.

Demi

Jupiteri do sjellë më shumë fat gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë të jeni shprehës e diplomatë të vërtetë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft romantike. Çdo gjë mes jush dhe partnerit ka për të ecur edhe më mirë nga sa ju mendonit. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për dashurinë sepse do e keni ditën të ngarkuar me punë e angazhime. Në punë gjëja më e rëndësishme është të ruani kontrollin e situatës. Keni për ta para si do ju vijnë zgjidhjet edhe për problemet më të vështira. Në planin financiar gjendja nuk do jetë e keqe, megjithatë po u treguat vigjilentë nuk do bëni keq.

Binjakët

Gjatë kësaj dite Marsi do ua bëjë gjërat më të lehta. Do keni durim dhe guxim për të vepruar. Ju të dashuruarit do jeni gati të bëni edhe sakrifica ekstreme vetëm për të sjellë harmoninë dhe ngjyrat në jetën tuaj. Nëse jeni beqarë do keni disa takime ndryshe nga sa i kishit menduar, por që do ju sjellin ndryshime vërtet të mëdha në jetën sentimentale. Në punë do mendoni se rruga që keni ndjekur është e duhura për të arritur qëllimet dhe nuk do i dëgjoni këshillat e kolegëve. Analizojini gjërat me detaje para se të hidhni hapin e fundit. Në planin financiar keni për të pasur surpriza të mrekullueshme që do ua mbushin zemrën me gëzim.

Gaforrja

Nuk do e frenoni veten aspak gjatë kësaj dite dhe do thoni atë që mendoni. Në fakt ndryshe nga sa mund të mendohet, kjo mënyrë të vepruari do ju sjellë përfitime. Për ju të dashuruarit asgjë nuk ka për të qenë si më parë. Do i lini njëherë e mirë pas krahëve problemet dhe do mendoni vetëm për të ardhmen. Pritet të vijnë ditë edhe më të mira. Ju beqarët ka mundësi të dashuroheni pas një personi me një kulturë dhe një racë tjetër. Në punë mos u tregoni të paduruar sepse nxitimi i madh do ju futë në telashe. Hidhini hapat ashtu si duhet dhe mos neglizhoni as detajet. Buxheti do bëhet problematik për shkak se do shpenzoni pafund pa menduar aspak për të nesërmen.

Luani

Gjatë kësaj dite do largoni çdo kufizim dhe do bëni atë që dëshironi. Nëse jeni në një lidhje, do i konkretizoni projektet e hershme dhe do ndiheni shumë herë më mirë. Duke qëndruar më tepër kohë me partnerin do afroheni akoma me të. Ju beqarët duhet të tregoheni shumë të matur me personat që do takoni sepse jo të gjithë janë ashtu si shfaqen në fillim. Në punë do jeni shumë të angazhuar dhe të përqendruar me detyrat që iu janë dhënë. Çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri dhe do jeni deri ne fund mjaft të organizuar. Ju lumtë! Të ardhurat do kenë goxha përmirësime dhe kjo do ju bëjë të ndiheni edhe më mirë.

Virgjëresha

Venusi do ua bëjë ditën më pasiononte sot. Do kujdeseni për çdo detaj dhe atmosfera do fillojë të ngrohet goxha. Nëse keni një lidhje, partneri do jetë më i kuptueshëm me ju dhe do ju tolerojë për shumë gjëra. Falë sjelljes së tij marrëdhënia në çift do përmirësohet. Ju beqarët do keni më në fund disa takime vendimtare të cilat do ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Në punë do bashkëpunoni me kolegët dhe çdo gjë do e bëni me mirëkuptim. Kjo do jetë gjë e mirë sepse do përparoni goxha. Me financat duhet të bëni pak durim sepse gjendja nuk mund të përmirësohet aq shpejt sa ju do dëshironi.

Peshorja

Jo çdo gjë është ashtu si duket me shikim të parë dhe këtë do e vërtetoni sot. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë rutinë. Në disa momente mund të ndiheni edhe keq nga mënyra sesi kanë rrjedhur gjërat dhe do mbylleni në vetvete. Ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe do realizoni një takim mbresëlënës. Në punë do keni vullnet dhe motivim të pakrahasueshëm. Pavarësisht se do mundohen t’iu pengojnë, askush nuk do ja dalë dot. Me shpenzimet do jeni të pakujdesshëm dhe situata mund të marrë tatëpjetën.

Akrepi

Asgjë nuk do ju pengojë sot për të shprehur dëshirat tuaja. Në fakt një pjesë e tyre edhe mund të plotësohen. Për ju të dashuruarit pritet një ditë shumë e bukur. Do kaloni më tepër momente romantike me partnerin tuaj dhe do e kuptoni se të dy keni të njëjtat ndjenja. Nëse jeni beqarë duhet të gjeni një mënyrë sa më të mirë për ta joshur atë që pëlqeni në mënyrë që të keni sukses. Në punë, kreativiteti që keni do ju ndihmojë së tepërmi. Do ecni me objektiva të qarta dhe nuk do hallakateni me gjëra pa ndonjë rëndësi. Në planin financiar do jeni më me fat se kurrë më parë.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do keni jeni luftarakë, por do veproni me shumë takt dhe diplomaci. Ju të dashuruarit do keni më tepër besim tek partneri juaj dhe marrëdhënia në çift do jetë më e mirë nga sa e mendonit. Mosmarrëveshjet dhe problemet e hershme do i lini pas krahëve përgjithmonë. Ju beqarët do keni sukses të madh në dashuri dhe çdo gjë do ju ndryshojë përgjithmonë. Në punë duhet të ndryshoni komplet strategji sepse me hapat që po hidhni nuk do arrini askund. Tregohuni të vëmendshëm edhe ndaj detajeve rreth e rrotull. Në planin financiar do mbizotërojë rregulli dhe situata ka për të qenë e shkëlqyer.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do keni ide shumë të sakta për atë çfarë doni të bëni në vazhdim. Vendosmëria do ju bëjë të arrini edhe më shumë. Për ju të dashuruarit do mbizotërojë gjithë kohës qëndrueshmëria. Do i harroni të gjitha problemet e së shkuarës dhe do mendoni vetëm si ta bëni të ardhmen sa më të bukur. Ju beqarët do mrekulloheni nga një person që do takoni dhe do bëni të pamundurën për ta joshur. Nuk do jetë e thjeshtë, por as e pamundur. Në punë duhet të përfitoni nga dinamizmi që ju karakterizon për të arritur objektivat. Mos i dëgjoni çfarë do ju thonë kolegët, por ecni ashtu si dini. Financat më në fund do i ekuilibroni dhe do jeni të qetë.

Ujori

Gjatë kësaj dite do preferoni të flisni me të vërteta dhe do tregoni atë që ndieni e mendoni. Ju të dashuruarit do merreni vesh për mrekulli me partnerin tuaj dhe mundet të bëni edhe plane afatgjata për të ardhmen. Toleranca dhe mirësjellja e partnerit do ju lërë me gojë hapur. Ju beqarët do realizoni plot takime, por asnjëri prej tyre nuk do ju duket aq interesant sa për t’i çuar më tej. Në punë, në disa momente edhe mund të nervozoheni sepse nuk do ju ecin gjërat vaj. Qetësohuni dhe ruani sa më gjatë gjakftohtësinë. Buxhetin do e menaxhoni me shumë përkujdes dhe maturi dhe nuk do keni asnjë lloj problemi në këtë sektor.

Peshqit

Nuk do angazhoheni me asgjë gjatë kësaj dite dhe shumicën e kohës do jeni të ngrysur. Ju të dashuruarit do mbylleni në vetvete dhe nuk do doni as të flisni me partnerin. Kjo mund ta përkeqësoje disi marrëdhënien mes jush pasi partneri nuk do dijë çfarë të mendojë. Ju beqarët do realizoni një takim të papritur i cili mund t’ua ndryshojë njëherë e mirë të ardhmen. Në punë mos i harroni kurrë lajkat që iu janë bërë për t’iu prishur planet dhe kini kujdes. Mos ua jepni sot shuplakën atyre, por prisni momentin e duhur. Me buxhetin duhet të jeni më të matur se kurdoherë, pasi çdo gabim mund t’iu çojë në katastrofë. /dritare.net

Author: admin