Astrologia Ada Alberti sjell horoskopin ekspres të Dates 3 gusht 2022

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje rekomandohen të shmangin altruizmin e tepërt, pasi kjo nuk do të
pritet edhe aq mirë nga të tjerët. Rekomandohet të fokusoheni tek familja dhe tek e ardhmja
juaj. Ka gjasa të takoni një person me influencë, i cili mund t’ju ndihmojë në të ardhmen e
afërt.

Demi

Një prej projekteve tuaja afatgjata do të rezultojë i suksesshëm. Tashmë ka ardhur koha t’i
kushtoni më shumë rëndësi vetes suaj. Nëse keni ndërmend të bëni blerje gjatë ditës së
nesërme, sigurohuni se ajo që dëshironi është ajo që po bleni. Sa i përket jetës personale, më
mirë një e vërtetë e hidhur sesa një gënjeshtër e embël.

Binjakët

Ka gjasa që nesër të jeni mjaft të ngarkuar me punët e shtëpisë, por edhe me familjarët që
kërkojnë ndihmën tuaj. Kur të mbaroni së kryeri këto detyra, kalojeni pasditen ashtu sikurse
ju dëshironi. Nëse mendoni se do të ishte mirë të bënit një shëtitje apo të kaloni disa orë me
miqtë tuaj, atëherë mos u mendoni gjatë, por vetëm ecni përpara.

Gaforrja

Kjo e mërkurë mund të jetë shumë e qetë. Nëse dëshironi të ndiheni edhe më mirë, nisni të bëni
plane për pushimet. Ndoshta ka ardhur momenti të realizoni udhëtimin e ëndrrave tuaja me
partnerin ose me familjen. Ka gjasa që miqtë t’ju japin disa këshilla mjaft të mira për këtë
çështje.

Luani

Duhet të mbani një sekret nesër dhe mos u tundoni ta zbuloni për asnjë arsye, pasi rrezikoni
të prishni një suprizë. Nuk është dita e duhur për të eksperimentuar me stilin e veshjes.
Përpiquni të gjeni kohën e duhur për tu relaksuar, pasi është shumë e rëndësishme duke qenë se
keni një javë të lodhshme përpara.

Virgjëresha

Do të reflektoni ndaj disa momenteve të sikletshme që keni kaluar disa kohë më parë.
Megjithatë, përpiquni t’i kaloni këto momente dhe të ecni përpara. Flisni me një mik të
ngushtë, nëse kjo ju bën të ndiheni më mirë. Por do të ishte mirë të gjenit edhe pak kohë për
t’u argëtuar, për tu ndjerë më të çliruar. Ekzistojnë shanset për një takim romantik pasdite.

Peshqit

Nëse keni kaluar një periudhë të vështirë, hiqni dorë nga gjërat që ju mërzisin dhe fokusohuni
tek ajo që ju bën të ndiheni mirë. Bisedoni me partnerin për çdo problem dhe thuajini gjërat
hapur. Këtë pasdite bëni diçka që ju pëlqen, mund të shihni një film ose të shijoni natyrën.

Akrepi

Do ta keni të vështirë t’i përmbaheni planeve tuaja nesër, pasi mund të tundoheni nga një
event i cili ju premton shumë argëtim. Tregohuni të kujdesshëm por ndjehuni të lirë për tu
përfshirë nëpër aventura apo sporte të ndryshme. Beqarët e kësaj shenje mund të flirtojnë me
dikë që prej ditësh ka tërhequr vëmendjen tuaj.

Shigjetari

Nuk është dita e duhur për të kërkuar sqarime për një konflikt me një të afërmin tuaj. Duhet
më shumë kohë për të arritur tek ai moment. Shpërfillni çdo presion që mund të ndjeni nga
thashethemet rreth jush. Fokusohuni tek ndjenjat tuaja dhe mos ndryshoni asgjë nëse ndiheni të
lumtur në atë mënyrë.

Bricjapi

Nëse ju ndodh një keqkuptim me partnerin/partneren tuaj mos u përpiqni ta zgjidhni menjëherë
pasi situata mund të përkeqësohet. Do të ishte më mirë nëse lejoni të kalojë pak kohë derisa
gjërat të qetësohen. Nëse veproni kështu, ka gjasa që edhe të qeshni nga keqkuptimi që keni
pasur.

Ujori

Është dita e duhur për të bërë një lëvizje drejt një personi që i keni pasur sytë prej disa
kohësh. Është e rëndësishme të tregoni durim, kujdes dhe takt për të arritur rezultatin që ju
dëshironi. Pasdite ekziston mundësia të merrni një dhuratë mjaft të këndshme nga dikush që e
vlerësoni shumë.

Peshqit

Tregohuni të guximshëm dhe tentoni të provoni disa gjëra të reja nesër. Mund të provoni një
ushqim të ri ose një stil të ri veshjeje. Rekomandohet të kaloni më shumë kohë me familjarët
tuaj dhe merrni për bazë këshillat e tyre.

Author: admin